e diel 24 tetor 2021
e diel 24 tetor 2021

 

 

Teatri Kombëtar vazhdon që të jetë aktiv sa i përket shfaqjeve të projekteve të ndryshme të cilat kanë qenë të suksesshme për këtë institucion.

 

Këto shfaqje të cilat transmetohen online në rrjetet sociale, janë pjesë e iniciativës që ka ndërmarrë “Teatri Kombëtar” për të qenë sa më afër publikut të tij artëdashës në këtë periudhë të vështirë pandemie.

 

Kjo iniciativë është emërtuar “The show must go ON” dhe është e mundur të ndiqet vetëm online në kanalin zyrtar të “Teatrit kombëtar” në Facebook.

 

Ditën e premte më datën 22 janar në orën 18-00 publiku do të mund të ndjekë live në facebook projektin “Poezi dhe prozë nga autorë shqiptarë dhe të huaj”. Këto materiale do të vijnë të interpretuara nga trupa e aktorëve të teatrit.

 

Ditën e shtunë më datë 23 janar ora 18-00 do të transmetohet vepra “Opera për 3 groshë. Ky projekt i vënë në skenë në vitin 2016  vjen e interpretuar nga disa prej emrave më të njohur të “TK” si Alfred Trebicka, Arben Derhemi, Olta Gixhari, Eva Alikaj Rajmonda Bulku, Erjona Kakeli etj. Vepra mban autorësinë e Vaclav Havel dhe është e shkruajtur në vitet 1970. Kjo vepër është vënë në skenë nga regjisori Mehmet Xhelili.

 

Kurse ditën e diel më datë 24 janar në orën 18-00 për publikun do të vij një tjetër sukses i repertorit të “TK” ndër vite. “Zonja e bujtinës” është vepër e cila është e shkruajtur në shek e XVIII nga autori Carlo Goldoni. Kjo vepër është vënë për herë të parë në skenë në Venecia në vitin 1752. Në skenën e “TK” vepra u vu në skenë në vitin 2008 me regji të Hervin Culit dhe në interpretimin e Eni Jani, Genci Fuga, i ndjeri Fatos Sela etj. RTSH

 

Më shumë

Poezitë e shkruara me dorë në burg, Visar Zhiti prezanton librin e fundit

Shkrimtari Visar Zhiti paraqiti, pasditen e të premtes, në biblioteken publike të qytetit të Shkodrës librin e tij të fundit “Dorëshkrimet e fshehta të burgut”. Libri përmban poezitë e tij, të shkruara me dorë gjatë kohës kur ai vuante dënimin në burgun e Spaçit dhe atë të Qafë-Barit.  Poeti vuajti 10 vite heqje të […]

Shtatori, muaji i Trashëgimisë Kulturore – Dea e Butrintit

Koka e Apollonit ose e njohur si Dea, një nga kryeveprat e artik antik në Shqipëri gjendet e ekspozuar që nga viti 1981 në Muzeun Historik Kombëtar.   Mermer. Lartësia 50 cm, Butrint, gjysma e parë e shek. IV p.e.s.       Dea e Butrintit, është koka e një skulpture gjetur në sitin […]

Nis festivali ndërkombëtar i filmit në Kosovë

Të ftuar të shumtë kryesisht të botës së artit morën pjesë në hapjen zyrtare të Festivalit Ndërkombëtar të Filmit Prifest.   Festivali është hapur me filmin “Zgjoi”, të regjisores Blerta Basholli, film ky që deri më tani ka fituar shumë çmime ndërkombëtare.   Por për Bashollin është ndjenjë e vecantë që filmi të shfaqet […]

Bregoviçi i kontestuar

Asnjë koncert tjetër nuk ka ndezur një debat kaq të madh në botën shqiptare si ai i këngëtarit Goran Bregoviç në Korçë. Mjaft vetë kërcyen nën tingujt e muzikës së tij, por nuk munguan edhe incidentet megjithë masat e sigurisë.   Nata e fundit duhet të ishte kulmi i festës që zgjat prej një […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara