Monday 29 May 2023
Monday 29 May 2023

 

 

Qindra persona kanë denoncuar te mediet apo te Qendra e Mbrojtjes së Konsumatorit, fenomenin e telefonatave nga jashtë Greqisë drejt qytetarëve të ndryshëm grekë, një prej temave kryesore në mediet e shtypit dhe ato televizive.

 

Janë telefonata që sipas numrave duket sikur kryhen kryesisht nga Mbretëria e Bashkuar, por dhe nga Franca, Italia, Ukraina, Rusia dhe Austria.

 

Ka shumë raste që bie telefoni dhe shikon që është nga Mbretëria e Bashkuar, Rusia apo Ukraina . Nuk duhet të përgjigjesh sepse janë telefonata të çuditshme, mund të hyjnë në celularin tënd dhe të kenë akses në llogaritë bankare duke të bërë keq.

 

“Po, na marrin vazhdimisht, por unë nuk përgjigjem”, thotë një qytetar.

 

Në shumë raste dëgjohen nga ana tjetër e telefonit me një greqishte të pastër apo edhe të cunguar, ftesa për investime në programe financiare kriptovalute tepër fitimprurëse. Por synimi kryesor i tyre është të nxjerrin informacione personale dhe të kenë akses në llogaritë bankare, me viktimat që përfundimisht bien në grackë, duke parë zhdukjen e kursimeve apo shifra të larta në faturën e llogarisë telefonike.

 

Konsumatorët duhet të dinë një gjë: Produktet e investimeve në investime në kriptovaluta janë tepër të sintetizuara, nuk janë produkte që mund t’i blesh nga një telefonatë.

 

Lajmi se SPAK është përfshirë në një hetim për mashtrim mbi tregtinë elektronike për plot 13 call center-a në Shqipëri është transmetuar edhe nga mediet greke, të cilat duke sjellë shqetësimin e konsumatorëve, kërkojnë edhe mbrojtjen e tyre nga kompanitë e telefonisë celulare, por ende asgjë nuk është bërë për të parandaluar këtë fenomen shqetësues qe ka marrë përmasat e epidemisë.

 

Më shumë

Lira në rënie drastike, të huajt dynden për të blerë banesa në Turqi

Shitjet e banesave në Turqi për të huajt u rritën me 48.4% në një nivel rekord në nëntor, sipas shifrave zyrtare të publikuara sot, pasi një rënie e lirës turke bëri që blerjet të jenë dukshëm më të lira për ata që blejnë me valutë “të fortë”.   Tregu i pasurive të paluajtshme […]

BIRN hap ekspozitën në nder të gazetarëve të vrarë në luftërat në Ballkan

  Rrjeti Ballkanik i Gazetarisë Investigative do të hapë një ekspozitë dhe do të botojë një libër që përkujton gazetarët dhe punonjësit e medias që u vranë gjatë dhe menjëherë pas shpërbërjes së përgjakshme të Jugosllavisë.     Një ekspozitë e BIRN, e titulluar “Last Despatches”, do të hapet në Sarajevë më 14 dhjetor […]

Maqedoni e Veriut: Alternativa bëhet pjesë e koalicionit qeveritar

Partia opozitare Alternativa është bërë pjesë e koalicionit qeveritar në RMV. Kryeministri Zoran Zaev dhe kryetari i Alternativës Afrim Gashi kanë nënshkruar marveshjen 9 pikëshe për hyrjen e Alternativës në Qeveri.     Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev tha se kjo marrëveshje paraqet një qëndrueshmëri politike për të hapur negociatat me BE-në, […]

Kosovë-Serbi: Normalizim i marrëdhënieve apo bllokim?

Kosova dhe Serbia në javën e fundit ashpërsuan retorikën politike me akuza dhe kundërakuza dhe ndaluan vizitat e ndërsjella të zyrtarëve qeveritarë, duke bërë kështu që të reagojë edhe Bashkimi Evropian. Autoritetet e Prishtinës i ndaluan hyrjen në Kosovë kreut të Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviç, njëherësh edhe drejtues i […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara