e martë 25 janar 2022
e martë 25 janar 2022

 

Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka pranuar kërkesën e SPAK duke lënë në burg 9 të akuzuarit për tenderin e uniformave të Policisë së Shtetit.

 

Zyrtarët e Agjencisë së Blerjeve të Përqendruara (ABP) dhe disa nga anëtarët e Komisionit të Vlerësimit të Ofertave (KVO), janë lënë më herët në “arrest me burg”.

 

Gjatë zhvillimit të seancës së sotme, pritet të mësohet më shumë rreth dosjes së Prokurorisë së Posaçme (SPAK), ndërsa për shkelje të barazisë në tenderë, për këtë rast janë në hetim edhe zyrtarë dhe ish-zyrtarë të tjerë.

 

Të arrestuarit:

 

  • Edlira Naqellari, ish-drejtoreshë e ABP,
  • Flutura Çekrezi, Anisa Bogdani, Ani Omuri dhe Kleivis Hasani, anëtarë të Njësisë së Prokurimit,
  • Kreshnik Bejkaj, Fatmir Femneri, Mariglen Buzali, Gëzim Mingaj, anëtarë të KVO,
  • Në kallëzimin e depozituar në SPAK nga deputetët e opozitës parlamentare rreth një viti më parë, janë ngritur pretendime se krijuan kushtet për të paracaktuar fituesin e tenderit edhe ndaj:

 

  • ish-ministrit të Brendshëm, Sandër Lleshaj,
  • ish-ministres së Mbrojtjes, Olta Xhaçka,
  • kompanitë “Marsi &Al” dhe “D&E shpk”,

 

Tenderi i uniformave të policisë kapte vlerën prej 25 milionë eurosh dhe kishte një afat 4-vjeçar.

 

Më shumë

Rreziku nga sulmet kibernetike

Siguria kibernetike po bëhet çdo ditë e më shumë një fushë që kërkon fuqi punëtore të specializuar. Ndaj Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi, si drejtues i institucionit që shumë shpejt do të marrë drejtimin për garantimin e mbrojtjes kibernetike përshëndeti pjesëmarrësit në aktivitetin inovativ “Cyber Camp Albania”, ku ftoi të rinjtë të orientojnë karrierën […]

4 – Dhjetori, Festa Kombëtare e Forcave të Armatosura Shqiptare

Me propozimin e Isa Boletinit, më 4 dhjetor 1912, Mehmet pashë Dërralla u zgjodh ministër i Luftës në Qeverinë e Përkohshme, duke fituar 42 vota dhe duke u radhitur i treti pas Luigj Gurakuqit me 54 vota dhe Myfit Bej Gjirokastrës (Libohovës) me 52 vota. Ministri i Luftës Mehmet pashë Dërralla duke bashkëpunuar me […]

Një shqiptar në krye të Arqipeshkivisë së Tiranës dhe Durrësit

Papa Françesku emëroi sot (30 nёntor 2021) imzot Arjan Dodaj, kryeipeshkëv të ri të kryedioqezës së Tiranë-Durrësit. Imzot Dodaj është kryeipeshkvi i tretë i kësaj Kishe në periudhën pas rënies së komunizmit, pasardhës i imzot Rrok Mirditës dhe i imzot George Frendos.   R.SH. – Vatikan   Dorëheqja dhe emërimi i Kryeipeshkvit Mitropolit […]

Mbi 17’000 shqiptarë e festuan Pavarësinë jashtë atdheut

Një numër i konsiderueshëm shqiptarësh kanë zgjedhur t’i kalojnë festat e nëntorit jashtë atdheut.   Stambolli ishte destinacioni kryesor për të kaluar pushimet 4-ditore që erdhën nga festat e Pavarësisë dhe Çlirimit.   “Stambolli është shitur në masë, gati  muaj përpara, pra në fund të tetorit të gjitha grupet e Stambollit kanë qenë të […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara