Pas NATO-s, Shteteve të Bashkuara dhe grupit të shtatë vendeve të industrializuara, edhe BE-ja iu bashkua zyrtarisht korit të atyre që kërkojnë sanksione të zgjeruara, ndaj Rusisë, nëse ajo do të ndërhyjë sërish në Ukrainë.
Ekziston frika se presidenti Vladimir Putin prej javësh ka udhëzuar marshimin e kontingjenteve të trupave ruse në kufirin me Ukrainën. SHBA-ja flet për ngritjen e vendstrehimeve për rreth 100 000 trupa. Në imazhet satelitore megjithatë nuk mund të dallohet qartë nëse në këto çadra janë vendosur njerëz. Në takimin e ministrave të Jashtëm të BE-së në Bruksel u dëgjuan paralajmërime të forta. Ministri i Jashtëm i Lituanisë, Gabrielius Landsbergis, akuzoi Moskën se përgatitet për luftë në të gjithë frontet ndaj Ukrainës.
“Jemi të bindur se Rusia po përgatiet për një luftë totale kundër Ukrainës. Është një ngjarje e paprecedentë, ndoshta që prej Luftës së Dytë Botërore dhe duhet të jemi të gatshëm për atë që do të vijë”, u shpreh Gabrielius Landsbergis, kryeministri i Lituanisë.
Ministrja e re e Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Annalena Baerbock, tha se një “ndërhyrje” e Rusisë do të kishte pasoja të rënda ekonomike dhe diplomatike. E megjithatë, nuk sqaron konkretisht se çfarë sanksionesh mund të vendosen. I ngarkuari i BE-së me politikën e Jashtme, Josep Borrell, tërhoqi vëmendjen, se duhet përcaktuar se kur mund të kalohet vija e kuqe nga Rusia. Do të mjaftojë për sanksionet një ndërhyrje e rregullt e trupave apo vetëm prania e të ashtuquajturve “burracët jeshil”, pra ushtarët rusë pa shenjat zyrtare, në territoret e separatistëve në lindje të Ukrainës. Ndërkohë, BE-ja po mendon për një mision kualifikimi për ushtrinë ukrainase. Sistemet mbrojtëse të armatimit, si raketat kundër dronëve po u sigurohen Ukrainës nga SHBA-ja.
Në rast krize të sakrifikohet zona e Shengenit?
Olaf Scholz – kancelari i ri i Gjermanisë
Europa të bëhet një shtet i vetëm, si SHBA: Del plani gjerman!
Nisin protestat masive në Bruksel, qytetarët kundërshtojnë masat anti-Covid
Europa nuk pranon propozimet e Iranit në negociatat bërthamore
Gjermani: Vaksinimi me detyrim – Rrezik radikalizimi?
Polonia po përballet me një krizë të madhe emigrantësh ndërsa mijëra njerëz po përpiqen të hyjnë në territorin e saj nga Bjellorusia. Autoritetet polake kanë krijuar një të ashtuquajtur “zonë përjashtimi”, ku nuk lejohen të futen vullnetarët që duan të ndihmojnë emigrantët që mbërrijnë në tokën e Bashkimit Evropian. Korrespondenti i Zërit të Amerikës […]
Kur Daphne Caruana Galizia u vra në një sulm me bombë me makinë më 16 tetor 2017, kjo shkaktoi shqetësim jo vetëm në Evropë, por në mbarë botën. Por gazetarja malteze nuk është e vetmja që i është dashur të paguajë me jetën e saj për hulumtimet e saj mbi korrupsionin dhe pastrimin […]
Për herë të parë që pas fundit të Luftës së Ftohtë bllokohet informimi nga Deutsche Welle në hapësirën post-sovjetike. Bjellorusia e ka bllokuar median për botën e jashtme. Ç’qendron pas kësaj? Kjo shënon një pikë-kthese. Mbi 30 vjet Deutsche Welle ka transmetuar pa u penguar programet e saj në BRSS dhe në republikat […]
Industria e ndërtimit ka një problem të madh me mungesën e fuqisë së kualifikuar punëtore – kjo edhe për faktin se punëson shumë pak gra. Çfarë duhet bërë për të ndryshuar gjendjen? “Püppi në punë” është një influencere e njohur në punën e saj të dytë. Gruaja e re me flokë të kuqe […]