e shtunë 4 dhjetor 2021
e shtunë 4 dhjetor 2021

 

Janë rritur papritur tensionet me Greqisë dhe Turqisë, pas lëshimit të një Navtex nga pala turke për zonën ku anija e saj sizmike “Oruç Reis” do të kryejë aktivitete kërkimore deri më 22 tetor. Navtex është një sistem i komunikimit detar që lejon anijet të informojnë anijet e tjera për praninë e tyre në një zonë si dhe informacione tjera.

 

Menjëherë është përgjigjur Ministria e Jashtme greke e cila thekson në deklaratën e saj se ky veprim është një kërcënim ndaj paqes dhe sigurisë.

 

“Greqia nuk shantazhohet ndaj ftojmë Turqinë të tërheqë këtë vendim pasi në këtë mënyrë shmang në mënyrë sistematike të Drejtën Ndërkombëtare dhe parimet e fqinjësisë duke minuar çdo përpjekje dialogu” –përfundon deklarata.

 

Sipas grekëve kryerja e operacioneve kërkimore në këtë zonë shkel në mënyrë të drejtpërdrejt Zonën Ekskluzive Ekonomike të Greqisë, të cilën Turqia nuk e njeh në këtë rajon.

 

“Oruç Reis” do të kryejë studime sizmike në Mesdheun Lindor së bashku me dy anije tjera, Ataman dhe Cengiz Han.

Më shumë

Prokuroria bullgare: Zjarri u shkaktua nga goditja e autobusit me gardhin metalik të autostradës

Prokuroria bullgare, e cila po e heton rastin e aksidentit të autobusit në të cilin e humbën jetën të paktën 44 vetë nga Maqedonia e Veriut të martën, tha të enjten se sipas gjetjeve të para, zjarri është shkaktuar nga goditja e fuqishme e autobusit në gardhin metalik të autostradës.   Kryeprokurori bullgar, […]

Konfirmohet ambasadori i ri i SHBA-së në Kosovë

Senati amerikan konfirmoi diplomatin Jeffrey Hovenier për të shërbyer në postin e ambasadorit të Shteteve të Bashkuara në Kosovë. Z. Hovenier, një diplomat karriere, u emërua në për këtë post në muajin korrik nga presidenti Joe Biden.   Ai ka shërbyer së fundmi si zëvendës ambasador i Shteteve të Bashkuara në Ankara të […]

Inflacioni godet rëndë njerëzit në Turqi

Banorët në Turqi po ankohen për rritjen e madhe të çmimeve të ushqimit dhe produkteve tjera thelbësore. Norma zyrtare e inflacionit vjetor është gati 20 për qind, por sipas ekspertëve të pavarur, shifra e vërtetë është pothujajse 50 për qind. Inflacioni është një shqetësim global, por ekonomistët thonë se në rastin e Turqisë […]

Maas: Sanksione kundër nxitësve të urrejtjes në Ballkan

Ministrat e jashtëm të BE-së diskutuan të hënën për zhvillimet në Ballkanin Perëndimor dhe se si mund ta mbajnë rajonin më pranë në të ardhmen.   Ballkani Perëndimor ishte në rend të ditës së Këshillit të BE-së për Çështje të Përgjithshme në Bruksel. Edhe pse pjesën më të madhe të debatit të krerëve të […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara