e martë 25 janar 2022
e martë 25 janar 2022

 

 

Forcat amerikane janë larguar nga Bagrami, baza kryesore amerikane në Afganistan. Tani kjo fushë aviacioni është në duart e Forcave Kombëtare Afgane për Sigurinë. Talibanët e pëshëndetën tërheqjen, por ekspertë të sigurisë parashikojnë një përkeqësim të mëtejshëm të situatës:

 

Pas afro dy dekadash si qendra e operacioneve luftarake amerikane, Baza Ajrore Bagram ka kaluar në duart e forcave afgane, konfirmoi për Zërin e Amerikës një zyrtar i Pentagonit.

 

Baza, e cila ndodhet 60 km në veri të Kabulit, ka shërbyer si qendra e operacioneve luftarake amerikane për të rrëzuar Talibanët nga pushteti dhe për të luftuar al-Qaidan, rrjeti përgjegjës për sulmet terroriste në 11 shtatorit 2001 ndaj SHBA.

 

Një zëdhënës i ministrisë afgane të Mbrojtjes konfirmoi të premten tërheqjen e të gjitha trupave të huaja nga Bagrami.

 

“Të gjitha forcat e koalicionit si dhe trupat amerikane janë larguar që mbrëmë nga Baza Ajrore Bagram,” shkruante zëdhënësi Fawad Aman në Twitter.

 

Darwaish Raufi, administrator i distriktit të Bagramit

 

“Aktualisht situata është nën kontroll, çdo gjë normale, nuk kemi probleme. Dislokimi i ushtrisë afgane ka filluar, duke marrë nën kontroll postblloqet dhe kullat e sigurisë që më parë kishin personel të ushtrisë amerikane,” thotë Darwaish Raufi, administrator i distriktit të Bagramit.

 

Gjenerali Austin “Scott” Miller, komandant i forcave amerikane në Afganistan, ndodhet ende në Afganistan së bashku me forcat amerikane që mbeten në këtë vend, sipas një zyrtari amerikan.

 

Talibanët e përshëndetën dorëzimin e bazës, duke e cilësuar si hap pozitiv. “Afganët kanë tani mundësi t’i afrohen edhe më shumë stabilitetit dhe paqes me tërheqjen e plotë të forcave të huaja,” tha për Zërin e Amerikës Zabihullah Mujahid, zëdhënës i Talibanëve.

 

Baza Bagram, sipas historianëve, shihet si një simbol i zhvillimeve madhore në Afganistan që nga pushtimi sovjetik e deri tek ndërhyrja amerikane në 2001. “Simbolizon çdo gjë pozitive e negative që ka ndodhur në këtë vend pas ndërhyrjes ushtarake amerikane,” tha studiuesi Tamim Asey për Zërin e Amerikës.

 

Gjenerali Miller tha të martën në komentet për shtyp se situata e sigurisë “nuk është e mirë aktualisht” dhe paralajmëroi Talibanët të mos tentojnë të marrin me forcë kontrollin.

 

“Nuk është në inteneres të askujt, aq më pak të popullit të Afganistanit, marrja e kontrollit me forcë ushtarake” tha gjenerali.

 

Analistët shqetësohen për keqësimin e situatës së sigurisë pas tërheqjes së mëtejshme të forcave të huaja nga Afganistani.

 

Që nga 1 maji, kur filloi tërheqja, Talibanët kanë dyfishuar numrin e distrikteve të kanë nën kontroll, sipas Fondacionit pë Mbrojtjen e Demokracive. VOA

 

Më shumë

Duke shpresuar se Omicron nuk do të shkatërrojë Krishtlindjet, Betlehemi ndez dritat e pemës

BETHLEHEM, Bregu Perëndimor, 4 dhjetor (Reuters) – Banorët ndezën një pemë gjigante të Krishtlindjeve jashtë Kishës së Lindjes së Betlehemit të shtunën, duke shpresuar që një variant i ri i koronavirusit të mos prishë një sezon tjetër pushimi në vendlindjen tradicionale të Jezusit. Betlehemi u mbyll vetëm Krishtlindjet e kaluara, duke humbur sezonin […]

Zgjerimi i ndikimit turk rrit tensionet me Iranin

Arrestimi i agjentëve iranianë në Turqi muajin e kaluar, thonë analistët, është shenja më e fundit e rritjes së tensioneve midis dy fqinjëve. Kjo po ndodh ndërsa Turqia po zgjeron ndikimin e saj në rajonin e Kaukazit në dëm të Iranit.   Forcat turke të sigurisë arrestuan agjentët iranianë për të cilët Turqia […]

Energjia atomike energji e gjelbër?

Gjermania dhe disa shtete të BE kundërshtojnë kategorizimin e energjisë atomike si energji të gjelbër. Por shumica e vendeve të BE e mbështet këtë, mes tyre edhe Franca.     Gjermania dhe katër shtete të tjera e kundërshtuan hapur në Glasgou, ku përfundoi Konferenca Botërore për Klimën, kategorizimin e energjisë atomike si energji të […]

Izraeli mohon akuzat për spiunazh në Turqi

Izraeli është angazhuar për lirimin e një çifti izraelit të cilët janë dërguar në mbajtje nga ana e autoriteteve turke, tha kryeministri izraelit, Naftali Bennett.   Media shtetërore turke ka thënë se izraelitët e ndaluar ishin spiunë.   Kryeministri Bennett tha përmes një deklarate se ai ka biseduar me familjen e dy izraelitëve, […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara