e shtunë 29 janar 2022
e shtunë 29 janar 2022

Ditën e sotme Bashkimi Europian do të mbajë Konferencën e Donatorëve për Shqipërinë. Ashtu siç dihet tashmë, ky takim në Bruksel mbahet për të dhuruar fonde për fazën e rindërtimit në Shqipëri pas dëmeve të tërmetit.

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen deklaroi se BE dëshiron të ndihmojë në rindërtimin e Shqipërisë, e cila pësoi dëme të konsiderueshme si pasojë e tërmetit të 26 nëntorit që la shumë njerëz pa banesa.

Kujtojmë se 3 ditë më parë, ministri i Jashtëm Stef Blok konfirmoi se Holanda do të dhurojë 3 milionë euro për rindërtimin. Po ashtu, gjatë konferencës për Ballkanin Perëndimor në Mynih, Kryeministri u takua me homologët e tij të Kanadasë dhe Kuvajtit si dhe ministrin e Jashtëm të Arabisë Saudite, ku ata shprehën se do t’i bashkoheshin konferencës së donatorëve për rindërtimin.
Dëmet që la pas tërmeti përllogariten rreth 980 milionë euro, teksa rindërtimi kërkon rreth 1.08 miliardëd euro.

Më shumë

Merkeli më e preferuar se Macroni për të drejtuar Evropën

Mijëra qytetarë të BE e vlerësojnë Gjermaninë si përfaqësuese të besueshme të interesave të tyre. Evropianët, madje edhe francezët do ta preferonin Merkelin si lidere përpara presidentit Macron, shkruan Auron Dodi. Kandidatët për kancelarë në zgjedhjet parlamentare këtë vit në Gjermani mund të ëndërrojnë për kuotat e mbështetjes të kancelares Merkel. Në fund të […]

Konfuzion në lidhje me hyrjen e personave të vaksinuar në BE

Rregullat e hyrjes në BE për njerëzit e vaksinuar janë të pakuptueshme, sepse çdo shtet anëtar bën të vetën. Nevojë për sqarim ka edhe për Ballkanin.   Çertifikata e vaksinimit e BE që hyri në fuqi zyrtarisht në 1 korrik është një dokument, i cili supozohet se lehtëson udhëtimet brenda BE. Por atë mund […]

Francezët ndëshkojnë Macron, partia e presidentit pikiatë në zgjedhjet rajonale!

Francezët mbështeten konservatorët në raundin e parë të zgjedhjeve rajonale duke i nxjerrë ata fitues me votën e tyre, e duke renditur në vend të pestë partinë e presidentit Emmanuel Macron.   Konservatorët e shohin kështu shumë më real shansin për ta përmbysur Macronin vitin që vjen. Partia e ish presidentit, Sarkozy, Les Republicans […]

Cila do të jetë politika e jashtme gjermane nën një kancelar Armin Laschet?

Konservatori Laschet dëshiron ta zhvillojë Evropën me një bërthamë shtetesh vullnetare, të orientuara te Gjermania dhe Franca. Ai ka për ushtrinë, Kinën e Rusinë pikëpamje të ndryshme nga Të Gjelbrit, shkruan Auron Dodi. Fjalimi programatik i Armin Lashetit, kryetarit të partisë së kancelares Merkel, CDU dhe kandidatit për kancelar të CDU/CSU-së i drejtohej si […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara