e hënë 18 janar 2021
e hënë 18 janar 2021

 

Ndryshimi i ligjit zgjedhor në Rumani bëri që në zgjedhjet lokale të së dielës të humbisnin politikanët që mendonin, se e kishin ndryshuar atë në favor të tyre. Postkomunistët e PSD-së pësuan humbje të ndjeshme.

 

Në zgjedhjet lokale në Rumani të zhvilluara të dielën (28.09) liberalët qeverisës të PNL dhe aleanca qytetare, USR PLUS dolën si fitues të qartë të tyre. Humbëse ishte partia socialdemokrate e PSD-së. Deri para katër vjetësh ligji zgjedhor rumun që parashikon një raund zgjedhor për zgjedhjet lokale u shërbente atyre partive dhe politikanëve që nuk kishin ndërmend as të bënin reforma dhe as të krijonin një administrtaë transparente. Kjo bëri që kandidatët e partisë socialdemokrate, pasuese e asaj komuniste, PSD pikërisht për shkak të pjesëmarrjes së ulët në votime me një sasi të vogël votash të hynin në shumë zyra të kryetarëve të bashkive dhe këshillave bashkiakë. Shembulli më i njohur ishte në Bukuresht, ku kryetarja e bashkisë, deri tani në detyrë, zëvendëskryetarja e PSD-së, Gabriela Firea u zgjodh në post me vetëm 240.000 vota, një të dhjetën e popullsisë në kryeqytetin rumun.

 

Tani katër vite më vonë ky ligj iu kthye në bumerang pikërisht atyre partive që menduan, se e kishin ndryshuar atë në favor të tyre. Shumë votues të rinj e kuptuan këtë lojë politike, dhe ndryshe nga viti 2016, e lanë mënjanë pakënaqësinë e tyre dhe dolën në votime. Aktivisti i pavarur politik për të drejtat e njeriut, Nicusor Dan që në zgjedhjet e kaluara u rendit në Bukuresht pas Fireas në vend të dytë, këtë herë me ndihmën e liberalëve, PNL, dhe Aleancës ekoqytetare, USR PLUS  do të ngjitet tani në postin e kryetarit të bashkisë. Me rreth 280.000 vota, jo ndonjë fitore spektakolare, por me bazë të mirë. Vëzhguesit i shohin këto zgjedhje si test për zgjedhjet parlamentare më 6 dhjetor.

 

Premierë në Temeshvar

Në një qytet tjetër, Temeshvar, qyteti më i madh në perëndimin rumun Alenca USR PLUS doli me kandidat të sajin kundër liberalit në post, Nicolae Robu dhe fitoi ndjeshëm. Ajo që konsiderohet si premierë është se për aleancën kandidoi një i huaj nga BE, qytetari gjerman, Dominic Samuel Fritz. Temeshvar është vendlindja e pakicës gjermane, të shvabëve të Banatit, një qytet multikulturor, ku prej shekujsh jetojnë bashkë rumunë, hungarezë, gjermanë, serbë, hebrenj, romë dhe etni të tjera. Ky është qyteti ku në vitin 1989 filloi revolucioni antikomunist kundër diktaturës së Çausheskut. Tani Temeshvar sërish bën histori: Për herë të parë ai zgjedh si kryetar bashkie një qytetar jo me kombësi rumune.

 

Për Deutsche Wellen, Domoinic Fritz tha pas fitores, se “me këtë fitore përfundimisht merr fund periudha nga tranzicioni në demokraci në Temeshvar.” 37 vjeçari nga jugu gjerman filloi të punojë  në moshën 17 vjeçare në një jetimore në Temeshvar ku mësoi gjuhën dhe njohu edhe njerëzit. Sot ai flet rumanisht pa theks dhe kërkon të modernizojë administratën lokale, të luftojë korrupsionin dhe nepotizmin.

 

Vazhdimësi tek pakica gjermane në Hermannstadt

Ndërsa në qytetin rumun Hermannstadt, qytet ku për herë të parë u zgjodh si kryetar bashkie, presidenti aktual Klaus Iohannis nga pakica gjermane u rizgjodh me shumicë të qartë pasuesja e Iohannis, Astrid Fodor nga Forumi Demokratik i Gjermanëve ne Rumani, (DFDR). Për deputetin e pakicës gjermane në parlamentin rumun, Ovidiu Gant rezultatet e zgjedhjeve lokale në këto dy qytete në Rumani janë një shenjë e qartë e normalitetit dhe e hapjes ndaj botës. “Temeshvar ka qenë gjithmonë një qytet liberal, multikulturor, dhe multietnik europian. Prandaj është terreni i duhur që të arrihet një fitore e tillë këtu, gjë që u arrit shumë mirë.”

Në fund një ngjarje e dhimbshme nga një qytet jugor rumun. Në Deveselu ndërroi jetë nga Corona kryetari i bashkisë i socialdemokratëve, PSD. Por emri i tij qëndroi në formularët zgjedhorë dhe qytetarët e votuan me 64% të votave. Zëvendëskryetari i bashkisë, tha se ai vetë votoi për të ndjerin, pasi kjo është legale dhe normale. Qytetarët i bënë kështu nderimin e fundit ish-kryetarit, tha ai. Deri në zgjedhjet e reja funksionet do t’i kryejë zëvendëskryetari i bashkisë.

Më shumë

Turqia fton Greqinë për bisedime në Tiranë

Ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlüt Çavuşoğlu, ka ftuar Greqinë për mbledhjen e parë të bisedimeve hulumtuese brenda muajit janar, për të zgjidhur mosmarrëveshjet që kanë të dyja vendet.   Çavuşoğlu sot në Ankara zhvilloi një konferencë të përbashkët për media pas takimit me homologun e tij nga Republika Turke e Qipros Veriore (TRNC), […]

Kisha greke u thotë priftërinjve të injorojnë urdhrin e qeverisë për mbyllje

Kisha Ortodokse e Greqisë ka kundërshtuar urdhrin e qeverisë për mbylljen e vendeve fetare për një javë, për të parandaluar përhapjen e koronavirusit duke marrë masa më strikte para hapjes së planifikuar të shkollave.   Kisha ka lëshuar një deklaratë të hënën drejtuar priftërinjve duke u bërë thirrje që t’i pranojnë besimtarët në […]

Alarm në Beograd – Vuçiç nën përgjim prej 18 muajsh

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka zbuluar se ai ishte përgjuar për një vit e gjysmë.   Në një intervistë për “Kurir“, ai gjithashtu tha se e dinte kush qëndron pas saj dhe se besonte se autoritetet kompetente do ta hetonin këtë.   Ekspertët e sigurisë thonë se është i nevojshëm një hetim […]

VMRO paralajmëron se mund të mos e njoh regjistrimin e popullsisë

Kreu i partisë maqedonase në opozitë, VMRO-DPMNE, Hristijan Mickoski.     Partia maqedonase në opozitë, VMRO-DPMNE ka paralajmëruar të shtunën se mund të mos e njoh rezultatin e regjistrimit të popullsisë, që është paraparë të mbahet në prill të këtij viti.   “Tri pika, përkatësisht tre kushte, janë të paqarta për ne. Së pari, pse […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara