e premte 28 janar 2022
e premte 28 janar 2022

Përmes publikimit të një raporti të përmbledhur, Kryeministri shprehet se deri tani me vendim të Këshillit të Ministrave janë shpallur deri 18 zona të reja zhvillimi në 7 bashki.

 

Ndërsa sa i përket platformës online, Kryeministri shprehet se ajo siguron verifikimin e çdo rasti në nevojë dhe i jep çdo qytetari mundësinë të hyjë në listën e përfituesve, duke eliminuar kështu çdo boshllëk apo “harresë” që mund të ndodhë si rezultat i pasaktësive në verifikimet e banesave.

 

“Raport i përmbledhur për këdo ndër ju që ka interes të informohet mbi ecurinë e Programit të Rindërtimit”, shkruan Kryeministri.

 

  • Janë shpallur deri tani, me Vendim të Këshillit të Ministrave 18 zona të reja zhvillimi në 7 bashki:

 

  • Kurbin: 2 zona
  • Krujë:​ 3 zona
  • Tiranë: 9 zona
  • Vorë: 1 zonë
  • Shijak: 1 zonë
  • Durrës: 1 zonë
  • Kavajë: 1 zonë

 

Studimi për shpalljen e të gjitha zonave të nevojshme vazhdon.

 

Zonat e tjera për zhvillim në pritje për miratim janë:

 

  1. Krujë (Qytet dhe fshat)
  2. Kamza (Qytet)
  3. Lezha (Qytet)
  4. Durrësi (Qytet)
  5. Kavajë ( Golem)
  6. Shijak (Rurale)
  7. Kurbin (Fshat)

 

  • Procesi i shpronësimeve pjesore në zonat e miratuara për zhvillim

 

Ka nisur procesi i shpronësimit për zonën e re për zhvillim, Zona 1/1 Laç, bashkia Kurbin dhe është ngritur Komisioni i Posaçëm sipas kërkesës së ligjit. Po përfundojnë procedurat ligjore për shpronësimet e nevojshme brenda perimetrit të 18 zonave zhvillimore.

 

  • Planet e detyruara vendore (PDV)

 

Agjencia Kombëtare e Planifikimit të Territorit drejton, në bazë të kërkesës së ligjit, procesin për evidentimin e kompanive të kualifikueshme për hartimin e planeve – lista paraprake. Për 3 zonat e shpallura zyrtarisht (zons 1/1 Laç, zona 1 Thumanë dhe zona 1 Shijak), AKPT ka përfunduar procedurën e përzgjedhjes së 3 kompanive dhe është nënshkruar kontrata. Pritet dorëzimi i PDV-ve përkatëse si më poshtë:

 

  1. Laç, zona 1/1: 24 shkurt
  2. Thumana, zona 1: 25 shkurt
  3. Shijak, zona 1: 25 shkurt​

 

Lidhur me 6 zonat e tjera, shpallur në datë 29.01.2020 dorëzimi i PDV-ve pritet ne 13 mars.

 

  • Modelet e shtëpive për zonën fshat

 

Enti Kombëtar i Banesave ka hapur garën për modelet e njësive individuale të banimit. Është firmosur kontrata për hartimin e modeleve dhe në 6 shkurt pritet dorëzimi i tyre. Më pas njësitë zbatuese do të nisin procesin ligjor të zbatimit, nga prokurimi deri tek ndërtimi i shtëpive.

 

  • Procesi i vlerësimit të thelluar

 

Ky proces që po zhvillohet intensivisht, pikë për pikë sipas ligjit është vendimtar për fatin e godinave të pabanueshme. Vetëm pas këtij procesi vendoset në bazë të vlerësimit të ekspertëve, nëse godina duhet shembur.

 

  • Platforma e aplikimit online

 

Kjo platformë siguron verifikimin e çdo rasti në nevojë dhe i jep çdo qytetari mundësinë të hyjë në listën e përfituesve, duke eliminuar kështu çdo boshllëk apo “harresë” që mund të ndodhë si rezultat i pasaktësive në verifikimet e banesave.

 

Të gjithë qytetarët e interesuar duhet të drejtohet tek njësia përkatëse administrative

 

Deri ditën e premte datë 31 Janar janë hapur 75 zyra dhe janë 130 punonjës në dispozicion të qytetarëve. Aplikimet e qytetarëve kanë nisur.

 

Pas saktësimit të listës përfundimtare të subjekteve që do të përfitojnë nga Programi i Rindërtimit, listat e përfituesve do të miratohen në Këshillat Bashkiakë. ATA

Më shumë

Raport i ri monitorimi mbi shpenzimet dhe punësimet elektorale

Akademia e Studimeve Politike publikoi sot Raportin e Monitorimit mbi administratën shtetërore dhe mbi shpenzimet e partive gjatë fushatës për zgjedhjet parlamentare të 25 prillit.   Në raportin e gjashtë të monitorimit mbi shpenzimet e partive dhe administratën gjatë fushatës zgjedhore të 25 prillit theksohet se ministrat dhe zyrtarët e lartë nuk bënë […]

Raporti vjetor i KLSH: 17.7 milion euro dëm ekonomik gjatë 2020

Kryetari i ri i KLSH-së, Arben Shehu paraqiti në Kuvend raportin e KLSH-së për vitin 2020. Në fjalën e tij, Shehu tha se KLSH i ka kryer të gjitha detyrimet ligjore ndaj Kuvendit të Shqipërisë. “Gjatë viti 2020 Kontrolli i Lartë i Shtetit i ka përcjellë Kuvendi 66 vendime dhe raporte për auditimet e […]

Shqipëria ndër vendet e Europës, me më shumë vdekje nga aksidentet rrugore 

Në Shqipëri, në vitin 2019 humbën jetën 227 persona, sipas të dhënave të INSTAT.   Në raport me popullsinë, vendi shënoi 80 fatalitete nga aksidentet rrugore për 1 milionë banorë.   Kjo shifër e rendit Shqipërinë ndër vendet me vdekjet më të larta nga aksidentet rrugore në raport me popullsisë dhe gati 60% […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara