Turqia dhe Greqia u tronditën sot nga një tërmet i fuqishëm që ka lënë viktima dhe shumë të lënduar.
Izmiri, qytet ku jetojnë edhe shumë shqiptarë është nga më të prekurit në Turqi. Në një intervistë për Abcnews.al, Kozma Çupi student në Izmir u shpreh se deri tani numri i viktimave ka shkuar në gjashtë. Ai rrëfen edhe panikun që përjetoi në momentin që u regjistruan lëkundjet.
“Tërmeti zgjati rreth 30 sekonda. Ishte i fuqishëm, dolëm direkt nga shtëpia. Jemi mirë dhe nuk kemi pësuar asnjë lëndim. Në lagjen ku jetoj unë në Izmir nuk pati shumë dëme, por dy lagje të tjera në Bajrakli dhe Bornova.
Deri tani flitet se janë 6 viktima dhe shumë të plagosur. Edhe në ato dy lagje jetojnë shumë shqiptarë, por nuk kemi informacion për të lënduar. Kemi komunikuar me shqiptarët në ato 2 lagje, por edhe pjesët e tjera të qytetit, por nuk ka shqiptarë të lënduar”- u shpreh ai.
Ndërkohë mbasadori shqiptar në Turqi, Kastriot Robo thotë se, në bazë të informacioneve të deritanishme, tërmeti shkatërrues në Izmir nuk ka shkaktuar viktima mes shqiptarëve.
Robo tregon se kjo zonë njihet për përqindje të lartë të banorëve me origjinë shqiptare, duke theksuar se në zonën metropolitane të Bërnovës në Izmir më shumë se 60% janë me origjinë nga vendi ynë, njofton euronews.albania.
“Deri tani rezulton se ka katër viktima dhe 120 të plagosur mbi 20 ndërtesa të rrënuara. Operacione e kërkim shpëtimit janë në vend për të nxjerr njerëzit nga godinat e rrënuara.
Zona e Izmirit ka një përqendrim të madh të bashkëkombësve tonë. Në zonën e Bërnovës p.sh janë mbi 60% e banorëve me origjinë shqiptare. Nga informacionet që kemi na rezulton se deri tani nuk ka shqiptarë të dëmtuar. Shprehim solidaritetin tonë me vëllezërit turk në këtë moment kritik dhe urojmë që numri i viktimave të jetë sa më i pakët”, tha ambasadori shqiptar.
Ambasada shqiptare në Ankara i bën thirrje shtetasve shqiptarë të gjendur në zonë të transferohen në një zonë të sigurt dhe ka vendosur në dispozicion numrin e telefonit +90 549 561 1985 për çdo rast emergjence.
Agjencia për Menaxhimin e Emergjencave dhe Katastrofave në Turqi thotë se, tërmeti i të premtes kishte si epiqendër Detin Egje, në një thellësi 16.5 km dhe ishte me fuqi 6.6 magnitudë.
Qendra Sizmologjike Europiane-Mesdhetare thotë se, tërmeti kishte një magnitudë prej 6.9 dhe epiqendra ishte 13 km në verilindje të ishullit Samos në Greqi. Kurse sipas agjencisë amerikane të gjeologjisë, fuqia ishte 7.0 magnitudë.
Tërhiqet plani për minierën e litiumit në Serbi
Presidentja Osmani kërkon shtimin e angazhimit amerikan dhe evropian kundër ndikimit rus
Opozita në Mal të Zi heq dorë nga rrëzimi i qeverisë
Danimarka pret të marrë me qira 300 qeli burgu në Kosovë
Britania e Madhe e shqetësuar me tensionet në Ballkanin Perëndimor
Serbia hapi katër kapituj në negociatat me BE-në
Shitjet e banesave në Turqi për të huajt u rritën me 48.4% në një nivel rekord në nëntor, sipas shifrave zyrtare të publikuara sot, pasi një rënie e lirës turke bëri që blerjet të jenë dukshëm më të lira për ata që blejnë me valutë “të fortë”. Tregu i pasurive të paluajtshme […]
Rrjeti Ballkanik i Gazetarisë Investigative do të hapë një ekspozitë dhe do të botojë një libër që përkujton gazetarët dhe punonjësit e medias që u vranë gjatë dhe menjëherë pas shpërbërjes së përgjakshme të Jugosllavisë. Një ekspozitë e BIRN, e titulluar “Last Despatches”, do të hapet në Sarajevë më 14 dhjetor […]
Partia opozitare Alternativa është bërë pjesë e koalicionit qeveritar në RMV. Kryeministri Zoran Zaev dhe kryetari i Alternativës Afrim Gashi kanë nënshkruar marveshjen 9 pikëshe për hyrjen e Alternativës në Qeveri. Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev tha se kjo marrëveshje paraqet një qëndrueshmëri politike për të hapur negociatat me BE-në, […]
Kosova dhe Serbia në javën e fundit ashpërsuan retorikën politike me akuza dhe kundërakuza dhe ndaluan vizitat e ndërsjella të zyrtarëve qeveritarë, duke bërë kështu që të reagojë edhe Bashkimi Evropian. Autoritetet e Prishtinës i ndaluan hyrjen në Kosovë kreut të Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviç, njëherësh edhe drejtues i […]