e shtunë 19 qershor 2021
e shtunë 19 qershor 2021

 

Shkrimtarë nga Evropa Juglindore flasin në panairin e Librit në Lajpcig për përvojat e tyre me shpërbërjen e Jugosllavisë dhe vitin 1991.

 

30 vjet pas shpërbërjes së Jugosllavisë, dhjetë autorë nga ish-Jugosllavia përmbledhin në një vëllim me ese mendimet e tyre në një libër të bërë me porosi të rrjetit letrar “TRADUKI”, botuar në gjermanisht me titullin: “Arkipelagu Jugosllavi”. Me to ka rastin të njihet tani  edhe publiku virtual i panairit të Librit në Lajpcig.

 

 

Jeta në vendngjarje

 

Pamja e aktivitetit, kaq tipike për aktivitetet në kohë pandemie, mund të shërbente fare mirë edhe si një ilustrim i komunikimit mes shoqërive të këtyre vendeve në kohën e sotme mes  kulturave të kësaj hapësire që dikur i përkisnin një kulture të vetme: drejtoresha e programit TRADUKI, Hana Stojic, nga Lajpcigu, përballë një ekrani të madh, të copëtuar në tri pjesë, në një bisedë pyetje-përgjigje me tre autorë nga vendngjarja: Blerina Rogova Gaxhën nga Kosova, Tomislav Markoviçin, nga Serbia dhe Faruk Shehiçin nga Bosnja-Hercegovina rreth pyetjes se ku gjendemi sot,  30 vjet nga shpërbërja e ish-Jugosllavisë.

 

Një gjë kanë të përbashkët të tre shkrimtarët: Traumën e madhe që shkaktoi shpërbërja e Jugosllavisë. Një gjendje postapokaliptike e quan Faruk Shehiç, nga Bosnja-Hercegovina, situatën e pasluftës në vendin e tij.

 

Ai nuk e mohon, që në planin e memories ka një nostalgji për fëmijërinë, por kjo nostalgji, nuk ka të bëjë me të ardhmen, duke pasur parasysh se si përfundoi: Jugosllavia: në “varreza masive dhe masakra”, Shehiç nuk e ka përcaktuar ende emrin e asaj “ndjenje komplekse” që ka për vendin, ku kaluar një rini të lumtur.

Blerina Rogova Gaxha, e lindur në vitin 1982, ishte tepër e re për të krijuar një asociacion pozitiv të nënvetëdijshëm për Jugosllavinë: “Pikërisht në momentin kur unë nisa jetën, filloi shkatërrim i jetës”, tha autorja shqiptare. Ajo njeh ish-Jugosllavinë e Milosheviçit si një realitet kërcënimi të përhershëm, që në nënvetëdijen e një adoleshenteje, siç ishte ajo, mund të linte vetëm gjuhë traumatike. Blerina Rogova Gaxha megjithatë ka një dëshirë për të ardhmen: “Të njohim më mirë njëri tjetrin, të takohemi dhe të kemi më shumë komunikime të ndërsjella.”

 

Nostalgji për paqen

 

Për traumë foli edhe Tomislav Markoviç, autori serb, që e ka përjetuar Jugosllavinë në rini të tij, Por jo për traumën e bombardimeve nga NATO-ja në vitin 1999, siç është narrativa mbisunduese në Serbinë e sotme, por për traumën e transformimit të njerëzve brenda natës në “kanibalë”, siç i quan ai, në vrasës që do të merrnin armën për të “vrarë dikë vetëm sepse quhej ndryshe.”

 

Markoviç megjithatë e relativizoi traumën e vet: “Trauma ime është qesharake në krahasim me atë të vendeve fqinjë. Unë vij nga një vend që e shkaktoi këtë traumë”, tha ai. E parë nga ky prizëm, vështirë të flitet për nostalgji të arsyetuar, tha Markokvic. E megjithatë, as Markoviç nuk e mohon që ka një ndjesi, një “mall për paqen” që sundonte atëherë.

 

Shpërbërja e Jugosllavisë

 

Bashkëbisedimi “Jeta në vendin e ngjarjes” ishte aktiviteti i parë i serisë “Arkipelagu Jugosllav” në kuadër të Programit “Lajpcigu lexon”, që shoqëron panairin e librit të Lajpcigut. Rrjeti letrar TRADUKI organizon aty prej disa vitesh programin “Common Ground”. i cili sjell në Lajpcig letërsi nga Evropa Juglindore dhe këtë vit ka si temë vitin 1991, konkretisht shpërbërjen e Jugosllavisë.

 

Një nga ngjarjet kulmore të programit është mbrëmja letrare që zhvillohet në prani të publikut, ku marrin pjesë poeti kosovar Shpëtim Selmani, krahas Lana Bastašić-it (Bosnjë dhe Hercegovinë), Sandra Gugić-it, shkrimtare austriake nga Serbia dhe Tijan Silas, emigruar nga Sarajeva në Gjermani. Katër autorët prezantojnë veprat e tyre dhe vështrimin e tyre mbi terrenin që i bashkon. Interesant pritet të jetë edhe diskutimi virtual të dielën, 30.05.2021, i cili adreson gjithashtu efektin e vitit 1991 në Shqipëri, Jugosllavi dhe Rusi. Arian Leka, nga Shqipëria, Andrej Nikolaidis, nga Mali i Zi dhe Sergej Lebedev.

 

Panairi i Librit Leipzig: Program digjital

 

Panairi i Librit në Leipzig dikur ishte një “magnet për publikun”. Dhe vlera e tij kryesore qëndronte te lidhjet e drejtpërdrejta midis letrarëve, botuesve dhe lexuesve. Vitin e kaluar ai ishte një nga aktivitetet e para që u anulua për shkak të pandemisë. Këtë vit u nda në dy pjesë. Një pjesë u zhvillua në mars, muaji i zakonshëm i panairit, dhe pjesa e dytë, ajo e serisë Lajpcigu lexon, u la për në maj (27 deri më 30 maj, 2021)

 

Ngjarja kryesore e panairit është dhënia e Çmimit të Panairit të Librit Leipzig për të cilin janë përzgjedhur gjithsej 15 libra nga kategoritë letërsi artistike, letërsi shkencore dhe përkthime.

 

Më shumë

Përmet, Konferencë Shkencore: “Vëllezërit Frashëri dhe Lasgush Poradeci”

175 vjetori i lindjes së përfaqësuesit të Rilindjes Shqiptare, poetit dhe shkrimtarit Naim Frashëri, u shënua në Përmet me një Konferencë Shkencore, “Vëllezërit Frashëri dhe Lasgush Poradeci”. Studiuesit risollën këto figura në tërë dimensionet që i karakterizonin. Aktiviteti u organizua nga Shoqata Atdhetare- Kulturore Mbarëkombëtare “Vëllezërit Frashëri”, Ministria e Kulturës, bashkia Përmet dhe Kryegjyshata […]

Dita Ndërkombëtare e Muzeve – Koçi: Sfida kryesore e muzeve tanë është ruajtja dhe mbrojtja e trashëgimisë

Sot, në kuadër të 18 majit, “Ditës Ndërkombëtare të Muzeve”, Muzeu Historik Kombëtar organizoi takimin me temë “E ardhmja e Muzeve: Rimëkëmbja dhe përfytyrimi”. Në aktivitet qenë ftuar muzeologë, të cilët diskutuan mbi të ardhmen e rrjetit muzeor në vend, si edhe për ruajtjen e trashëgimisë kulturore dhe promovimin sa më të mirë të […]

40 – vjetori i Demonstratave të Prishtinës, ekspozita “Vullkani i Kosovës” në Pazarin e Ri në Tiranë

Demonstratat e pranverës së vitit 1981 në Prishtinë janë një moment kyç në historinë e Kosovës dhe në këtë 40 – vjetor, Angjencia Shtetërore e Arkivave të Kosovës ka realizuar këtë ekspozitë. Pas Prishtinës, saktësisht aty ku nisën demonstratat dhe çeljes së saj në disa qytete të Kosovës, 4 dekada kthese në historinë e […]

Botimi historik i partiturës së baletit të parë shqiptar, kur Tish Daija qante për eksodin e shqiptarëve

Partitura e baletit të parë kombëtar “Halili dhe Hajria” tashmë është në një botim historik me partiturë. 95-vjetori i lindjes se kompozitorit Tish Daija, ka nxitur Akademinë e Shkencave të botojë partiturën e baletit të parë shqiptar “Halili dhe Hajria”, vënë në skenë më 1963. Pjesa që lindi në Moskë, kur autori ishte student. […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara