Albanian Profile
e martë 17 maj 2022
e martë 17 maj 2022

 

Tetori, në të gjithë botën është muaji i ndërgjegjësimit për zbulimin e hershëm të kancerit të gjirit.

 

Jepini vetes vetëm 30 minuta kohë për shëndetin tuaj.  Sot 1 në 8 gra diagnostikohet me kancer të gjirit.  Kapja e hershme e kësaj sëmundje të shpëton nga vdekja. Mesazhi vjen nga gra që janë përballuar me sëmundjen e rëndë.

 

 

Muaji i ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit është një fushatë vjetore ndërkombëtare që synon të shpërndajë informacion dhe të edukojë njerëzit për rëndësinë e shëndetit të gjirit, për zbulimin e hershëm të kancerit të gjirit te gratë dhe vajzat në të gjithë botën.

 

Për nga prekshmëria dhe vdekshmëria, renditet në vendin e parë në sëmundshmërinë e popullsisë femërore në tërë botën e industrializuar. Kontinenti amerikanoverior (SHBA dhe Kanadaja) rezulton të ketë prekshmërinë më të lartë, zbulohen çdo vit 90 raste në 100.000 gra. Në Europë dhe në Australi të dhënat tregojnë për një përhapje paksa më të ulët. Në vendet e BE, fjala vjen, çdo vit preken 300.000 gra nga kjo sëmundje. Afrika Qendrore, Amerika Latine  dhe Europa Lindore kanë parametra shumë më të ulët, pothuajse të përgjysmuar në krahësim me Perëndimin, ndërsa në Japonim kanceri i gjirit është fare pak i përhapur. Në përgjithësi në Azi e në Afrikë është shumë më pak i përhapur se sa në Perëndim.

 

Sipas kërkuesve shkencorë në këtë fushë, këto diferenca kanë të bëjnë jo vetëm me pozicionin gjeografik dhe shkallën e zhvillimit industrial, por parasëgjithash me stilin e të jetuarit, mjedisin dhe ushqimin.

 

Kanceri i gjirit shfaqet rrallë ndër gratë e moshës nën 30 vjeçare, ndërsa prekshmëria rritet gjer edhe në pesë herë më shumë ndër gratë që janë pranë menopauzës.

 

Studimet tregojnë se familjariteti me këtë lloj kanceri rrit  rrezikun, por kjo nuk do te thotë se sëmundja është gjenetikisht e trashëgueshme në të gjitha rastet. Konsiderohet i trashëgueshëm vetëm kur kanceri i gjirit shpreh dy onkogjene, BRA 1 dhe BRA 2të cilët gjenden respektivisht në kromozomën 3 dhe në kromozomën 17, por këto rastë përbëjnë  një përqindje të vogël (5-10 %) të të gjitha neoplazive të gjirit.

 

Në Shqipëri kanceri i gjirit është mjaft i përhapur, rreth 650 raste të rinj çdo vit, shifër e lartë për popullsinë femërore të moshës mbi 30 vjeç të vendit.

 

Problem themelor në Shqipëri mbeten studimet e mirëfillta mbi shkaqet lokale të  përhapjes së kësaj sëmundjeje, vdekshmëria prej së cilës është në vendin e parë në renditjen e shkaqeve të vdekshmërisë prej sëmundjeve në popullsinë femërore të vendit. Një tjetër problem mbetet ngritja dhe funksionimi i sistemit parandalues. Edhe pse në vitet e fundit ka një përmirësim të ndjeshëm në tërë sistemin shëndetësor të diagnostikimit të sëmundjeve të popullsisë femërore, në specifikë, diagnostikimi i kësaj sëmundjeje në Shqipëri bëhet ende në fazë të avancuar, për shkak se kontrolli periodik i grave tek mjekët specialistë nuk është ende një praktikë gjerësisht e përdorur apo e detyrueshme nga ana e sistemit shëndetësor kombëtar.

 

 

 

Më shumë

Kongresi Botëror i Kanabisit dhe e ardhmja e industrisë

Këtë vit shteti i Nju Jorkut legalizoi marijuanën për përdorim personal. Kjo industri pritet të rritet në mënyrë dramatike, duke sjellë fitime dhe vende pune.   Më shumë se 200 kompani që morën pjesë në Kongresin Botëtor të Kanabisit dhe Ekspozitën e Biznesit, po përpiqen të investojnë.   Brian Benjamin, zëvendës guvernator i […]

Spitalet po e përballojnë pandeminë me mungesa të shumta në mjekë e pajisje

Në Tiranë, Organizata Together for Life publikoi një raport mbi standardet minimale që u nevojiten spitaleve për të përballuar pacientët me COVID-19.   Nga monitorimi në 57 spitalet publike dhe private u zbulua një seri mungesash në stafe dhe në pajisje mjekësore gjatë pandemisë Covid.     Raporti theksoi se spitalet e Shqipërisë kanë […]

Në 2020-n, shqiptarët shpenzuan 72 milionë euro më shumë për shëndetin

Vitit 2020 ishte i jashtëzakonshëm, teksa pandemia ndikoi ndjeshëm shëndetin e popullatës dhe aktivitetin e ekonomisë.   Ndërsa vala e parë e virusit u arrit të frenohej si rrjedhojë e karantinës së fortë, në pjesën e dytë të vitit shumë familje dhe individë u gjendën përballë zgjidhjeve të vështira, ndërsa për shumë pasojat ishin […]

100 Vjet Kryqi i Kuq Shqiptar

Si sot, më 4 tetor 1921, u themelua Kryqi i Kuq Shqiptar. Është shoqata më e vjetër humanitare në Shqipëri. Ai është njohur zyrtarisht nga Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq në vitin 1923. Që nga ky vit është anëtar i Federatës (në atë kohë Ligës) së Shoqatave të Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara