Tetori, në të gjithë botën është muaji i ndërgjegjësimit për zbulimin e hershëm të kancerit të gjirit.
Muaji i ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit është një fushatë vjetore ndërkombëtare që synon të shpërndajë informacion dhe të edukojë njerëzit për rëndësinë e shëndetit të gjirit, për zbulimin e hershëm të kancerit të gjirit te gratë dhe vajzat në të gjithë botën.
Për nga prekshmëria dhe vdekshmëria, renditet në vendin e parë në sëmundshmërinë e popullsisë femërore në tërë botën e industrializuar. Kontinenti amerikanoverior (SHBA dhe Kanadaja) rezulton të ketë prekshmërinë më të lartë, zbulohen çdo vit 90 raste në 100.000 gra. Në Europë dhe në Australi të dhënat tregojnë për një përhapje paksa më të ulët. Në vendet e BE, fjala vjen, çdo vit preken 300.000 gra nga kjo sëmundje. Afrika Qendrore, Amerika Latine dhe Europa Lindore kanë parametra shumë më të ulët, pothuajse të përgjysmuar në krahësim me Perëndimin, ndërsa në Japonim kanceri i gjirit është fare pak i përhapur. Në përgjithësi në Azi e në Afrikë është shumë më pak i përhapur se sa në Perëndim.
Sipas kërkuesve shkencorë në këtë fushë, këto diferenca kanë të bëjnë jo vetëm me pozicionin gjeografik dhe shkallën e zhvillimit industrial, por parasëgjithash me stilin e të jetuarit, mjedisin dhe ushqimin.
Kanceri i gjirit shfaqet rrallë ndër gratë e moshës nën 30 vjeçare, ndërsa prekshmëria rritet gjer edhe në pesë herë më shumë ndër gratë që janë pranë menopauzës.
Studimet tregojnë se familjariteti me këtë lloj kanceri rrit rrezikun, por kjo nuk do te thotë se sëmundja është gjenetikisht e trashëgueshme në të gjitha rastet. Konsiderohet i trashëgueshëm vetëm kur kanceri i gjirit shpreh dy onkogjene, BRA 1 dhe BRA 2të cilët gjenden respektivisht në kromozomën 3 dhe në kromozomën 17, por këto rastë përbëjnë një përqindje të vogël (5-10 %) të të gjitha neoplazive të gjirit.
Në Shqipëri kanceri i gjirit është mjaft i përhapur, rreth 650 raste të rinj çdo vit, shifër e lartë për popullsinë femërore të moshës mbi 30 vjeç të vendit.
Problem themelor në Shqipëri mbeten studimet e mirëfillta mbi shkaqet lokale të përhapjes së kësaj sëmundjeje, vdekshmëria prej së cilës është në vendin e parë në renditjen e shkaqeve të vdekshmërisë prej sëmundjeve në popullsinë femërore të vendit. Një tjetër problem mbetet ngritja dhe funksionimi i sistemit parandalues. Edhe pse në vitet e fundit ka një përmirësim të ndjeshëm në tërë sistemin shëndetësor të diagnostikimit të sëmundjeve të popullsisë femërore, në specifikë, diagnostikimi i kësaj sëmundjeje në Shqipëri bëhet ende në fazë të avancuar, për shkak se kontrolli periodik i grave tek mjekët specialistë nuk është ende një praktikë gjerësisht e përdorur apo e detyrueshme nga ana e sistemit shëndetësor kombëtar.
Mjeku izraelit, zbulon ilaçin që “vret” COVID-19 pa pasur nevojë të vaksinohesh
OBSH autorizon përdorimin e vaksinës AstraZeneca
Vaksinohet i moshuari i parë në Shqipëri
Dita Botërore Kancerit – Kanceri i gjirit, lloji më i përhapur. Dyfishohet numri i grave që u trajtuan falas me herceptinë
Mbërrijnë dozat e para të vaksinës së Pfizer-BionTech
OBSH garon për të zhvilluar certifikatat e vaksinimit
Prej një viti, vëmendja e të gjithëve është përqenduar te koronavirusi duke neglizhuar sëmundjet e tjera. Por, mjekët kujtojnë se ato vijojnë si dhe para pandemisë, madje në disa raste është shtuar sëmundshmëria për shkak të moskryerjes së vizitave dhe kontrolleve periodike. Një prej tyre është kanceri i qafës së mitrës, i dyti më […]
Në Tiranë, një studim i shoqatës “Së Bashku për Jetën” zbuloi një seri vështirësish që pandemia solli për trajtimin e afro 400 mijë të sëmurëve kronikë, që ka Shqipëria. Shumë prej tyre duhet të vinë rregullisht në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, kur brenda saj janë dy spitale Covid. Shoqata “Së […]
Anëtarëve të një ekipi të Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) u është ndaluar hyrja në Kinë. Ekipi duhej të hetonte origjinën e koronavirusit në Vuhan. Pekini kishte rënë dakord për këtë vizitë në dhjetor, pas shumë muajsh negociatash me OBSH-në. Dy zyrtarë ishin nisur në udhëtimin e tyre por, njëri tani është kthyer dhe […]
Në fund të marsit, kur vendi sapo ishte përfshirë nga ethet e pandemisë së COVID-19, reklamat për teste në spitalet private ngritën shqetësime etike dhe ligjore. Ligji shqiptar për “parandalimin e sëmundjeve e epidemike” e ndalon mundësinë e komercializimit për dignostikimin dhe kurimin e sëmundjeve epidemike dhe specifikon se shërbimi duhet të jetë falas. […]