e diel 5 dhjetor 2021
e diel 5 dhjetor 2021

 

“Po plaken, po vdesin, po largohen”. Kështu titullohet një artikull i fundit i revistës së njohur The Economist, ku trajtohet fenomeni i tkurrjes së popullsisë së vendeve të Ballkanit.

“Problemet e shumta të rajonit i shtyjnë njerëzit e rinj, të talentuar të largohen. Por ato nuk do të arrijnë të kapin pjesën tjetër të Evropës pa njerëz të rinj, të talentuar, që do të gjeneronin prosperitet. Në të gjithë Ballkanin, popullsitë po zvogëlohen dhe plaken, dhe nëse situate nuk ndryshon edhe më shumë do të largohen”, shkruhet në artikull.

Në grafikun e paraqitur nga The Economist, për Shqipërinë parashikohet që popullsia do të reduktohet me 26% deri në vitin 2050, në krahasim me vitin 1989. Kjo është tkurrja më e madhe në Ballkan, me përjashtim të Bosnjës (-37%)- (shënim I Monitor). Sipas grafikut, reduktimin më të ulët do e ketë Mali i Zi, me 3% dhe Kosova, me 11% (shig grafikun në fund).

Ndonëse është e vështirë të masësh emigracionin, The Economist thotë se të dhënat që janë në dispozicion japin një pamje të qartë. Popullsia e çdo vendi ballkanik po zvogëlohet për shkak të emigrimit dhe lindshmërisë së ulët. Në të kaluarën, popullsia u rrit përsëri pas valëve të emigrimit, pasi shumë gra kishin gjashtë fëmijë. Tani pak kanë më shumë se një. Serbia mund të ketë më shumë pensionistë sesa njerëz në moshë pune deri vitin e ardhshëm.

Në afat të shkurtër qeveritë nuk e kanë problem emigrimin sepse ul papunësinë dhe rrit dërgesat nga jashtë. Por, në planin afatgjatë, thotë Vladimir Nikitovic, demograf serb, është “katastrofike”. Rreth 50,000 njerëz largohen nga Serbia çdo vit. Nga ata që kthehen, rreth 10,000 janë pensionistë që kanë kaluar jetën e tyre të punës në Perëndim. Fëmijët e tyre nuk do t’i ndjekin nga pas.

Rajoni ka disa nga nivelet më të ulëta të lindshmërisë në botë. Gratë boshnjake kanë mesatarisht 1.3 fëmijë dhe kroatë 1.4 (Shqipëria e ka këtë tregues 1.37-shënim i Monitor). Kosova, me një moshë mesatare 29 vjeç, ka popullsinë më të re të rajonit, por shkalla e pjellorisë së saj prej 2.0 (vetëm nën shkallën e zëvendësimit) ka rënë gjithashtu për vite me radhë. Diku tjetër, normat janë të ngjashme me ato të vendeve të Evropës Perëndimore. Por për shkak se Ballkani pothuajse nuk pret emigrantë taksapagues, paratë për pensionistët janë të pakta.

Efektet e tkurrjes së popullsisë janë të ashpra. Kombinimi i emigrimit të shpejtë, pjellorisë së ulët dhe imigracionit të lartë prodhon rezultatin më të keq të imagjinueshëm, thotë Kresimir Ivanda, demograf kroat. Greqia, Italia dhe Spanja kanë shkallë të ulët të lindjeve, por tërheqin shumë emigrantë. Në Poloni, më shumë se 1 milion ukrainas kanë mbushur boshllëqet në tregun e punës të lënë nga emigracioni.

Sigurisht, për qytetarët e vendeve të Ballkanit, marrja e pagave më të larta jashtë vendit është një përfitim. Remus Gabriel Anghel, një demograf në Rumani, thotë se përvojat e migrimit të 15 viteve të kaluara kanë qenë gjithashtu një lëvizje e ndryshimeve shoqërore. Më parë, njerëzit thjesht donin të plotësonin nevojat e tyre; tani ata që kanë jetuar në Evropën perëndimore kërkojnë shkolla, spitale dhe shërbime më të mira. Kjo, thotë zoti Anghel, është diçka që qeveria “nuk e kupton vërtet”, shkruan The Economist.

 

Më shumë

Indeksi Global i Drejtësisë, Shqipëria në vendin e 78 në 120 shtete, përkeqësohet me 4 vende në vitin e reformës

Edhe pse Shqipëria ka bërë një reformë thelbësore në sistemin e drejtësisë, duke vënë në funksion institucione të reja dhe një proces të gjatë vettingu për gjyqtarët dhe prokurorët, Shqipëria bëri hapa pas në Indeksin Global për sundimin e ligjit në vitin 2020 i publikuar nga “World Justice Project”, një institut ndërkombëtar me qendër […]

Shqipëria ndër vendet e Europës, me më shumë vdekje nga aksidentet rrugore 

Në Shqipëri, në vitin 2019 humbën jetën 227 persona, sipas të dhënave të INSTAT.   Në raport me popullsinë, vendi shënoi 80 fatalitete nga aksidentet rrugore për 1 milionë banorë.   Kjo shifër e rendit Shqipërinë ndër vendet me vdekjet më të larta nga aksidentet rrugore në raport me popullsisë dhe gati 60% […]

Shqipëria, e fundit në Europë për të ardhurat për frymë dhe konsumin edhe më 2020, thellohet diferenca me rajonin

Shqipëria u rendit e fundit në Europë për të ardhurat dhe konsumin për frymë, në raport me mesataren e BE-së edhe për vitin 2020.   Sipas të dhënave të Eurostat, Prodhimi i Brendshëm Bruto (PBB) për Frymë në Shqipëri ishte sa 31% e mesatares së BE-së në vitin 2020 i njëjti nivel si viti […]

Sondazhi: Besim minimal tek partitë, qeverisja perceptohet si jotransparente dhe e korruptuar

Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim publikoi sot Sondazhin e përvitshëm të opinionit publik “Besimi në qeverisje 2020”.   Qytetarët pohuan se besimin më të lartë, afro 70 për qind, e kanë tek institucionet fetare, e më pas vijnë ato arsimore brenda vendit dhe tek NATO, OKB dhe BE jashtë Shqipërisë.   Ndërsa institucionet me […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara