Mendimtar dhe filozof iluminist. Lindi dhe vdiq në Voskopojë. Mësimet e para i mori në vendlindje dhe i plotësoi në Janinë. Pas studimeve u kthye në Voskopojë, ku zhvilloi veprimtari pedagogjike e shoqërore. Më 1743 u emërua mësues dhe më pas drejtor i shkollës, e cila me përpjekjet e tij u ngrit në rangun e një kolegji, dhe mori emrin Akademia e Re.
Nga veprat e hartuara prej tij si tekste mësimore janë ruajtur dorëshkrimet greqisht “Logjika” (1743), “Fizika” (1752), dhe “Metafizika” (1767). I pari fillon me shënimin: “Traktat logjike i hartuar prej fort të diturit uratë protopapë i Voskopojës dhe dhaskal, zotërisë Theodhor Anastas Kavalioti, edhe i nxjerrë në dritë prej tij në shkollën e ringritur në mëmedheun e vet”. Edhe në shënimet që u paraprijnë veprave të tjera Th.K. e quan shprehimisht Voskopojën “Atdheun e tij të lindjes”.
Më 1760 botoi në shtypshkronjën e Voskopojës një gramatikë të greqishtes, që ia kushtoi Josifit, patrikut të Ohrit, me origjinë voskopojare. Më 1770 botoi në Venedik librin “Protopiria”, që përfshinte edhe një fjalor trigjuhësh: greqisht, vllahisht e shqip me 1170 fjalë. Ky libër shërbeu si tekst fillestar leximi me copa të zgjedhura. Më1774 u ribotua në Venedik gramatika e greqishtes e shoqëruar me 10 vjersha të hartuara nga mësues, që e quanin veten “nxënës të Kavaliotit” e i thurnin lavde mësuesit të tyre, e cilësonin njeri fort të ditur me merita të shumta në fushën e arsimit.
Pikëpamjet filozofike të Th.K. u formuan nën ndikimin e filozofisë së lashtë greke (Aristotelit), të literaturës neobizantine dhe sidomos R.Dekartit. Sipas Kavaliotit, filozofia është shkenca e shkencave dhe ndahet në tri pjesë: pjesa teorike, që përfshin fizikën, matematikën, dhe metafizikën: pjesa praktike, që përfshin etikën, ekonomine dhe politikën, dhe pjesa e tretë – logjika.Përmbajtja më pozitive e filozofisë së Th.K. është dhënë në veprën e tij “Fizika”, në të cilën, sipas traditës së kohës, vendin kryesor e zinte doktrina mbi qënien, materien, lëvizjen, hapësirën e kohën.
Në botëkuptimin e tij ai mbrojti idetë dualiste të Dekartit për materien dhe ndërgjegjen. Pikëpamjet iluministe të Th.K, nëpërmjet të cilave ai vuri në dukje forcën e madhe njohëse të arsyes, kishin, megjithatë, karakter abstrakt, sepse nuk u lidhën drejtpërdrejt me problemet themelore shoqërore dhe me detyrat e çlirimit kombëtar.
Mbështetja e iluminizmit dhe e njohurive bashkëkohore shkencore i përgatiti nxënësit e tij, sic u provua më tej, që të zotëronin një pasuri të madhe intelektuale e teorike. Kjo i çoi mjaft prej tyre në veprimtari shoqëore të dobishme për çlirimin nga zgjedha osmane. Vepra dhe idetë e tij janë një dëshmi e një jete intelektuale e kulturore në vendin tonë gjatë shek.XVIII, që u pasurua më tej, sidomos në shek.XIX, me kulturën përparimtare të Rilindjes Kombëtare.
Naum Veqilharxhi – Ideologu i parë i Rilindjes Kombëtare, mendimtar i shquar, illuminist e veprimtar i shkollës shqipe
Jakup Ferri – Heroi i çështjes kombëtare
40 Firmëtarët e Aktit të Pavarësisë
Sali Butka – Patriot, kaçak, poet dhe një nga delegatët e Korçës në Kongresin e Lushnjës në vitin 1920
Lorenc Antoni – kompozitori, dirigjenti dhe etnomuzikologu shqiptar, (1901-1991)
Epopeja e Kodrës së Kuqe: Vojo Kushi, Sadik Stavileci dhe Xhoxhi Martini
Lindi në Nepravishtë të Gjirokastrës më 28 nëntor 1911. Shkollën e mesme e kreu pranë Shkollës Teknike të Tiranes me nota të shkëlqyera. Vitet 30’ do ta gjenin atë në Itali, në Firence, në Institutin Pomoligjik (Hortikulturës) dhe nga vlerësimet e shkëlqyera pranë këtij Instituti rikthehet të punojë në atdhe për të ngritur fidanishtet […]
– Akad. Kristo Frashëri, akademik Shaban Demiraj, prof. Ramadan Sokoli, aktori Sandër Prosi; shkrimtari dhe përkthyesi Vexhi Buharaja Filatelia shqiptare ka nderuar për veprën e tyre akademikët dhe intelektualët shqiptarë me emetimin në pullat e postës. Pullat e postës me portretet dhe emrat e akademik Kristo Frashërit, akademik Shaban Demirajt, studiuesit Ramadan Sokoli, […]
-Akademikët Aleks Buda, Dritëro Agolli, Dhimitër Shuteriqi, Ismail Kadare, Mahir Domi, personalitete të shquara në fushën e shkencës dhe krijimtarisë Akademikët Aleks Buda, Dritëro Agolli, Dhimitër Shuteriqi, Ismail Kadare, Mahir Domi, personalitete të shquara në fushën e shkencës dhe krijimtarisë janë vlerësuar ndër vite nga Filatelia Shqiptare. Emrat dhe portretet e tyre vit […]
Petro N. Luarasi lindi në Luaras të Kolonjës më 1865. Mësimet e para në gjuhën shqipe i mori kur ishte nxënës në shkollën e Qestoratit nga mësuesi Koto Hoxhi. Më 1887 hapi në Ersekë shkollën e parë shqipe dhe më 1892-1893 shkollat shqipe në krahinën e Kolonjës dhe të Vakëfeve. Ishte mësues dhe drejtor […]