e martë 22 qershor 2021
e martë 22 qershor 2021

 

Ndonëse data 10 maj, pika turistike e Thethit mbetet një mollë e ndaluar për vizitorët.

 

Shumë iniciativa u morën nga institucionet për hapjen e rrugës, akoma të zëna nga dëbora, por asgjë nuk u arrit. Këtë fundjavë shumë automjete që tentuan të shkojnë drejt Thethit u detyruan të ktheheshin pas.

 

I vetmi mjet që po pastron dëborën është një fadromë por me ritme të ngadalta. Punëtorët që po hapin rrugën shprehen se ky proces do të vijojë gjatë pasi janë rreth 15 km të zëna nga dëbora dhe në vende të caktuara si pasojë e orteqeve të rënë trashësia arrin edhe në 10 metra.

 

“Nga bllokimi i kësaj rrugë kemi filluar punë që më datë 4, e kemi filluar punën nga sipër ballkonit dhe kemi arritur deri këtu për 7 ditë. Trashësia e borës ka vazhduar nga 2 metër, 3 metër, 4 dhe këtu ku jemi edhe 6 është. Nga orteqet shkon deri në 8-9 metra,” – u shpreh një punëtor, për euroewsalbania.

 

“Është shumë punë e zorshme se dhe më parë kur kanë punuar nuk kanë mundur sepse ka pasur trashësi të madhe bore. Rruga nuk ka udhëzues ndërkohë që në katër metër duhet ta ketë udhëzuesin rruga,” – tha një tjetër punëtor.

 

Ndonëse po afron stina e verës ende nuk mund të thuhet me siguri kur mund të hapet rruga. Mënyra më e shpejtë është ndërhyrja nga krahu tjetër për të përshpejtuar punimet .

 

Në segmentin nga Qafa e Thorës deri në Theth kishin nisur investimet për rehabilitimin e rrugës, por edhe ky investim duket se është dëmtuar ende pa përfunduar, si pasojë e ndërhyrjes me mjete të rënda për hapjen e rrugës.

 

Në rast se nuk do ketë përshpejtim të punimeve, sezoni turistik për Thethin mbetet i rrezikuar.

 

Më shumë

Ide që funksionon, turizmi me gomone

Nga vend që prodhonte emigrantë që largoheshin me gomone nga vendi, sot Shqipëria është kthyer në destinacion turistik, që mirëpret turistë që vijnë me gomone.   Besmir Lulaj lindi në vitin 1990, atëherë kur Shqipëria e dalë nga regjimi diktatorial me kufij të mbyllur, ishte e etur për botën e veçanërisht Europën.   Të […]

Vlora është gati – Synohet të ruhet tregu nga Mali i Zi dhe Greqia

Fluksi i fundjavës së pashkëve në Vlorë shihet si një ogur i mirë për sezonin e turizmit në prag.  Sipas operatoreve turistik apo dhe menaxhereve të hoteleve në qytetin e Vlorës ky sezon ka filluar tashmë më herët krahasuar me vitin e kaluar.   Në disa nga hotelet prenotimet kanë filluar që prej muajit […]

Operatorët turistikë në Sarandë, shpresojnë për një sezon të mbarë

Nisja e vaksinimit të popullatës si në Europë ashtu edhe në vendin tonë, duket se do të jetë një lehtësim i madh edhe për sektorin e turizmit. Punonjësit e turizmit, janë përfshirë në planin e shpejtë të vaksinimit kundër covid 19. Me këtë plan, vendi ynë synon të krijojë mbrojtie dhe siguri për turistët. […]

Industria e turizmit goditet nga pandemia

Gjirokastra, qyteti me vlerë historike i mbrojtur nga UNESCO, po përballet me një të ardhme të paqartë dhe të zymtë pasi pandemia dëmtoi pritshmëritë që qyteti të kthehej në një pikë tërheqëse për vizitorët.   Një grup turistësh ndërkombëtarë qëndruan në qytetin historik më 2019, periudhë kjo kur bizneset e reja ishin të […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara