e hënë 6 dhjetor 2021
e hënë 6 dhjetor 2021

 

Tirana ia del mbanë të eliminojë Dinamon e Tbilisit duke e mundur në Gjeorgji me rezultatin 2-0.

 

Me një ndeshje të vetme kampionët e Shqipërisë kalojnë në raundin tjetër të Champions Leagues ku në kryeqytet do të presin skuadrën serbe të Cervena Zvezden, ndeshje që do të luhet në kryeqytet një javë më pas, në Air Albania Stadium.

 

Goli i avantazhit në minutën e 41 është krejtësisht fat nga lart, që përmend gjithnjë Egbo. Gabimi i prapavijës gjeorgjiane dhe Torassa gjen përballë portierin, por topi i kthyer përplaset në trupin e argjentinasit e përfundon në rrjetë. Më pas bardheblute administrojnë lojën dhe kur u duk se po rrezikonin diçka, goli i Ismailgecot vulos suksesin e parë bardheblu në Evropë në këtë sezon. Menjëherë pas ndeshjes, Tirana u kthye në kryeqytet ku pavarësisht orës së vonë, rreth 3 e 30 të mëngjesit të së enjtes u prit me ovacione nga tifozët e saj që si gjithmonë nuk i harrojnë surprizat.

 

“Po, jam me të vërtet shumë i lumtur më shumë për rezultatin sesa për golin e shënuar. Sepse duhej të fitonim këtë ndeshje që ishte historike dhe e rëndësishme për ne. U kualifikuam për më tej, të shpresojmë të fitojmë edhe sfidën tjetër. Nesër ose pasnesër do të  do të nisim punën duke menduar ndeshjen e radhës”, u shpreh Torrasa. TCH

 

 

 

Më shumë

Shqiptarët duan të ikin, aplikimet për azil në gusht tejkalojnë nivelet e para pandemisë

Aplikimet për azil nga shtetasit shqiptarë në një nga vendet e Bashkimit Europian shënuan një rritje të shpejtë në muajt e verës, duke tejkaluar dhe nivelet e para pandemisë.   Sipas të dhënave nga EASO, zyra europiane e azilantëve, aplikimet për azil në muajin gusht arritën në mbi 1400, me një rritje prej […]

Berisha: Dorëzojmë 4200 firma për Kuvendin

Lideri historik i Partisë Demokratike, Sali Berisha, dhe mbështetësit e tij dorëzuan mbrëmjen e së mërkurës, 4200 firmat që ata deklaruan se janë mbledhur për të kërkuar thirrjen e Kuvendit kombëtar të kësaj partie. Ato u depozituan më pas në zyrën e kryetarit të Këshillit Kombëtar Edi Paloka.   Mbi tryezën e një […]

Ish-zyrtari iranian i akuzuar për masakra gjykohet në Durrës

Një ish-zyrtar i Iranit i akuzuar për krime kundër njerëzimit dhe krime lufte përballet me procesin gjyqësor të drejtësisë nga Sudia në Gjykatën e Durrësit në Shqipëri.   Hamid Noury nën gjykimin e Stokholmit u zhvendos në Shqipëri për të dëgjuar dëshmi për thuajse 15 ditë me seancën që nisi sot rreth orës […]

Dekriminalizim e dorëheqje, si mbetën 6 bashki pa kryetar

Vënia nën akuzë nga SPAK i kryebashkiakut të Mallakastrës, Qerim Ismailaj, dhe mënyra se si do t’i rrjedhë përballja me drejtësinë për akuzën e “falsifikimit”, nuk e përjashton mundësinë e ndërprerjes së mandatit të tij.   Por nga ana tjetër, në vend janë gjashtë bashki të cilat nuk e kanë një kryetar të […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara