Saturday 25 March 2023
Saturday 25 March 2023

Shtetet e Bashkuara të Amerikës prekin një tjetër rekord të zymtë, numrin më të lartë të viktimave nga Covid-19 në një ditë të vetme.

Sipas të dhënave të raportuara nga universiteti Johns Hopkins, pandemia u mori jetën rreth 2 mijë personave në 24 orët e fundit.

Në total, bilanci i viktimave shkon rreth 15 mijë. Rekord edhe në rastet e reja me 33 mijë të tillë në vetëm një ditë, ndërsa më shumë se 430 mijë vetë janë infektuar me koronavirus. Nju Jorku mbetet shteti më i prekur. Megjithatë edhe shtete të tjera kanë shtuar masat e sigurisë për të frenuar përhapjen dhe pasojat tragjike të Covid-19.

Autoritetet amerikane, përfshirë presidentit Donald Trump, paralajmëruan se kjo do të ishte java më e rëndë që prej shpërthimit të pandemisë. Pavarësisht rekordit të zymtë, ka disa tregues që SHBA po prek majën e kurbës dhe parashikohet një rënie e rasteve të reja dhe numrit të viktimave në javët e ardhshme.

Një studim i ri i Shtëpisë së Bardhë shfaq 20 mijë vdekje më pak se parashikimi i mëparshëm. Ndërkohë, kriza e shkaktuar nga koronavirusi po godet rëndë dhe ekonominë amerikane. Rreth 80% e hoteleve në Shtetet e Bashkuara janë të boshatisura, një rënie drastike krahasuar me një vit më parë. Kjo i atribuohet frikës nga pandemia dhe urdhrave për izolimin e banorëve në shtete të ndryshme amerikane. CNN

Më shumë

Duke shpresuar se Omicron nuk do të shkatërrojë Krishtlindjet, Betlehemi ndez dritat e pemës

BETHLEHEM, Bregu Perëndimor, 4 dhjetor (Reuters) – Banorët ndezën një pemë gjigante të Krishtlindjeve jashtë Kishës së Lindjes së Betlehemit të shtunën, duke shpresuar që një variant i ri i koronavirusit të mos prishë një sezon tjetër pushimi në vendlindjen tradicionale të Jezusit. Betlehemi u mbyll vetëm Krishtlindjet e kaluara, duke humbur sezonin […]

Zgjerimi i ndikimit turk rrit tensionet me Iranin

Arrestimi i agjentëve iranianë në Turqi muajin e kaluar, thonë analistët, është shenja më e fundit e rritjes së tensioneve midis dy fqinjëve. Kjo po ndodh ndërsa Turqia po zgjeron ndikimin e saj në rajonin e Kaukazit në dëm të Iranit.   Forcat turke të sigurisë arrestuan agjentët iranianë për të cilët Turqia […]

Energjia atomike energji e gjelbër?

Gjermania dhe disa shtete të BE kundërshtojnë kategorizimin e energjisë atomike si energji të gjelbër. Por shumica e vendeve të BE e mbështet këtë, mes tyre edhe Franca.     Gjermania dhe katër shtete të tjera e kundërshtuan hapur në Glasgou, ku përfundoi Konferenca Botërore për Klimën, kategorizimin e energjisë atomike si energji të […]

Izraeli mohon akuzat për spiunazh në Turqi

Izraeli është angazhuar për lirimin e një çifti izraelit të cilët janë dërguar në mbajtje nga ana e autoriteteve turke, tha kryeministri izraelit, Naftali Bennett.   Media shtetërore turke ka thënë se izraelitët e ndaluar ishin spiunë.   Kryeministri Bennett tha përmes një deklarate se ai ka biseduar me familjen e dy izraelitëve, […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara