e hënë 26 korrik 2021
e hënë 26 korrik 2021

 

Anastasia, Eva, dy vajzat e mitura të Eduardit dhe Silvanës u shuan bashkë me prindërit ndërsa po gëzonin për pushimet që do kalonin në Shqipëri.

 

Herët në mëngjes ishin nisur për te gjyshërit që nuk do t’i takojnë dot kurrë. Vdekja e katër anëtarëve të familjes nga Patosi, emigrantë në Greqi, nuk ishte thjesht një aksident fatkeq. Ajo vdekje ishte vrasje dhe si vrasje duhet trajtuar nga Drejtësia.

 

Fatkeqësia është se vrasje të tilla po ndodhin shpesh, vrasje të tilla nuk po ndalen sepse autoritet nuk po reagojnë, policia nuk po reagon. Policia e shtetit me tolerancën e saj ndaj të fortëve po bëhet shkak për vrasje të tilla.

 

Disa orë pas aksidentit u lajmërua arrestimi i 22 vjeçarit Igli Madani si shkaktar i vrasjes. Me automjetin e tij 100 mijë eurosh, ai ecte me shpejtësi skëterrë në rrugë deri sa bëri gjëmën. Askush nuk e ndali 22 vjeçarin në rrugëtimin e tij të çmendur, asnjë nga postblloqet e shumta që policia vendos në rrugë për show apo për t’ju vënë gjobë atyre që ndalojnë.

 

Sepse ata që nuk ndalojnë, si 22 vjeçari apo bashkëmoshatari i tij pak muaj më parë në mes të Tiranës, janë të paprekshëm. Ata, dhe të fortët mund të bëjnë çdo gjë në këtë vend, edhe të na marrin jetën dhe policia është tolerante, nuk i prek, ata nuk dënohen.

 

Me ndihmën e policisë ata na kërcënojnë, na shantazhojnë, na fyejnë sa herë dalin në rrugë.

 

Arroganca e tyre i ka rrënjët te pandëshkueshmëria, sepse policia i toleron aq sa të bëhen vrasës.

 

Nëse disa prej tyre do ndaloheshin, do penalizoheshin e burgoseshin, sot katër anëtarët e familjes nga Patosi do ishin gjallë.

 

Në 120 kilometrat e rrugës nga Tirana për në Vlorë, janë disa postblloqe policie, nëse ndonjë prej tyre në zbatim të ligjit do kishte ndalur e do kishte bllokuar makinën 100 mijë euro që ecte me shpejtësi, sot shumë jetë do ishin shpëtuar përfshi edhe jetën e vetë autorit të kësaj vrasje.

 

 

 

 

 

Më shumë

Me Himnin e Flamurit biznesi i Vlorës, proteston kundër masave anti-covid

Gjatë mbrëmjes së djeshme baret dhe restorantet në zonën e Lungomares në Vlorë protestuan për  ndryshimin e orës policore nën tingujt e Himnit të Flamurit.   Disa prej pronarëve të bizneseve refuzuan ta mbyllin aktivitetin e tyre dhe më pas janë përplasur me efektivët.   Policia shoqëroi dhe tërhoqi me forcë mbrëmjen e […]

Varreza masive në lagjen “Kongresi i Përmetit” është mesjetare

Varreza masive e zbuluar më datë 7 korrik në Përmet, në lagjen “Kongresi i Përmetit”, nuk i përket ish të përndjekurve në periudhën e diktaturës së komunizmit, por nga rezultatet paraprake mendohet se është një varrezë e periudhës mesjetare.   Kjo varrezë u zbulua gjatë punimeve për zbatimin e projektit Task 5, “Për […]

Kisha Ortodokse përkujton 30 vjetorin e ardhjes në Shqipëri të Kryepiskopit Anastas Janullatos

“30-VJETORI I NISJES SË NJË MREKULLIE QË ASKUSH NUK MUND TA IMAGJINONTE”     Sot, më 16 korrik, bëhen 30 vjet nga një ngjarje shumë e rëndësishme për ringjalljen e Kishës sonë pas persekutimit të egër ateist. Më 16 korrik 1991, zbriti për herë të parë në “Rinas”, i pritur ngrohtësisht nga një grup besimtarësh […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara