Albanian Profile
e hënë 1 mars 2021
e hënë 1 mars 2021

 

Më 23 gusht të 2013-ës, Arkivi Qendror Shtetëror i Filmit bëri me dije se ishte konfirmuar titulli i dytë nga fondi filmik shqiptar për t’u restauruar pranë laboratorit të Qendrës së Konservimit të Pasurive Audiovisuale pranë Bibliotekës së Kongresit Amerikan (LOC Audiovisual Conservation Center) “Tomka dhe shokët e tij” (Xhanfise Keko, 1977). Ky projekt ishte pjesë e programit të tyre të diplomacisë ndërkombëtare për të ndihmuar arkivat në rrezik në të gjithë botën.

 

Sot ky projekt është bërë një realitet dhe institucioni i Arkivit Qendror Shtetëror të Filmit për promovimin e kinematografisë shqiptare në Evropë.

 

“Tomka dhe shokët e tij” pas restaurimit në vitin 2014 nga Biblioteka e Kongresit dhe Projekti i Kinemasë Shqiptare, vijon me shfaqjen në platformën prestigjioze amerikane Turner Classic Movies (TCM).

 

Në datë 20 tetor ora 21:15 ekrani i TCM foli shqip dhe 40 milionë shikues në të gjithë botën patën mundësi të ndjekin një film shqiptar me subtitrim në anglisht. Kjo është hera e parë që një platformë televizive e nivelit të TCM-së transmeton një film shqiptar dhe kjo u arrit edhe për faktin se versioni i restauruar i këtij filmi arrin të përmbushë kërkesat teknike të teknologjisë së sotme digjitale si dhe nivelin e përkthimit dhe subtitrimit në anglisht.

 

Transmetimi i filmit “Tomka dhe shokët e tij” ishte pjesë e programit Woman Make Film/ Gratë Bëjnë Filma të TCM-së kushtuar regjisoreve gra.

 

Në këtë program u përfshinë 1 dokumentar dhe 100 filma të realizuar nga 100 kineaste nga 6 kontinente, 44 shtete dhe në një periudhë kohore prej 12 dekadash. Gjithashtu, regjisorja Xhanfise Keko u shpall regjisorja e javës nga TCM si dhe iu kushtua asaj një artikull nga Sean Axmaker.  ATSH

 

 

Xhanfize Keko me aktorët e saj

 

 

 

Murali me imazhin e njohur të filmit “Tomka dhe shokët e tij” në ish Bllok në Tiranë

 

 

 

 

https://www.tcm.com/tcmdb/title/2117096/tomka-and-his-friends?fbclid=IwAR38-tkI59vzw8lIh3ZnxcweZ6xkppeBi3WO3k5D7Kis2tB9FG2VfM6seig#overview

 

 

 

 

Më shumë

Shtëpia-muze e shkrimtarit Sterjo Spasse drejt përfundimit

Ministrja e Kulturës Etleva Margariti njoftoi ditën e sotme mbi procesin e punës për rindërtimin e shtëpisë së shkrimtarit Sterjo Spasse që do të kthehet në shtëpi-muze. “Po punohet me ritme të shpejta, që ish-vatra e kulturës në fshatin Gollomboç, pranë liqenit të Prespës, të kthehet në shtëpinë-muze të shkrimtarit Sterio Spasse, duke u […]

Adriano Celentano prej 1 viti i mbyllur në shtëpi për shkak të frikës nga COVID-19

Këngëtari i njohur italian, Adriano Celentano, ka treguar se është mbyllur në shtëpi prej një viti me bashkëshorten, Claudia Mori, që nga shpërthimi i pandemisë.   “Claudia dhe unë jemi mbyllur praktikisht prej 1 viti në shtëpi dhe dje na sollën rrobat e burgut”, u shpreh këngëtari italian në një lidhje telefonike në emisionin […]

“Moti i madh” i arbëreshëve dorëzohet zyrtarisht në UNESCO!

Lajmi bëhet i ditur nga ministrja e Kulturës Elva Margariti e cila shprehet se viti i ri nis edhe me këtë lajm të mirë.   “Le ta nisim këtë vit të ri me një lajm të mirë, që vjen nga bota arbëreshe, nga “gjaku ynë i shprishur”, ajo degë besnike, që prej 500 vjetësh […]

KADARE “Oficer i Madh i Legjionit të Nderit”

2021 ka nisur mbarë për shkrimtarin Ismail Kadare, i cili është nderuar nga presidenti francez Emmanuel Macron me titullin e lartë shtetëror “Oficer i Madh i Legjionit të Nderit”. Përmes një dekreti të posaçëm që mban datën 31 dhjetor, Kadare e ka marrë këtë titull që e gëzojnë 250 personalitete në Francë. Krahas Kadaresë, […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara