Sunday 24 September 2023
Sunday 24 September 2023

 

Duke parë shifrat gjithnjë e në rritje të klandestinëve që zgjedhin Shqipërinë si trampolinë për të kaluar ilegalisht drejt vendeve të BE-së, në fund të qershorit Policia e Shtetit lançoi operacionin e koduar “Perimetri”.

Sipas të dhënave gjatë dy muajve të fundit janë arrestuar në flagrancë mbi 40 persona duke transportuar qindra emigrantë nga kufiri me Greqinë drejt atij me Malin e Zi, kundrejt shifrave që variojnë nga 200 deri në 500 euro për person.

Dhe mesa duket ky biznes rezulton fitimprurës për trafikantët. Sipas burimeve nga Policia Kufitare në një pjesë të mirë të rasteve të konstatura, ka rezultuar se trafikantët kanë marrë automjete luksoze me qera për të transportuar emigrantët duke menduar se nuk do të tërheqin vëmendjen e policisë.

Prej qershorit të 2019 kufiri me Greqinë monitorohet edhe nga forcat e “Frontex” dhe sipas burimeve çdo ditë ndalohen 30 deri në 40 emigrantë duke kaluar ilegalisht në kufirin e gjelbër. euronews

Më shumë

Kuvendi i Berishës, shkarkon Bashën

Partia Demokratike ndodhet në një krizë të thellë ekzistenciale. Shenjat e krizës janë të dukshme. PD është sot e përçarë keqazi.   Demokratët janë rrjeshtuar në dy grupime kundërshtare: njëri me mbështetës të Sali Berishës, ish-liderit historik të PD, të shpallur “Person non grata” nga qeveria amerikane për “vepra korrupsioni që minojnë demokracinë në […]

“Non-grata”, Berisha shkon me ‘Foltoren’ në SHBA

Të dielën e 5 dhjetorit ora 12:00 me orën lokale, do të zhvillohet ‘Foltorja’ e ish-kryeministrit Sali Berisha me shqiptarët e Amerikës. Njoftimin e ka bërë publik lideri historik i PD përmes një postimi në Facebook. Organizimi është bërë nga diaspora shqiptare në SHBA.   Takimi do të zhvillohet me video-konferencë njësoj sikur të […]

Shqipëri – Kosovë, pa ndalesa në kufi!

Në mbledhjen e përbashkët të dy qeverive, Kosovës dhe Shqipërisë që po mbahet sot në Elbasan, ministri i Brendshëm Bledi Çuçi shpjegoi tre marrëveshjet e arritura. Tre marrëveshjet synojnë lehtësimin e lëvizjes së qytetarëve në të dy anët e kufirit. “Dua ta filloj nga kjo e fundit që ka të bëjë me lejet e […]

Berisha për Zërin e Amerikës: Unë do marr PD-në, nuk bëj parti tjetër

Ish kryeministri dhe drejtuesi i Partisë Demokratike, Sali Berisha përjashton në mënyrë kategorike, krijimin e një force të re politike. Në një intervistë për Zërin e Amerikës, ai shprehet i bindur se kuvendi i thirrur prej tij dhe mbështetësve të tij më 11 dhjetor do të shënojë një rithemelim të kësaj partie të […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara