Një ngjarje tragjike është shënuar mëngjezin e sotëm në spitalin Covid-2, i njohur ndryshe si ish-Sanatoriumi apo “Shefqet Ndroqi”, ku një pacient i ka dhënë fund jetës tragjikisht.
Nga të dhënat paraprake bëhet me dije se rreth orës 04:30 të mëngjezit, dyshohet se është vetëhedhur nga kati i tretë i spitalit Xh.K., 29 vjeç.
I riu si pasojë e dëmtimeve të marra ka ndërruar jetë.
Dyshohet se akti tragjik është kryer në gjendje të rënduar psikologjike, teksa 29-vjeçari prej ditësh trajtohej në spital prej koronavirusit.
Lidhur me ngjarjen grupi hetimor dhe shërbimet e policisë vijojnë punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Ministria e Shëndetësisë tha pasditen e djeshme se aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 116 pacientë të konfirmuar pozitivë me Covid-19, 20 pacientë janë në terapi intensive, 4 prej të cilëve të intubuar.
7 Prill, Dita Botërore e Shëndetit – Manastirliu: Vaksinim kapilar në gjithë vendin!
Dita Botërore e ndërgjegjësimit për Autizmin
Nis vaksinimi masiv
“Lasgushi” sjell sasinë e parë të vaksinave kineze nga Turqia
Emiratet e Bashkuara Arabe i dhurojnë Shqipërisë 10 mijë doza të vaksinës ruse Sputnik V
Pak mjekë dhe pa protokoll: Beteja në hije e spitaleve rajonale me COVID-19
Mijëra pacientë në nevojë kritike për oksigjen po i drejtohen tregut të parregulluar për pajisje mjekësore dhe bombula – çmimet e së cilave kanë shkuar në qiell me rrijten e infektimeve, ndërkohë që ekspertët paralajmërojnë për rrezikun e përdorimit të pajisjeve të pacertifikuara pa asistencë mjekësore. Kur motra e Elvira Dushkut doli nga […]
Produktet e gatshme dhe mungesa e gjumit shkaktojnë mbipeshë tek fëmijët, sikurse tregon rasti i atyre në Itali. Kuzhina mesdhetare konsiderohet si jashtëzakonisht e shëndetshme: fruta, perime, peshk dhe vaji ulliri. Këto ushqime mendohet se parandalojnë mbipeshën dhe sëmundje të ndryshme. Por janë pikërisht fëmijët dhe të rinjtë italianë që kryesojnë listën […]
Bluzat e bardha në Vlorë që presin për tu vaksinuar vazhdojnë të mos ruajnë distancën, duke shkelur rregullat e caktuara nga Komiteti Teknik. Për të krijuar sadopak rregull është dashur ndërhyrja e forcave të policisë. Por përpara se të shfaqeshin efektivët e policisë situata ka qenë vërtet alarmante. Mjekët dhe […]
Në kohën kur e gjithë bota i ka sytë te vaksina anti-covid, Izraeli duket se po ofron medikamentin që jo vetëm parandalon virusin, por edhe shëron të sëmurët në gjendje të rëndë. EXO-CD24 është përbërja inovative që u prezantua dhe testua pak ditë më parë në Izrael. Profesori Nadir Arber dhe Dr. […]