Sunday 24 September 2023
Sunday 24 September 2023

 

Një tjetër ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në spitalin Covid-2 – “Shefqet Ndroqi”.

Është hedhur nga kati i katërt i spitalit që njihet edhe si Sanatoriumi një pacient i prekur me Covid-19.

Pacienti që është hedhur, raportohet së është Hasan Mira  i moshës 65-vjeç nga Klosi.

Ai kishte dy ditë i shtruar në spital. Dyshohet se gjendja e tij psikologjike ishte rënduar pas infektimit me Covid.

Pavarësisht ndihmës së mjekëve, raportohot se i moshuari ka ndërruar jetë.

Pak ditë më parë është hedhur nga i njëjti spital dhe gjeti vdekjen edhe një djalë i ri nga Durrësi, 28-vjeçari Xhino Koça, i cili po ashtu ishte i prekur nga Covid-19.

 

 

Zbulohet telefonata e viktimës me fqinjin: Po ta dija çfarë bëhet këtu, nuk do isha shtruar kurrë

Një dëshmi tronditëse që tregon për gjendjen e rënduar psikologjike të pacientit 65-vjeçar, Hasan Mira nga Fullqeti i Klosit, i cili i dha fund jetës duke u vetëhedhur nga dritarja e katit të katërt në spitalin “Covid 2” publikohet në “BalkanWeb”.

Gazetari Enver Doçi zbardh bisedën që vjehrri i deputetit socialist Gjetan Gjetani ka bërë një natë më parë me fqinjin e tij.

Ai i thotë se ka mundur të sigurojë telefonin përmes rryshfetit dhe se kishte 5 minuta kohë për të folur.

Gjatë bisedës shprehet i tronditur nga ajo që ka parë në këtë spital (pa e specifikuar) dhe shton se nuk do shtrohej kurrë nëse do ta dinte se çfarë po ndodhte aty.

Fqinji: Si je?

Hasan Mira: Jam më mirë, më duket se ja hodha ia hodha… Fqinji: Si ke mundur të fusësh telefonin aty brenda? Hasan Mira: Po me miqësi, kam paguar diçka…

Fqinji: Shyqyr që je mirë!

Hasan Mira: Po ta dija se çfarë bëhet në spital nuk do kisha ardh me u shtru…Shyqyr që jam mirë e mos ardhsha më në këtë vend! Po e mbyll telefonin se e mora për 5 minuta, nuk ma lënë më, më rri një person më vëzhgon tek koka tani që po flas.

Më shumë

Kongresi Botëror i Kanabisit dhe e ardhmja e industrisë

Këtë vit shteti i Nju Jorkut legalizoi marijuanën për përdorim personal. Kjo industri pritet të rritet në mënyrë dramatike, duke sjellë fitime dhe vende pune.   Më shumë se 200 kompani që morën pjesë në Kongresin Botëtor të Kanabisit dhe Ekspozitën e Biznesit, po përpiqen të investojnë.   Brian Benjamin, zëvendës guvernator i […]

Spitalet po e përballojnë pandeminë me mungesa të shumta në mjekë e pajisje

Në Tiranë, Organizata Together for Life publikoi një raport mbi standardet minimale që u nevojiten spitaleve për të përballuar pacientët me COVID-19.   Nga monitorimi në 57 spitalet publike dhe private u zbulua një seri mungesash në stafe dhe në pajisje mjekësore gjatë pandemisë Covid.     Raporti theksoi se spitalet e Shqipërisë kanë […]

Në 2020-n, shqiptarët shpenzuan 72 milionë euro më shumë për shëndetin

Vitit 2020 ishte i jashtëzakonshëm, teksa pandemia ndikoi ndjeshëm shëndetin e popullatës dhe aktivitetin e ekonomisë.   Ndërsa vala e parë e virusit u arrit të frenohej si rrjedhojë e karantinës së fortë, në pjesën e dytë të vitit shumë familje dhe individë u gjendën përballë zgjidhjeve të vështira, ndërsa për shumë pasojat ishin […]

100 Vjet Kryqi i Kuq Shqiptar

Si sot, më 4 tetor 1921, u themelua Kryqi i Kuq Shqiptar. Është shoqata më e vjetër humanitare në Shqipëri. Ai është njohur zyrtarisht nga Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq në vitin 1923. Që nga ky vit është anëtar i Federatës (në atë kohë Ligës) së Shoqatave të Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara