Transformimi i bërë në 8 zona historike në vend, ka dyfishuar vlerën e pronës dhe ka shtatëfishuar numrin e aktiviteteve. Fondi Shqiptaro-Amerikan i Zhvillimit ka sjellë si risi dhe ka impelemtuar ndër vite projekte sipas modelit amerikan BID (Zona për Përmirësimin e Biznesit), në pedonalen e Shkodrës , Korçës , Beratit, në Pazarin e Vjetër të Krujës në dhe të Korçës e Tiranës, në qafën e Pazarit në Gjirokastër dhe në zonën historike të Vlorës. Ndikimi i i menjëhershëm i këtij është ndjerë jo vetëm tek rritja e xhiros ditore të bizneseve, rritja e numrit të vizitorëve, rritja e numrit të të punësuarve, por edhe tek rritja e vlerës së pronës dhe dëshirës së bizneseve për të investuar më shumë.
Në total mbi 800 janë biznese përfituese nga modeli BID në Shqipëri, dhe rezulton 70% rritje të numrit të vizitave në zonat BID, ku në total arrihen 13.5 milionë vizita unike në vit. Për ta çuar përpara këtë iniciativë qeveria ka hartuar projektligjin “Për përmirësimin e zonave të biznesit (BID)”, i depozituar për diskutim në komisionet parlamentare, me qëllim vendosjen e rregulla të detajuar për funksionimin e bizneseve në zonat BID.
Drafti synon të krijojë një mekanizëm ku bizneset të nxiten të marrin pjesë në procesin e zhvillimit të qëndrueshëm të zonës BID; të konsolidojë dhe të zhvillojë përtëritjen urbane të qyteteve, duke njohur nevojat unike dhe sfidat e përbashkëta me të cilat përballen biznese me karakteristika lokale të ndryshme; të lehtësojë identifikimin e zonave gjeografike të caktuara për të përmirësuar dhe shtuar ofrimin e shërbimeve bashkiake brenda tyre. scan
Largimi i Alpha, mbyllet epoka 25-vjeçare e bankave greke në Shqipëri
INSTAT: 1/3 e punësimit në biznese ishte informale më 2020
Indeksi i Dhomës Amerikane: Sërish rënie e besimit të biznesit në Shqipëri
Shqipëria një nga prodhueset kryesore të agrumeve
Shqipëria dhe tregu i gazit
Ulet numri i të punësuarve në miniera – Gjatë 2020-ës u shkurtuan 944 punonjës, 25% e minatorëve s’kanë sigurim
Gjatë gjysmës së parë të vitit volumi i mallrave të transportuar me hekurudhë llogaritet 14.9 milionë ton-kilometër. Sipas raportit të publikuar së fundmi nga INSTAT volumi i mallrave të transportuar me hekurudhë u rrit me 23,3 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2020-ës. Por volumi i mallrave të transportuara […]
Shqipëria dhe Kosova po zgjerojnë marrëdhëniet e tyre tregtare në vitet e fundit. Sipas raportit të publikuar nga Instituti i Statistikave (INSTAT), eksportet drejt Kosovës gjatë periudhës janar-prill arritën gati 10 miliardë lekë, ndërsa importet llogariten gati 3 miliardë lekë. Eksportet kryesore të Shqipërisë drejt Kosovës përfaqësohen nga eksporti i materialeve të […]
Çmimet e apartamenteve në Tiranë kanë parë rritje të vazhdueshme ndër vite, duke e bërë gjithnjë e më të vështirë blerjen e një banese. Veç qendrës së kryeqyteti ku çmimet arrijnë deri në 3200 euro/m2, shtrenjtim kanë parë edhe zonat periferike. Eksperti për pasuritë e paluajtshme Lefter Sila shpjegon se me gjithë çmimet e […]
Qeveria është duke i hapur rrugë dhënies së licencave në prodhimin dhe shitjen e monedhës Bitcoin. Përmes një projektligji të depozituar në Kuvend, Këshilli i Ministrave propozon të shtojë në ligjin bazë të lejeve dhe licencave edhe ato në sektorët e teknologjisë financiare. Dy janë licencat bazë që do të jepen në fushën […]