e enjte 9 dhjetor 2021
e enjte 9 dhjetor 2021

Rrjeti hekurudhor Shqiptar ka në përdorim 416km linjë hekurudhore kryesore teke (me një binar), në funksion 343.35km me gjerësi standarde 1435 mm dhe rreth 92km linja sekondare të stacioneve dhe degëzimeve industriale. Stacione hekurudhore janë gjithsej 45, në të cilët kryhet procesi i shkëmbimit të trenave dhe i përpunimit të tyre. Linja hekurudhore i përket:

  • zonës fushore me pjerrësi udhëheqëse deri në 9 metra lartësi për 1000 metra gjatësi,
  • zonës kodrinore me pjerrësi udhëheqëse deri në 13 metra lartësi në 1000 gjatësi dhe
  • zonës malore me pjerrësi udhëheqëse deri në 18 metra lartësi në 1000 metra gjatësi.

Një ndër problemet emergjente që kërkon zgjidhje në fushën e transportit është edhe përcaktimi i strategjisë kombëtare dhe modernizimi i rrjetit hekurudhor kombëtar duke rritur cilësinë e tij, veçanërisht në drejtim të intermodalitetit. Për këtë do të duhet të finalizohet, së pari, studimi mbi vlerësimin e gjithë rrjetit hekurudhor shqiptar. Lidhja e këtij rrjeti me atë të Maqedonisë është përfshirë si projekt prioritar në SEETO MAP 2015, duke synuar intregrimin me korridoret europiane hekurudhore.

 

Të dhëna për Transportin Hekurudhor

 

 

 

 

 

 

 

 

Projekte në fazë investimi

  • -Survejimi dhe Sistemi i Informacionit të Rrugëve të Adriatikut SISA (2004-2006)
  • -Mbi Zhvillimin e një Rrjeti Trajnimi për Burimet Njerëzore në Logjistikat dhe Sektorin e Transportit, në Rajonin e Adriatikut ADRIAFORM (2007-2008)
  • -Bashkëpunimi për zhvillimin e Menaxhimit të Kërkesës për Mobilitet CODE (2007-2008)
  • -Integrimi i logjistikës dhe transportit në marrëdhëniet ndërmjet Italisë dhe Ballkanit, ITALBALK Projekt
  • -Programi FP7, për Kërkim dhe Zhvillim Teknologjik.
  • -Green Intermodal Freight Transport
  • -Projekti  AdriaticMoS (Developing of motorways of sea system in Adriatic region)
  • -Projekti INTERMODADRIA (Supporting Intermodal Transport Solutions in the Adriatic Area)
  • -Projekti  Mednet (Mediterranean Network for Customs Procedures and Simplification of Clearance in Ports)
  • -Projekti SEE MARINER (South Eastern Europe Marine and River Integrated System for Monitoring the Transportation of Dangerous Goods)
  • -Projekti MArED (Modernizing and harmonizing maritime education in Montenegro and Albania)

 

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara