e mërkurë 8 dhjetor 2021
e mërkurë 8 dhjetor 2021

 

Ishte viti i largët 1991, kur me ardhjen e demokracisë në Shqipëri, u ndezën edhe llambadhat e besimit në vendin tonë, thuajse pas 5 dekadash ateizëm.

 

Turma qytetarësh dhe besimtarësh ishin derdhur në rrugë për të pritur eksarkun Patriarkal, i njohur botërisht, Episkopi i Andrusës, Anastasi. Kanë kaluar 30 vite nga ai moment i bekuar, ditë që në fakt ishte një zinxhir bekimesh për popullin shqiptar. Një popull i etur për fjalën e Perendisë dhe të Ungjillit, pasi prej afro 50 vitesh ishte shtypur dhe nënshtruar për të blasfemuar kundër Krijuesit.

 

Në më shumë se 2000 vite histori të krishtërimit, 50 vite janë pak, por nëse krahasojmë shkatërrimin e kishave, manastireve, përdhosja e ikonave të shejta, keqtrajtimi, burgosja, internimi apo dhe ekzekutimi i besimtarëve dhe klerikëve, atëhere themi me plot gojë që Shqipëria është vend martirik. Mbase i njëjtë me vitet e para të krishterimit, ku besimtarët torturoheshin nëse pohonin Krishtin si Perëndi.

 

Por viti 1991, Kisha Mëmë, Patriarkana Ekumenike, u kujdes që të dërgonte në vendin tonë një personalitet për ringritjen nga gërmadhat të besimit. Konstandinopoja zgjodhi pikërisht Episkopin e Andrusës, Prof. Dr. Anastasin.

 

Një njëri që i ka dedikuar jetën e tij Perendisë, lëmoshës, përdëllimit dhe përhapjes së Fjalës së Zotit. Shqipëria kishte nevojë për një bari, dhe pikërisht kishte nevojë për Imzot Anastasin.

“Unë jam bariu i mirë. Bariu i mirë, që jep veten e vet për dhentë” (Jn. 10,11).

 

Hapat e tij të para në Shqipëri nuk ishin të lehta. Kisha të kthyera në gërmadha, klerikë sa gishtat e dorës, por nga ana tjetër një popull të uritur nga buka dhe Ungjilli. Një popull që kishte nevojë për ushqim, jo vetëm material, por edhe shpirtëror.

 

Ishte e vështirë që tu kthesh dritën e syve atyrë që për 50 vite ishin ‘verbuar’. Kishte edhe nga ata që nuk besonin tek ai, por koha dhe veprat treguan gabimin e tyre.

 

Misioni i Eksarkut dhe më pas Kryepiskopit Anastas u duk kur kreu Liturgjinë e parë në kishën e Ungjillëzimit në Tiranë, liturgji që e nisi me himnin “Krishti u Ngjall së vdekurish…”. Ai ngrohu menjëherë zemrat e besimtarëve të pranishëm në kishën e mbushur plot.

 

Ndërsa sot, pas 30 vitesh, mund të na duket gjërat shumë ndryshe. Sot kemi kisha dhe katedrale në çdo qytet, kemi manastire, shkolla, universitete, mensa, spitale, kopshte etj. Këto janë veprat baritore të Kryebariut tonë në Shqipëri. Një pasuri e madhe që i ngelet kombit tonë.

 

Por ajo që ka më shumë rëndësi, nuk janë ndërtesat dhe miliona euro të investuara në vendin tonë, por ringjallja e besimit në zemrat e shqiptarëve duke u dhënë si model jetën e tij. Kryepiskopi Anastas, një person që i ka dhuruar jetën Perendisë, që imiton Zotit Tonë Jisu Krisht.

 

Prej 3 dekadash në Shqipëri u kthye shpresa! Nuk do na braktisë Perëndia! Kjo ishte thirrja e këtij njëriu që luftoi kundër rrymave, qarqeve dhe plot pengesave në këto vite për të glorifikuar emrin e Krishtit në Shqipërinë martirike, që besimin e parë e sollën Apostujt.

Kjo figurë e madhe dhe e përbotshme e orthodhoksisë, prej momentit që u zgjodh Eksark nga Patriarkana Ekumenike, punon dhe lutet për besimtarët dhe grigjën e tij.  Le ta urojmë Kryebariun tonë Anastasin: “Të shumta i qofshin vjetët”.

Nga: Nikolla Barkaj

 

 

 

Sot në datën 24 Qershor 2021 u zhvillua në Kishën Katedrale “Ngjallja e Krishtit” në Tiranë Meshë Arkihieratike me praninë e Fortlumturisë së Tij Kryepiskopit Anastas, Mitropolitët i Korçës Joani, i Gjirokastrës Dhimitri, i Fierit Nikolla, i Elbasanit Andoni, i Amantaias Nathanaili si dhe Episkopi i Bylisit Asti bashkë me klerikë të Kryepiskopatës!

 

 

 

 

 

 

 

 

Më shumë

15 korrik 1941, kisha e Shën Prokopit gjatë ndërtimit

Komuniteti ortodoks i Tiranës, i ngulur në këtë qytet që prej shek. XVIII, veç gjallërisë që i solli qytetit, barti me vete edhe objektet e veta të kultit. Si të krishterë të ritit Lindor, ortodoksët e Tiranës, kryesisht me prejardhje vllahe- arumune, ndërtuan të parën kishë të tyren më 1780, në atë pjesë të […]

Kohë pandemie: Orthodhoksët për të dytin vit radhazi do të kremtojnë Ringjallejn e Krishtit në kushte shtëpie

E ndërsa masat lehtësuese shtohen një nga një, besimtarët orthodhoksë do të kremtojnë Ringjalljen e Krishtit edhe për këtë vit në kushte shtëpie.   “Sot është e Enjte e Madhe, sapo mora bojën e kuqe në kishë për të ngjyer vezët siç e ka tradita në këtë ditë, por zonjat që ishin tek dyqani […]

Kisha katolike: Shitblerja e votës plagë që duhet të zhduket

Dënimi me forcë i fenomenit të shitblerjes së votës, shqetësimet për kandidatët me të kaluar të dyshimtë, apo dhe sfidat me të cilat do të duhet të përballet qeveria e ardhshme që do të dalë nga zgjedhjet, ishin në qendër të një deklarate të Konferencës Ipeshkvore të Shqipërisë, pikërisht në prag të votimeve të […]

Përgjaket xhamia në qendër të Tiranës, plagosen me thikë 5 besimtarë

5 besimtarë muslimanë u plagosën sot gjatë një sulmi me thikë nga ana e një 34 vjeçari, Rudolf Nikollaj, në xhaminë Dine Hoxha, në Tiranë. Agresori, u kap nga vetë besimtarët, të cilët më pas e dorëzuan atë në polici. Besimtarët e plagosur u dërguan menjëherë në spital jashtë rrezikut për jetën. Ende nuk […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara