Tre javë pas hapjes së shkollave, të dhënat e raportuara nga ministria e Shëndetësisë nuk tregojnë për ndikim përkeqësues të prirjes së pandemisë së COVID-19.
Duke përjashtuar rastet që mund të kalojnë pa shenja, përgjithësisht koronavirusit i duhet nga 5 deri në 14 ditë për të shfaqur sëmundje të mushkërive. Prej datës 14 shtator, kur nisi viti i ri shkollor e deri më sot – 20 ditë – të dhënat e raportuara nga ministria nuk tregojnë përkeqësim shqetësues të situatës, përkundrazi.
Të shtunën ministria raportoi për 152 raste të reja pas 1008 testimesh ndërkohë që në spitale u tha se ishin 200 pacientë, 24 prej të cilëve në terapi intensive.
Krahasuar me mesataren e muajit të shkuar – muaji i gjashtë (14 gusht-14 shtator), që kishte bilancin më të rëndë, – numri i pacientëve në spitale është shtuar nga mesatarisht 162 në ditë, në 185 gjatë njëzetë ditët e fundit (muaji i shtatë, që nis nga data 15 shtator).
Megjithatë treguesit që nxjerrin në pah anën lehtësuese të situatës janë rritja e testeve me prirje në ulje të rezultate negative. Ndërkohë që është rritur ndjeshëm numri i të shëruarve duke bërë që situata të rikthehet në prirjen ulëse të rasteve aktive.
Tre ditët e fundit autoritetet, – publike dhe jopublike, – shëndetësore kanë bërë mbi 1 mijë teste duke e rritur mesataren e përgjithshme. Muajin e shkuar mesatarja e testeve ishte 853 në ditë me një pozitivitet 17 për qind, – me mesatarisht 147 raste të reja në ditë.
Aktualisht me mesataren 862 teste, pozitiviteti ka rezultuar të jetë 15.9 për qind, – me mesastarisht 137 raste në ditë. Raporti i zhdrejtë i testeve kundrejt të infektuarve është lehtësues pasi tregon se perceptimi për përhapjen e infeksionit nuk është aq i madh sa pandehej në situatën kur bëheshin më pak teste.
Muaji i gjashtë (14 gusht – 14 shtator)
Mesatarja ditore e të shëruarve u rrit nga 97 në 101 njëzetë ditët e fundit (kjo edhe për rrjedhojë se ka pasur më tepë të infektuar këtë periudhë), me rekordin ditor të shënuar të premten me 265 persona që kishin mundur ta mposhtin virusin.
Tashmë mbi 60 për qind e personave që janë prekur nga koronavirusi prej muajit mars, kanë mundur të shërohen (8,536 nga 14,117 të infektuar). Krahasuar me muajin e shkuar, raporti është përmirësuar me 3 për qind më shumë.
Ulja e rasteve të reja dhe rritja e të shëruarve mund të lehtësojë sistemin e shëndetësisë. Në tërësi të dhënat e ministrisë tregojnë se spitalet kanë mundur ta përballojnë fluksin e të shtruarve pavarësisht se prirja e pandemisë ka qenë shqetësuese.
Muaji i shtatë (15 shtator deri sot 3 tetor)
Në përgjithësi, prej marsit, kur u diagnostikua me koronavirus pacienti i parë, autoritetet shqiptare kanë kryer mbi 91 mijë teste, prej së cilave kanë rezultuar pozitivë 14,117 persona. Nga këta, 60.4 për qind janë shëruar (8,536 persna), 36.7 për qind mbeten ende mbartës (5,189), ndërsa rreth 2.8 për qind nuk ia kanë dalë mbanë (392 persona).
Pas një periudhe të gjatë me kufizime aktivitetesh sociale dhe ekonomike, ekspertët e shëndetësisë kanë qenë të kujdesshëm për sa i përket hapjes së shkollave për ciklin fillor dhe atë të mesëm. Argumenti kryesor për hapjen tyre ka qenë se “fëmijët kanë prirje të ulët të përhapjes së infeksionit” dhe se “nëse shoqërohet me masa parandaluese” mbartja dhe përhapja prej tyre “mund të kufizohet”. Aktualisht ky qëndrim po rezulton bindës.
Këtij argumenti autoritetet i kanë shtuar masa të rrepta shëndetësore për t’u ndjekur. Deri më tani, të dhënat tregojnë se gjërat kanë shkuar mirë.
Mirëpo me ardhjen e stinës së ftohtë, hapjes së universiteteve – më 2 nëntor, – dhe zhvendosjes së aktiviteteve ekonomike e sociale në mjedise të brendshme, situata kërkon kujdes, gjë për të cilën autoritetet apelojnë për ndërgjegjësim më të madh të qytetarëve.
Të dhëna domethënëse:
Masa të rëndësishme:
Të dhëna mbetur të paqarta:
Leje qëndrimi për pensionistët dhe ata që blejnë prona në Shqipëri
Organizatat rinore, të shqetësuara për emigrimin e rinisë
30 vite nga rënia e bustit të diktatorit komunist Enver Hoxha
Pandemia nuk ndal migrimin e paligjshëm të shqiptarëve në Greqi
Ismail Kadare: Ky vend bëhet!
‘Bejkë e bardhë’: Ndahet nga jeta Lefter Çipa, autori i mbi njëmijë këngëve të polifonisë shqiptare
112 vite nga numri i 1-rë i gazetës “Dielli”, organ i rëndësishëm informimi për shqiptarët, e vetmja gazetë që vjen nga koha e Rilindjes Kombëtare dhe vazhdon të del edhe sot në SHBA. “Dielli” ishte gazeta e shoqatës “Besa-Besë” dhe editori i saj i parë ishte Fan Stilian Noli. Dielli është cilësuar si […]
Disa anketa dhe metodologji të zhvilluara nga INSTAT dhe organizata të ndryshme joqeveritare tregojnë për një përkeqësim të fenomenit të emigracionit në dekadën e tretë që nga rënia e regjimit komunist. Një prej tyre, që mat emigracionin dhe diasporën, tregon se nga viti 2011 deri më 2020, janë larguar nga vendi rreth […]
Ambasada e Shqipërisë në Kanada ka shpërndarë nëpërmjet postës abetaret dhe librat e mësimit të gjuhës shqipe në Toronto, Ontario. Lajmi bëhet i ditur nga Ambasada e Shqipërisë në Kanada e cila njofton se ditën e sotme, në prag të semestrit të dytë, përcollëm nëpërmjet shërbimit postar abetaret, librat e mësimit të gjuhës […]
Njësia për Hetimin e Krimeve Kompjuterike, në vazhdimësi të punës së saj të përditshme, prej disa kohësh ka evidentuar problematika që kanë të bëjnë me rrjetet e komunikimit. Për të sqaruar më mirë opinionin publik, bëhet fjalë për një situatë serioze, e cila ka të bëjë me “Ndërhyrjen në të dhënat kompjuterike” dhe më […]