Vëllimi tregtar i Shqipërisë gjatë vitit 2020 pësoi një rënie me gati 7.5 përqind, ose me 571 milion euro më pak se viti 2019, ndikuar nga efekti i pandemisë COVID 19. Të dhënat e Institutit shqiptar të Statistikave, INSTAT, tregojnë se rënia erdhi si pasojë e tkurrjes si të eksporteve ashtu dhe të importeve, të cilat pas goditjes së parë që morën gjatë muajit Prill, kur jo vetëm vendi, por dhe partnerët e tjerë tregtarë njohën mbylljen e plotë, nisën të rigjallërohen me një tendencë të vazhdueshme drejt përmirësimit, pavarësisht disa luhatjeve.
Në fund të vitit, ekportet ishin në nivelin e gati 272 miliard lekëve ose 2,198 miliard eurove (me kursin aktual të këmbimit), duke rregjistruar një rënie prej 9 përqind krahasuar me vitin 2019, e barabartë me 217 milion euro. Sipas INSTAT-it, grupet që kanë ndikuar në uljen vjetore të eksporteve janë: “Tekstile dhe këpucë”, ose industria e fasonëve me -5,3 pikë përqindje, “Minerale, lëndë djegëse, energji elektrike” me -3,5 pikë përqindje, “Materiale ndërtimi dhe metale” me -1,2 pikë përqindje. Në ndërkohë sektorë të tjerë njohën rritje vjetore: grupi “Ushqime, pije, duhan” me +1,2 pikë përqindje dhe grupi “Makineri, paisje, pjesë këmbimi” me +0,5 pikë përqindje.
Totali i importeve përgjatë vitit 2020 ishte mbi 605 miliard lekë (4,893 mld euro) duke u ulur me 6.8 përqind, ose 354 milion euro më pak. Sipas të dhënave të INSTAT-it, grupet që kanë ndikuar kryesisht në uljen vjetore të importeve, janë: “Minerale, lëndë djegëse, energji elektrike” me -3,5 pikë përqindje, “Tekstile dhe këpucë”me -1,8 pikë përqindje, dhe “Makineri, pajisje, pjesë këmbimi” me -0,8 pikë përqindje. Ndërsa ndikim pozitiv ka patur grupi “Produkte kimike dhe plastike”, me +0,4 pikë përqindje dhe “Ushqim, pije, duhan” me +0,1 pikë përqindje.
Bashkimi europian vijoi të mbetet destinacioni kryesor për shkëmbimet tregtare të Shqipërisë, duke zënë 63.1 përqind të të gjithë tregtisë, që në vlerë është e barabartë me 4,477 miliard euro. Megjithatë krahasuar me vitin e kaluar ka një rënie me 5 pikë përqindje. Eksportet drejt vendeve të BE-së zunë 74,7 përqind të totalit të produkteve shqiptare të shitura jashtë vendit, me një vlerë prej 1,642 miliard euro. Ndërsa importet nga vendet e BE-së zënë 58,0 përqind të totalit të produkteve që hynë në tregun vendas, ose e barabartë me 2,835 miliard euro.
Italia u rikonfirmua sërish si partneri kryesor i Shqipërisë me 31.4 përqind të totalit të vëllimit tregtar, ndonëse me një rënie prej 3 pikësh përqindje. Eksportet me Italinë ranë me 13.7 përqind, duke zbritur në 998,5 milion euro nga 1,157 miliard eurosh në 2019. Ndërsa importet nga Italia zbritën në 1,122 miliard euro (-7.4 përqind) nga 1,327 miliard euro të një viti më parë. Në total shkëmbimet tregtare me Italinë u tkurrën me 363.5 milion euro, e barabartë me 63.6 përqind të të gjithë rënies së vëllimit tregtar përgjatë vitit 2020.
Transporti detar – në janar të 2021 u përpunuan 7% më shumë mallra se 2020
Dyfishohet ndihma ekonomike
Ndryshon faturimi i energjisë elektrike, matësit do lexohen një herë në dy muaj
Paraja jashtë bankave arrin rekorde historike – Në 2020-ën u rrit me gjysmë miliardë Euro
Mbyllja e Kapshticës lë stok mollët e Korçës
Shqipëria nënshkruan marrëveshje tregtare me Mbretërinë e Bashkuar
Banka e Shqipërisë gjatë vitit të kaluar, atë të pandemisë, ka frenuar tërësisht blerjen e arit monetar, si mjet rezerve. Shifrat më të fundit nga institucioni tregojnë se në dhjetor të vitit të kaluar, vlera e shufrave të arit në arkat e saj prekte 136 milionë euro. Në vlerë kjo shifër është lehtë më […]
Tre zhvillime në ndërrimin e viteve do të kenë efekt afatgjatë në biznesin e koncernit Gazprom në Europën Juglindore, me pasoja edhe në tregun e BE-së. Kush fiton dhe kush humbet? Me ndërrimin e viteve në tregun e gazit në Europën Juglindore pati tre zhvillime me rëndësi që do të kenë vazhdë […]
Të dhënat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se të ardhurat neto nga ky zë në Bilancin e Pagesave për 9-mujorin 2020 kishin vlerën e 155 milionë eurove, në rënie me 30% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Ky është njëkohësisht niveli më i ulët i pesë viteve të fundit. Metodika […]
Sektori fason shënoi një rritje të ndjeshme të ardhurave në tremujorin e tretë të vitit 2020. Mbështetur në të dhënat e bilancit të Pagesave të Bankës së Shqipërisë, të ardhurat për shërbimet e përpunimit të mallrave të porositësve nga jashtë vendit arriti në 125 milionë euro, në rritje me 30 milionë euro krahasuar me tremujorin […]