Saturday 10 June 2023
Saturday 10 June 2023

 

Një makinë e tipit Mercedes-benz A Class, ka shpërthyer i pasojë e vendosjes së një sasie tritoli pasditen e sotme në rrugën “Irfan Tomini” në Tiranë.

 

Makina, thuajse është shkatërruar plotësisht, ndërsa personi i plagosur rëndë është Preng Gjini nga qyteti i Rrëshenit.

 

Mësohet se makina ka shpërthyer, ndërkohë që po udhëtonte pranë zonës së njohur si “Ura e NSHERAK-ut”

 

Shpërthimi ishte aq i fortë sa që është dëgjuar deri në mes të Tiranës.

 

Nga kjo ngjarje i dëmtuar ka mbetur dhe një tjetër person, një shtetas italian që ishte kalimtar i rastit, si dhe disa makina që ishin në afërsi.

 

Policia e Tiranës po heton në bashkëpunim me Policinë e Rrëshenit pasi ngjarja dyshohet se ka ardhur për shkak të hakmarrjes.

 

Preng Gjini mësohet se ka marrë dëmtime të rëndë dhe ndodhet në reaminacion në gjendje kritike për jetën.

 

Sakaq mësohet se pista kryesore e hetimit është ajo e hakmarrjes pasi shënjestra e atentatit të sotëm mendohet se ka lidhje me vrasjen e Kastriot Reçit, ngjarje e ndodhur në janar të këtij viti, ende e pazbardhur.

 

Gjini ishte shoqëruar nga policia në lidhje me vrasjen e Kastriot Reçit, i cili u ekzekutua më 7 janar 2020 përpara lokalit të tij në qendër të Rreshenit. Gjini u mbajt më shumë se 12 orë në komisariat, por nuk u gjendën prova të cilat vërtetonin përfshirjen e tij në vrasjen e Reçit.

 

Dyshohej se Kastriot Reçi ishte i përfshirë në trafikun e lëndëve narkotike ndërsa ishte edhe pronar i një televizoni me seli në Lezhe “Media Plus” dhe një bar-kafe në Rrëshen me emrin “Mirdita”.

 

Siç raportohet vëllezërit Gjini janë kundërshtarë të Kastriot Reçit.

 

Katër vite më parë Reçi u mor në pyetje si i dyshuar se ishte përfshirë në vrasjen e ndodhur në 9 Shtator të 2016, ku u vra ish-drejtori i OSHEE-së në qarkun e veriut, Sajmir Jaku.

 

Pas marrjes në pyetje, Reçi u la i lirë për mungesë provash.

 

Ekzekutimi i Sajmir Jakut do të pasonte me një zinxhir tjetër vrasjesh brenda e jashtë Shqipërisë, të gjitha pa autorë.

 

Shtatë muaj më pas, në 28 Prill po të 2017-ës në Romë të Italisë vritet Gasper Reçi, vëllai i Kastriot Reçit.

 

Sipas policisë Italiane, dy vëllezërit Reçi ishin të skeduar në trafikun e drogës.

 

Hakmarrja mes grupeve vijoi më tej.

 

Në 6 Shtator 2017, në Belgjikë vritet Kreshnik Gjini, nipi i Sajmir Jakut.

 

Ndërsa në 12 Gusht të 2019, po në Rrëshen vritet Tonin Gjini, i njohur edhe me emrat Armando e Antonio Gjini.

 

Të gjitha këto ngjarje, janë duke u hetuar në një pistë të vetme, hakmarrja.

 

Seriali i vrasjeve

 

-9 Shtator 2016 vritet Sajmir Jaku

-28 Prill 2017 vritet Gasper Reçi

-6 Shtator 2017 vritet Kreshnik Gjini (nipi i Sajmir Jakut)

-12 Gusht të 2019 vritet Tonin Gjini

-7 Janar 2020 vritet Kastriot Reçi.

 

 

 

 

 

 

 

 

Më shumë

Kuvendi i Berishës, shkarkon Bashën

Partia Demokratike ndodhet në një krizë të thellë ekzistenciale. Shenjat e krizës janë të dukshme. PD është sot e përçarë keqazi.   Demokratët janë rrjeshtuar në dy grupime kundërshtare: njëri me mbështetës të Sali Berishës, ish-liderit historik të PD, të shpallur “Person non grata” nga qeveria amerikane për “vepra korrupsioni që minojnë demokracinë në […]

“Non-grata”, Berisha shkon me ‘Foltoren’ në SHBA

Të dielën e 5 dhjetorit ora 12:00 me orën lokale, do të zhvillohet ‘Foltorja’ e ish-kryeministrit Sali Berisha me shqiptarët e Amerikës. Njoftimin e ka bërë publik lideri historik i PD përmes një postimi në Facebook. Organizimi është bërë nga diaspora shqiptare në SHBA.   Takimi do të zhvillohet me video-konferencë njësoj sikur të […]

Shqipëri – Kosovë, pa ndalesa në kufi!

Në mbledhjen e përbashkët të dy qeverive, Kosovës dhe Shqipërisë që po mbahet sot në Elbasan, ministri i Brendshëm Bledi Çuçi shpjegoi tre marrëveshjet e arritura. Tre marrëveshjet synojnë lehtësimin e lëvizjes së qytetarëve në të dy anët e kufirit. “Dua ta filloj nga kjo e fundit që ka të bëjë me lejet e […]

Berisha për Zërin e Amerikës: Unë do marr PD-në, nuk bëj parti tjetër

Ish kryeministri dhe drejtuesi i Partisë Demokratike, Sali Berisha përjashton në mënyrë kategorike, krijimin e një force të re politike. Në një intervistë për Zërin e Amerikës, ai shprehet i bindur se kuvendi i thirrur prej tij dhe mbështetësve të tij më 11 dhjetor do të shënojë një rithemelim të kësaj partie të […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara