Saturday 25 March 2023
Saturday 25 March 2023

Në Shtetet e Bashkuara, numri i të vdekurve nga koronavirusi vazhdon të rritet me shpejtësi dhe ka arritur në rreth 2500, me rreth 140 mijë të testuar pozitivë.

 

Në një konferencë shtypi të dielën mbrëma, Presidenti Donald Trump e zgjati deri më 30 prill afatin për zbatimin e udhëzimeve të distancimit social. Ai tha se piku i vdekjeve në SHBA me gjasë do të arrijë pas dy javësh, por theksoi se shpreson që vendi të hyjë në rrugën e rimëkëmbjes nga koronavirusi përpara 1 qershorit.

 

Presidenti akuzoi spitalet se po grumbullojnë respiratorë, për të cilët kërkesa është mjaft e madhe.

 

Ai tha se çdo spital që nuk i përdor respiratorët duhet t’i dorëzojë ato. Pak ditë më parë Presidenti Trump përdori fuqitë e emergjencës për t’i kërkuar firmës General Motors të prodhojë respiratorë për pacientët e koronavirusit, pasi e kishte akuzuar më parë këtë kompani se po harxhonte kohën me negociata. Dje, ai shprehu më tepër optimizëm për firmën General Motors, duke thënë se ajo po punon fort. Administrata e tij është nën presion për të shtuar prodhimin e respiratorëve, që janë me rëndësi kritike për të shpëtuar pacientët me komplikacione nga koronavirusi.

 

FAUCI: 100 MIJË MUND TË HUMBIN JETËN

Eksperti më i lartë i qeverisë amerikane për sëmundjet infektive, Anthony Fauci, parashikoi të dielën se 100 deri në 200 mijë amerikanë mund të vdesin nga koronavirusi.

 

Dr. Fauci, Drejtor i Institutit Kombëtar të Alergjive dhe Sëmundjeve Infektive tha se Shtetet e Bashkuara do të kenë ndoshta “miliona raste” me COVID-19. Ai tha se shifrat e tij bazohen në modele shkencore që ndikohen nga shumë faktorë.

 

Si dr. Fauci edhe dr. Thomas Inglesby, drejtor i Qendrës për Sigurinë e Shëndetit në Universitetin Johns Hopkins, hodhën poshtë sugjerimet e Presidentit Donald Trump për zbutjen e masave si këshilla për të ndenjur në shtëpi dhe distancimi sociale për frenimin e përhapjes së koronavirusit.

 

Dr. Fauci tha se do të mbështeste lehtësimin e masave kundër koronavirusit në zonat më pak të goditura të vendit, nëse rritet disponibiliteti i testeve për t’i monitoruar ato zona. Por ai tha se situata është pak e paqartë aktualisht.

 

“Duhet të vazhdojmë me distancimin social”, tha Dr. Inglesby në televizionin Fox.

 

Ritmi i koronavirusit në Shtetet e Bashkuara ka qenë alarmues, me 1 mijë të vdekur regjistruar gjatë një muaji dhe 1 mijë të tjerë vetëm dy ditët e fundit.

 

Presidenti Trump sugjeroi javën e kualuar se pjesë të vendit mund të rikthehen në punë pa problem, duke vazhduar “distancimin social dhe larjen e duarve”.

 

I pyetur nëse kjo është e realizueshme, Dr. Inglesby tha: “Nuk besoj”.

 

Ai tha se nëse amerikanët, miliona prej të cilëve po punojnë nga shtëpia ose po rrinë në shtëpi pa page, kthehen në punë para kohe, koronavirusi do të përhapet “gjerësisht dhe me agresivitet. Duhet seriozisht të vazhdojmë kufizimet”.

 

Nënpresidenti Mike Pence, që drejton grupin e punës së administratës për luftën kundër koronavirusit, i the televizionit Fox News se në ditët në vazhdim do t’i japë Presidentit Trump të dhëna lidhur me përparimin e sëmundjes.

 

“Do ta hapim vendin sa më parë që të mund ta bëjmë një gjë të tillë në mënyrë të përgjegjshme”, tha ai.

 

Zoti Pence tha se “duhet të jetë inkurajuese për amerikanët” që nga qindra mijëra njerëz që janë testuar, vetëm 10 për qind kanë rezultuar pozitivë.

 

Por kryetarja demokrate e Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi, paralajmëroi për ditë të vështira. Ajo tha se vendimet e Presidentit Trump kanë rezultuar vdekjeprurëse, përfshirë mohimin e tij fillestar të ndikimit të pandemisë dhe vonesat e qeverisë për të siguruar paisjet mjekësore për zonat ku janë të nevojshme.

 

“Duhet të parandalojmë humbjet e mëtejshme të jetëve, jo të rifillojmë hapjen. Duhet të vazhdojmë testimet”, tha ajo në CNN.

 

Guvernatori republikan i Merilendit, Larry Hogan u bëri jehonë ekspertëve të shëndetësisë.

 

“Do të ndjekim këshillën e doktorëve dhe shkencëtarëve”, tha ai në Fox News. Ai tha se jo vetëm që vendi nuk do t’i kthehet normalitetit për Pashkë, por “mendojmë që pas dy javësh do të jetë më keq, jo më mirë”.

 

Guvernatorja demokrate e Miçiganit, Gretchen Whitmer, që ka debatuar shpesh me republikanin Trump lidhur me mungesat në paisjet mjekësore për profesionistët e shëndetësisë, than ë CNN se duhet ndaluar përhapja e koronavirusit “për t’u dhënë spitaleve shansin” që trajtojnë pacientët.

 

Presidenti Trump, kishte shqyrtuar mundësinë e vënies në karantinë për dy javë të shteteve Nju Jork, Nju Xhersi dhe Kenektikat, por u tërhoq nga kjo lëvizje, duke i bërë thirrje Qendrës për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve që të lëshojë një “udhëzim të rreptë për udhëtimet” në zonën që përfshin këto shtete. VOA

 

30 mars 2020

Më shumë

Duke shpresuar se Omicron nuk do të shkatërrojë Krishtlindjet, Betlehemi ndez dritat e pemës

BETHLEHEM, Bregu Perëndimor, 4 dhjetor (Reuters) – Banorët ndezën një pemë gjigante të Krishtlindjeve jashtë Kishës së Lindjes së Betlehemit të shtunën, duke shpresuar që një variant i ri i koronavirusit të mos prishë një sezon tjetër pushimi në vendlindjen tradicionale të Jezusit. Betlehemi u mbyll vetëm Krishtlindjet e kaluara, duke humbur sezonin […]

Zgjerimi i ndikimit turk rrit tensionet me Iranin

Arrestimi i agjentëve iranianë në Turqi muajin e kaluar, thonë analistët, është shenja më e fundit e rritjes së tensioneve midis dy fqinjëve. Kjo po ndodh ndërsa Turqia po zgjeron ndikimin e saj në rajonin e Kaukazit në dëm të Iranit.   Forcat turke të sigurisë arrestuan agjentët iranianë për të cilët Turqia […]

Energjia atomike energji e gjelbër?

Gjermania dhe disa shtete të BE kundërshtojnë kategorizimin e energjisë atomike si energji të gjelbër. Por shumica e vendeve të BE e mbështet këtë, mes tyre edhe Franca.     Gjermania dhe katër shtete të tjera e kundërshtuan hapur në Glasgou, ku përfundoi Konferenca Botërore për Klimën, kategorizimin e energjisë atomike si energji të […]

Izraeli mohon akuzat për spiunazh në Turqi

Izraeli është angazhuar për lirimin e një çifti izraelit të cilët janë dërguar në mbajtje nga ana e autoriteteve turke, tha kryeministri izraelit, Naftali Bennett.   Media shtetërore turke ka thënë se izraelitët e ndaluar ishin spiunë.   Kryeministri Bennett tha përmes një deklarate se ai ka biseduar me familjen e dy izraelitëve, […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara