Sunday 26 March 2023
Sunday 26 March 2023

 

Të ardhurat nga primet e shkruara bruto të sigurimit për periudhën janar-shtator 2020 kapën vlerën mbi 11,999 milionë lekë, ose 6.54% më pak se në periudhën janar-shtator 2019. Gjatë periudhës janar-shtator 2020, numri i kontratave të sigurimit të lidhura arriti në 693,507 me një ulje prej 30.10% krahasuar me periudhën janar-shtator 2019.

 

Sipas të dhënave të publikuara nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare, tregu vazhdoi të mbetet sërish i orientuar tek sigurimet e Jo-Jetës, të cilat sollën 93.18% të vëllimit të përgjithshëm të primeve, duke i lënë përkatësisht sigurimet e Jetës me 6.81%. Parë nga këndvështrimi i ndarjes së tregut sipas llojit të sigurimit, i detyrueshëm dhe vullnetar, primet e shkruara bruto të sigurimit vullnetar zënë 37.08% dhe primet e shkruara bruto të sigurimit të detyrueshëm zënë 62.92% të totalit të tregut.

Gjatë periudhës janar-shtator 2020, dëmet e paguara bruto në tregun e sigurimeve, arritën në rreth 5,572 milionë lekë, ose 30.27% më shumë se në periudhën janar-shtator 2019.

Sigurimi i Detyrueshëm Motorik
Primet e sigurimit të detyrueshëm motorik, gjatë periudhës janar-shtator 2020 arritën rreth 7,550 milionë lekë, ose 6.92% më pak se në periudhën janar-shtator 2019.

Produkti MTPL e brendshme, në periudhën janar-shtator, pati një rritje prej 3.40% të vëllimit të primeve të shkruara bruto. Kjo u shoqërua edhe me një rritje të numrit të kontratave prej 5.01% krahasuar me periudhën janar-shtator 2019.

Produkti Karton Jeshil në periudhën janar-shtator pati një ulje prej 40.69% të vëllimit të primeve të shkruara bruto. Kjo u shoqërua nga një ulje e numrit të kontratave prej 58.13% krahasuar me periudhën janar-shtator 2019.

Produkti Sigurim Kufitar, në periudhën janar-shtator, pati një ulje 60.50% të vëllimit të primeve të shkruara bruto, krahasuar me periudhën janar-shtator 2019. Edhe numri i kontratave u ul me 67.65%.

Sigurimi Vullnetar
Primet e sigurimit vullnetar, gjatë periudhës janar-shtator 2020 arritën rreth 4,449 milionë lekë, 5.90% më pak se në periudhën janar-shtator 2019. Numri i kontratave të sigurimit vullnetar u ul me 43.43% krahasuar me periudhën janar-shtator 2019.

Primet e sigurimit vullnetar të Jo-Jetës gjatë periudhës janar-shtator 2020, patën ulje me 4.35%, kundrejt periudhës janar-shtator 2019.

Në portofolat ePronës, Përgjegjësive, Garancive të cilat gjatë periudhës janar-shtator 2020 siguruan mbi 2,104 milionë lekë të ardhura në total, vendin e parë e zunë Zjarri dhe Dëmtime të Tjera në Pronëme rreth 60.75%, të pasuara nga sigurimi i Përgjegjësisë së Përgjithshme me 30.32% të totalit.

Në portofolin sigurimi nga Zjarri dhe Forcat e Natyrës, gjatëperiudhës janar-shtator 2020, vihet re një rritje prej 11.82% e vëllimit të primeve të shkruara bruto të këtij portofoli dhe një rritje me 2.49% e numrit të kontratave të sigurimit, krahasuar me periudhën janar-shtator 2019.

Të ardhurat nga sigurimete Aksidenteve dhe Shëndetit, gjatëperiudhës janar-shtator 2020, arritën në rreth 825 milionë lekë, duke shënuar një ulje prej 11.72% në krahasim me periudhën janar-shtator 2019.

Primet nga sigurimet e Jetës gjatëperiudhës janar-shtator 2020, arritën rreth 818 milionë lekë, ose 8.52% më pak se në periudhën janar-shtator 2019.

Dëmet e Paguara Bruto
Pagesat e dëmeve gjatë periudhës janar-shtator 2020 u rritën me 30.27% krahasuar me periudhën janar-shtator 2019. Pjesa më e madhe e dëmeve të paguara bruto i përket sigurimit nga Zjarri dhe Forcat e Natyrës me rreth 2,546 milionë lekë, apo 45.70% të totalit të dëmeve të paguara bruto.

Tabela më poshtë paraqet dëmin mesatar për disa nga produktet e sigurimit motorik.

 

 

 

 

Më shumë

Raport i ri monitorimi mbi shpenzimet dhe punësimet elektorale

Akademia e Studimeve Politike publikoi sot Raportin e Monitorimit mbi administratën shtetërore dhe mbi shpenzimet e partive gjatë fushatës për zgjedhjet parlamentare të 25 prillit.   Në raportin e gjashtë të monitorimit mbi shpenzimet e partive dhe administratën gjatë fushatës zgjedhore të 25 prillit theksohet se ministrat dhe zyrtarët e lartë nuk bënë […]

Raporti vjetor i KLSH: 17.7 milion euro dëm ekonomik gjatë 2020

Kryetari i ri i KLSH-së, Arben Shehu paraqiti në Kuvend raportin e KLSH-së për vitin 2020. Në fjalën e tij, Shehu tha se KLSH i ka kryer të gjitha detyrimet ligjore ndaj Kuvendit të Shqipërisë. “Gjatë viti 2020 Kontrolli i Lartë i Shtetit i ka përcjellë Kuvendi 66 vendime dhe raporte për auditimet e […]

Shqipëria ndër vendet e Europës, me më shumë vdekje nga aksidentet rrugore 

Në Shqipëri, në vitin 2019 humbën jetën 227 persona, sipas të dhënave të INSTAT.   Në raport me popullsinë, vendi shënoi 80 fatalitete nga aksidentet rrugore për 1 milionë banorë.   Kjo shifër e rendit Shqipërinë ndër vendet me vdekjet më të larta nga aksidentet rrugore në raport me popullsisë dhe gati 60% […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara