Albanian Profile
e diel 25 korrik 2021
e diel 25 korrik 2021

 

 

Plazhi i Porto Novës në Vlorë është një nga destinacionet që po tërheq turistët e huaj.

 

Mungesa e hapësirave private si dhe struktruave të tjera akomoduese në këtë vijë bregdetare të Zvërnecit, ka bërë që shumë pushues nga vende të ndryshme të botës ta kthejnë, atë në një sheshpushim kampingu.

 

“Vij nga Gjermania dhe së bashku me gruan vendosëm të udhëtojmë me furgonin tonë në Greqi/Kroaci/Shqipëri. Periudha e pandemisë na shërbeu për ta transformuar furgonin tonë në një mjet jo vetëm transporti, por dhe jetese. Ky vend ku jemi aktualisht është jo shumë i ndotur dhe pa restorante dhe kjo është ajo që duam të shijojmë.”

 

“Jam Peter nga Çekia…më pëlqejnë pushimet malore, por sot ndodhemi në këtë breg kaq të bukur pa njerëz.”

 

Bukuria natyrore dhe qetësia janë ato se çfarë kërkojnë këta pushues të huaj në këto ditë të nxehta vere. vp

 

 

 

 

Më shumë

Shqipëria Turistike dhe “Mihalët” e saj!

Historia e ‘Mihalit’ është përsëritur sërish në jug të vendit. Një çift peshuesish, kësaj here shqiptarë me një vajzë të vogël kanë shkuar për të kaluar disa ditë në bregdetin e Livadhit në Himarë, por fundi i tyre nuk ka qenë aspak i qetë.     Për shkak se nuk u kanë pëlqyer kushtet, […]

Ide që funksionon, turizmi me gomone

Nga vend që prodhonte emigrantë që largoheshin me gomone nga vendi, sot Shqipëria është kthyer në destinacion turistik, që mirëpret turistë që vijnë me gomone.   Besmir Lulaj lindi në vitin 1990, atëherë kur Shqipëria e dalë nga regjimi diktatorial me kufij të mbyllur, ishte e etur për botën e veçanërisht Europën.   Të […]

Turistët zbresin në jug – Sfidë e këtij sezoni mbetet siguria e jetës së pushuesve

Sokol Agolli po shijon rrezet e diellit buzë jonit. Ku duket se 70 vjeçari këtë fund maji e ka gjithë plazhin për vete.   “Uji është armiku kryesor i virusit”, thotë ai.   Ndryshe nga viti 2020 ku turizmi shqiptar u mbajt nga vendasit dhe vizitorët e rajonit këtë vit kanë filluar të […]

Pushuesit nga Kosova gjallërojnë bregdetin e Shëngjinit

Sezoni turistik veror 2021 pritet të jetë më i mirë sesa ai i vitit të shkuar. Tashmë kanë nisur rezervimet e organizuar nga Ukraina dhe Bjellorusia dhe pritshmëritë janë që polakët e çekët të rikthehen gjithashtu.   Tregje të reja si Bullgaria dhe Serbia kanë shfaqur interes. Peshën kryesore pritet ta mbajë turizmi shqipfolës, […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara