e premte 3 dhjetor 2021
e premte 3 dhjetor 2021

Foto ilustruese: Erdogan bashkë me Ramën duke përuruar urën “Osmangazë”, e treta në Bosfor, më 2016-n

 

 

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan ka sulmuar filantropin George Soros dhe djalin e tij Alex, pasi i ka akuzuar se po përpiqen të “shtypin” Ballkanin.

 

Ai tha se Turqia nuk duhet ta lejojë Sorosin në vijojë me këtë iniciativë, teksa shtoi se Soros nuk mund të depërtojë në Turqi pasi janë një shjtet i fortë.

 

“Tani po hyn edhe djali i Soros. Ai është si babai i tij. Ato duhen ndjekur me shumë kujdes. Për shembull, ata po përpiqen të depërtojnë në Ballkan, të ‘shtypin’ Ballkanin. Natyrisht, ne nuk do t’u japim atyre kete mundësi. Ata perpiqen ta bejne kete në Kosovë, Maqedoni, Shqipëri, kudo. Prandaj, ne duhet te jemi te kujdesshem. Elhamdulilah, ne si Turqi jemi të fortë dhe nuk mund të depërtojnë tek ne. Ka një rënie serioze të numrit të terroristëve. Ne do të vazhdojmë luftën kundër terrorizmit me të njëjtën vendosmëri”, tha Erdogan.

 

 

 

Më shumë

Prokuroria bullgare: Zjarri u shkaktua nga goditja e autobusit me gardhin metalik të autostradës

Prokuroria bullgare, e cila po e heton rastin e aksidentit të autobusit në të cilin e humbën jetën të paktën 44 vetë nga Maqedonia e Veriut të martën, tha të enjten se sipas gjetjeve të para, zjarri është shkaktuar nga goditja e fuqishme e autobusit në gardhin metalik të autostradës.   Kryeprokurori bullgar, […]

Konfirmohet ambasadori i ri i SHBA-së në Kosovë

Senati amerikan konfirmoi diplomatin Jeffrey Hovenier për të shërbyer në postin e ambasadorit të Shteteve të Bashkuara në Kosovë. Z. Hovenier, një diplomat karriere, u emërua në për këtë post në muajin korrik nga presidenti Joe Biden.   Ai ka shërbyer së fundmi si zëvendës ambasador i Shteteve të Bashkuara në Ankara të […]

Inflacioni godet rëndë njerëzit në Turqi

Banorët në Turqi po ankohen për rritjen e madhe të çmimeve të ushqimit dhe produkteve tjera thelbësore. Norma zyrtare e inflacionit vjetor është gati 20 për qind, por sipas ekspertëve të pavarur, shifra e vërtetë është pothujajse 50 për qind. Inflacioni është një shqetësim global, por ekonomistët thonë se në rastin e Turqisë […]

Maas: Sanksione kundër nxitësve të urrejtjes në Ballkan

Ministrat e jashtëm të BE-së diskutuan të hënën për zhvillimet në Ballkanin Perëndimor dhe se si mund ta mbajnë rajonin më pranë në të ardhmen.   Ballkani Perëndimor ishte në rend të ditës së Këshillit të BE-së për Çështje të Përgjithshme në Bruksel. Edhe pse pjesën më të madhe të debatit të krerëve të […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara