e martë 16 gusht 2022
e martë 16 gusht 2022

 

Nën koordinimin e Departamentit të Luftës Kundër Kontrabandës dhe Krimit të Organizuar të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë dhe prokurorisë së qytetit Adana, u zhvillua një operacion kundër kontrabandimit të veprave historike

 

Në Turqi për herë të parë në historinë e Republikës është ndërmarrë një operacion kundër “të ardhurave nga krimi” me kontrabandimin e artefakteve historike, ku dhe janë arrestuar 76 persona nga 92 të dyshuar për të cilët ishte lëshuar urdhër arrest.

 

Sipas informacioneve që ka marrë Anadolu Agency (AA), mësohet se nën koordinimin e Departamentit të Luftës Kundër Kontrabandës dhe Krimit të Organizuar të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë dhe prokurorisë së qytetit Adana, u zhvillua një operacion i emërtuar “Anadolu” kundër një rrjeti kriminal i cili u përcaktua se kryente kontrabandë ndërkombëtare të veprave historike.

 

Artefaktet historike të marrë nga gërmues, koleksionistë dhe mbledhës të paligjshëm në Turqi, u përcaktua se nxirreshin jashtë vendit me rrugë të paligjshme duke përdorur korrier nga organizata kriminale.

 

Departamenti i Luftës Kundër Kontrabandës dhe Krimit të Organizuar (KOM) filloi punimet rreth 2 vite më parë dhe zbuloi lidhjet brenda dhe jashtë vendit të anëtarëve të organizatës me kreun e rrjetit kriminal në fjalë.

 

Pas përcaktimit se organizata nëpërmjet korrierëve kontrabandonte artefaktet historike në SHBA dhe Evropë, u vendosën nën inspektim edhe katalogët e shtëpive të ankandeve në këto vende.

 

Nga inspektimi i kryer më pas edhe nga ekspertët e Ministrisë së Turizmit dhe Kulturës, u përcaktua se në sallat e 9 ankandeve në SHBA dhe Evropë ishin vendosur në katalogë për t’u shitur 52 vepra historike.

 

Nga shtëpitë e ankandeve në fjalë u përcaktua se në llogaritë e anëtarëve të organizatës ishin dërguar nëpërmjet këmbimit aktual valutë e huaj në vlerën e 26 milionë lirave turke (rreth 3 milionë dollarë) si kosto e shitjes së artefaktet historike. Gjithashtu u konstatua se disa shitje në shtëpitë e ankandeve janë realizuar nëpërmjet dokumenteve të falsifikuara mbi pronësinë.

 

Operacioni me qendër qytetin Adana

 

Pas përfundimit të punimeve, përcaktimit të identifikimit të personave të dyshuar dhe provimin e elementëve kriminal, ekipet kaluan në veprim me udhëzim të prokurorisë së qytetit Adana dhe nën koordinimin e departamentit KOM. Në këtë kuadër me qendër qytetin Adana filloi operacion i njëkohshëm në 30 qytete.

 

Në orët e para të mëngjesit ekipet ndërmorën një operacion në 108 adresa, prej të cilave 91 banesa dhe 17 biznese. Gjatë operacionit u arrestuan 76 persona nga 92 të dyshuar për të cilët ishte lëshuar urdhër arresti në mesin e të cilëve janë të përfshirë edhe 5 koleksionistë.

 

Mësohet se vazhdojnë kontrollet në adresat e përcaktuara më parë dhe se në kuadrin e operacionit janë konfiskuar një numër i madh i veprave historike.

 

Në kuadrin e punimeve ku theksohet se është operacioni i parë kundër kontrabandimit të artefakteve historike në historinë e Republikës ndaj “të ardhurave nga krimi”, mësohet se do të kërkohet edhe konfiskimi i të gjitha pasurive të 7 personave të dyshuar përfshirë edhe kreun e organizatës.

 

Ndër të tjera informohet se kreu i organizatës i cili u arrestua në një hotel në rajonin Silifke në qytetin Mersin ka 3 regjistra të aktivitetit kriminal për kontrabandimin e artefakteve historike.

 

Në anën tjetër gjatë hetimit që ka zgjatur rreth dy vite, janë konfiskuar 4.122 vepra historike në 4 operacione të ndërmjetme të ndryshme që janë zhvilluar në Turqi, Bullgari, Kroaci dhe Serbi.

 

Më shumë

Lira në rënie drastike, të huajt dynden për të blerë banesa në Turqi

Shitjet e banesave në Turqi për të huajt u rritën me 48.4% në një nivel rekord në nëntor, sipas shifrave zyrtare të publikuara sot, pasi një rënie e lirës turke bëri që blerjet të jenë dukshëm më të lira për ata që blejnë me valutë “të fortë”.   Tregu i pasurive të paluajtshme […]

BIRN hap ekspozitën në nder të gazetarëve të vrarë në luftërat në Ballkan

  Rrjeti Ballkanik i Gazetarisë Investigative do të hapë një ekspozitë dhe do të botojë një libër që përkujton gazetarët dhe punonjësit e medias që u vranë gjatë dhe menjëherë pas shpërbërjes së përgjakshme të Jugosllavisë.     Një ekspozitë e BIRN, e titulluar “Last Despatches”, do të hapet në Sarajevë më 14 dhjetor […]

Maqedoni e Veriut: Alternativa bëhet pjesë e koalicionit qeveritar

Partia opozitare Alternativa është bërë pjesë e koalicionit qeveritar në RMV. Kryeministri Zoran Zaev dhe kryetari i Alternativës Afrim Gashi kanë nënshkruar marveshjen 9 pikëshe për hyrjen e Alternativës në Qeveri.     Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev tha se kjo marrëveshje paraqet një qëndrueshmëri politike për të hapur negociatat me BE-në, […]

Kosovë-Serbi: Normalizim i marrëdhënieve apo bllokim?

Kosova dhe Serbia në javën e fundit ashpërsuan retorikën politike me akuza dhe kundërakuza dhe ndaluan vizitat e ndërsjella të zyrtarëve qeveritarë, duke bërë kështu që të reagojë edhe Bashkimi Evropian. Autoritetet e Prishtinës i ndaluan hyrjen në Kosovë kreut të Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviç, njëherësh edhe drejtues i […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara