e diel 18 prill 2021
e diel 18 prill 2021

 

Ka tashmë dy Turqi që jetojnë brenda njëra tjetrës; ajo e themeluesit të shtetit modern turk Mustafa Qemal Ataturk dhe kjo e, me sa duket, presidentit të përjetshëm, Recep Tayyip Erdogan. Kjo e dyta kërkon të zhbëjë dalngadalë të parën, derivat i rendit të ri botëror të vendosur pas Luftës së Parë Botërore e me rënien definitive të Perandorisë Osmane. Rikthimi në xhami i kishës mesjetare greko-bizantine të Hagia Sophia-s tregon qartë se obsesioni i vërtetë i Erdoganit nuk  është “Feto” dhe gylenizmi, SHBA apo Izraeli, kurdët e një Kurdistan i ardhshëm i pashmanshëm, apo Lira Turke që  është zhvlerësuar me të paktën 40% në dy vitet e fundit, por vetë themeluesi i Turqisë moderne e sekulare, Ataturku, i cili në vitin 1934 e shndërroi këtë bazilikë të mrekullueshme për arkitekturën dhe artin e saj në një muze të hapur për të gjithë.

 

Janë të shumtë gjestet dhe veprimet konkrete kundër Ataturkut, që lideri islamist aktual i Turqisë ka ndërmarrë prej vitesh kundër babait të Republikës Turke dhe trashëgimisë republikane të saj, e cila  është ende mjaft e konsoliduar në mentalitetin urban të Turqisë së sotme.  Endërra e Erdogan  është kthimi përfundimtar i Turqisë në matricën islamike të saj, në Kalifatin otoman dhe demolizimi përfundimtar i veprës sekularizuese të Ataturkut. Motiv për të cilin, me pretekstin e ristrukturimit urban, ka shembur apo i ka ndërruar emrin një sërë prej veprave dhe objekteve publike që mbanin emrin e Ataturkut.  Kjo tendencë e liderit otomanist të Turqisë së sotme, ka sjellë në mënyrë të pashmangshme rënien e reputacionit dhe të peshës specifike të vendit në arenën ndërkombëtare dhe rënien e prekshme të konsensusit të tij në popullsinë urbane të vendit, e pajisur me një mentalitet sekular, modern dhe me dëshirën për të qënë pjesë aktive e botës së sotme globaliste dhe jo qendër e një kalifati imagjinar të zotit Erdogan. Kriza e fortë e lirës turke në dy vitet e fundit dhe kriza ekonomiko-financiare në të cilën  është zhytur vendi po rrisin dita-ditës presionin nga poshtë dhe humbjen e konsensusit, ndaj edhe Erdoganit i duhen lëvizje të forta simbolike për të mbajtur konsensusin midis popullsisë rurale, relativisht fetare, që  është edhe baza e mbështetjes së partisë së tij. Rikthimi i Hagia Sophia-s, bazilikës që Sulltan Mehmeti i Dytë konvertoi në xhami, në vitin 1453, menjëherë pas marrjes së Stambollit,  është një lëvizje e tillë që mbetet thjesht në planin e konsumit politik të brendshëm e që synon forcimin e konsensusit në bazën rurale të shoqërisë turke. Nga ana tjetër, Erdogan nuk ka as staturën personale, as fuqinë, as numrat dhe as këllqet që t’i bëjë një kërcënim real Perëndimit, minimalisht të ngjashëm me atë të Sulltanit otoman. Mjafton t’i hedhësh një sy trajektores së Lirës Turke për të treguar se në cilën rrugë qorre po e çon Erdogani Turqinë, “kalifatin e ardhshëm të tij”.

Efektet e  ëndërrës së marrë otomaniste të, paradoksalisht, Presidentit të Republikës së Turqisë, zotit Erdogan, janë kthyer tashmë në një boomerang të vërtetë kundër tij, por fatkeqësisht edhe kundër ecjes së Turqisë drejt objektivave madhorë, si shndërrimi i saj në një nga fuqit ë ekonomike emergjente të botës së globalizuar. Erdogan dhe populli laik dhe punëtor i Turqisë kanë tashmë dy  ëndërra të ndryshme, që nuk kanë më asnjë pikë lidhjeje me njëra tjetrën; i pari  ëndërron fuqinë dhe dominimin otoman dhe i dyti kërkon prosperitetin dhe Turqinë demokratike, seculare dhe europiane. Axhenda politike anti-Ataturk dhe pro-kalifatit e Erdoganit shkel me këmbë një nga arritjet më të mëdha të Turqisë së themeluar nga Ataturk, e cila qëndron në forcën kohezive të identitetit turk, pavarësisht fesë, etnisë, kulturës së prejardhjes apo përkatësive të tjera.  Pa këtë identitet, Erdogani vetë nuk do të dinte as se çfarw është ai vetë !!

 

Axhenda islamiste e Erdoganit vë në rrezik themelet e Turqisë moderne.

Në historinë e Republikës, rallherë Turqia ka dëshmar se  është në gjendje të ndërtojë e të vërë në funksion pa pengesa një sistem demokratik modern me institucione të konsoliduar; tentativat për manipulime e grusht shteti kanë qënë jo të pakta dhe gjithnjë vendi i është referuar aftësisë tuteluese ndaj rendit të ushtrisë për të dalë nga kriza. Pas “grushtit të shtetit” të vitit 2017, Erdogani dhe partia e tij  AKP e kanë zhveshur ushtrinë nga roli i saj ristabilizues i rendit të brendshëm politik e institucional, ndaj edhe shpresa më e madhe për ndryshim qëndron sot në qytetarët laikë të Turqisë, në inteligjencën properëndimore të vendit, në ushtarakët dhe gjyqtarët që refuzojnë të zhvishen nga trashëgimia e madhe e Ataturkut dhe nga simbolet e Republikës. Zgjedhjet lokale të një viti më parë dëshmuan humbjen drastike të konsensusit rreth paradoksit presidencial Erdogan, në qytetet dhe qendrat më të mëdha të banuara. Ato konfirmuan se vota  është arma më e mirë për ta ndryshuar Turqinë e marrë peng nga një axhendë që nuk i përket së ardhmes modernizuese, por së shkuarës otomane të vendit dhe për ta çliruar nga një personazh politik që ndjek një ëndërr të çmendur, një  ëndërr që mund të çojë në një pikë të dëshpëruar e të pakthim një komb të tërë. Nuk mungojnë në histori shembuj të tjerë.

M.S.

 

Më shumë

Zyrtarët e BE të shqetësuar me sundimin e ligjit në Turqi

Zyrtarët e lartë të Bashkimit Evropian kanë shprehur shqetësimin e tyre të thellë për nivelin e respektimit të të drejtave të njeriut në Turqi.   Ata i thanë presidentit turk, Recep Tayyip Erdogan se, BE-ja shpreson në lidhje me të ngushta me Turqinë, mirëpo kjo do të varet nga përmirësimi që do të […]

Debatet rreth censusit në Maqedoninë e Veriut

Procesi i regjistrimit të popullsisë që po mbahet për diasporën e Maqedonisë së Veriut ka mobilizuar edhe faktorët politikë me thirrjet për t’u regjistruar, ndërsa opozita maqedonase po bën thirrje për shtyrjen e procesit për shkak të pandemisë së koronavirusit. Deri më tani janë regjistruar mbi 150 mijë qytetarë me origjinë nga Maqedonia e […]

1 vjetori i anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut në NATO

Maqedonia e Veriut po shënon 1 vjetorin e anëtarësimit në NATO. Me këtë rast, në një ceremoni që u mbajt në një kazermë të Shkupit, tre aeroplanë ushtarakë të Aleancës fluturuan mbi kryeqytetin e vendit, ndërsa pjesëtarë të ushtrisë së Maqedonisë së Veriut shfaqën pjesë të stërvitjeve para krerëve të institucioneve më të larta […]

RMV, deri sot janë regjistruar rreth 150.000 persona nga diaspora

Deri në orën 8 të këtij mëngjesi, përmes ueb-aplikacionit për vetë-regjistrim janë evidentuar 148.719 persona të regjistruar nga diaspora, informoi Enti Shtetëror i Statistikave. Si edhe deri më tani, shumica e emigrantëve të regjistruar nga vendi janë nga Zvicra, Gjermania dhe Italia, ndërsa numri i personave të regjistruar është shumë më i ulët […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara