e shtunë 4 dhjetor 2021
e shtunë 4 dhjetor 2021

 

 

Pesë anijet, prej të cilave 1 me alumin dhe 4 me fiberglas që do të përdoren nga Policia e Shqipërisë për sigurinë bregdetare, po ndërtohen nga një kompani me qendër në qytetin Izmir të Turqisë, raporton Anadolu Agency.

 

Kompania “Gözüyılmaz Mühendislik” e themeluar në vitin 1996 në rajonin Çiğli të qytetit Izmir, siguron kontribut për ekonominë turke edhe me anijet që prodhon, por edhe për industrinë e mbrojtjes.

 

Gjithashtu kompania e cila ka ndërtuar dhe anijet në inventarin e policisë turke dhe që ka dërguar anije në shumë vende përfshirë Rusinë dhe Nigerinë, po përgatitet që të kryejë eksport në Shqipëri.

 

Policia e Shqipërisë hapi një tender në kuadër të Projektit të Menaxhimit Efektiv të Kufijve të Gjelbër dhe Blu të Evropës i cili financohet nga Bashkimi Evropian (BE), ku garuan kompani nga Holanda, Norvegjia dhe Italia dhe në të cilin kompania turke mori pikë të plota nga dosja teknike.

 

Në kuadër të projektit, në qytetin Izmir ka filluar ndërtimi i anijes me material alumini prej 15 metrash si dhe të anijeve me fiberglas prej 10 metrash që do të përdoren në kontroll dhe patrullim. Anijet do të dalin për patrullim në det në mars të vitit të ardhshëm dhe do t’u dorëzohen zyrtarëve të Ministrisë së Brendshme të Shqipërisë në Portin e Durrësit.

 

“Do të sigurohen rreth 3 milion dollarë hyrje valutore”

 

Özgür İnam, Zv.drejtori i përgjithshëm i “Gözüyılmaz Mühendislik” dhe Kantierit Izmir, për Anadolu Agency (AA) theksoi se me markën Izmir Shipyard eksportojnë anije jashtë vendit.

 

İnam, shpjegoi se prej 26 vitesh kryejnë prodhim tregtar dhe se gjithashtu kryejnë edhe prodhim për industrinë e mbrojtjes.

 

Duke vënë në dukje se së fundmi kanë realizuar marrëveshje me Shqipërinë, Inam tha se “Ishte një tender shumë konkurrues. Ndodheshim në mesin e kompanive evropiane. Ishte një krenari edhe për vendin tonë edhe për kompaninë tonë”.

 

Ai tha se anijet që do të eksportohen do të jenë flota e parë detare e policisë shqiptare. “Aktualisht janë 5 anije. Këto janë të njëjtat me anijet patrulluese që përdoren aktualisht në Izmir, Antalya dhe Stamboll. Shqipëria është vendi ynë mik dhe vëlla. Na zgjodhën ne, sepse i besuan anijes, produktit që përdor policia turke. Planifikojmë që anijet të zbresin në det në muajin mars. Anijet do të sigurojnë gjithsej rreth 3 milionë dollarë hyrje valutore për vendin tonë”, shtoi İnam.

 

“Mjet pa pilot edhe në det”

 

Duke bërë të ditur se si kompani kanë eksportuar anije edhe për Forcat Speciale të Rusisë, İnam theksoi se kanë nënshkruar marrëveshje për eksport edhe për Nigerinë dhe shtoi se këto janë referenca për punë të reja.

 

“Me ASELSAN kemi prodhuar anije autonome dhe pa pilot. Këto kanë hyrë në inventar. Po ashtu kryejmë prodhim edhe për ROKETSAN. Kam besim të plotë se suksesin që kemi arritur tek mjetet pa pilot në fushën e aviacionit do ta arrijmë edhe në det. Jemi një nga 5 vendet në botë që prodhon anije edhe me aftësi në tufë, edhe autonome edhe pa pilot. Për këtë çështje ka një vullnet shumë serioz”, tha İnam.

 

Më shumë

Shqiptarët duan të ikin, aplikimet për azil në gusht tejkalojnë nivelet e para pandemisë

Aplikimet për azil nga shtetasit shqiptarë në një nga vendet e Bashkimit Europian shënuan një rritje të shpejtë në muajt e verës, duke tejkaluar dhe nivelet e para pandemisë.   Sipas të dhënave nga EASO, zyra europiane e azilantëve, aplikimet për azil në muajin gusht arritën në mbi 1400, me një rritje prej […]

Berisha: Dorëzojmë 4200 firma për Kuvendin

Lideri historik i Partisë Demokratike, Sali Berisha, dhe mbështetësit e tij dorëzuan mbrëmjen e së mërkurës, 4200 firmat që ata deklaruan se janë mbledhur për të kërkuar thirrjen e Kuvendit kombëtar të kësaj partie. Ato u depozituan më pas në zyrën e kryetarit të Këshillit Kombëtar Edi Paloka.   Mbi tryezën e një […]

Ish-zyrtari iranian i akuzuar për masakra gjykohet në Durrës

Një ish-zyrtar i Iranit i akuzuar për krime kundër njerëzimit dhe krime lufte përballet me procesin gjyqësor të drejtësisë nga Sudia në Gjykatën e Durrësit në Shqipëri.   Hamid Noury nën gjykimin e Stokholmit u zhvendos në Shqipëri për të dëgjuar dëshmi për thuajse 15 ditë me seancën që nisi sot rreth orës […]

Dekriminalizim e dorëheqje, si mbetën 6 bashki pa kryetar

Vënia nën akuzë nga SPAK i kryebashkiakut të Mallakastrës, Qerim Ismailaj, dhe mënyra se si do t’i rrjedhë përballja me drejtësinë për akuzën e “falsifikimit”, nuk e përjashton mundësinë e ndërprerjes së mandatit të tij.   Por nga ana tjetër, në vend janë gjashtë bashki të cilat nuk e kanë një kryetar të […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara