e diel 5 dhjetor 2021
e diel 5 dhjetor 2021

 

E ndërsa Athina dhe Ankaraja ranë dakord që të ulen në bisedime në 25 janar për cështjen e kufirit detar dhe presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan sot dha sinjale pozitive për një takim të mundshëm me kryeministrin grek Kyriakos Mitsotakis, Ankaraja mbrëmjen e sotme ka bërë një lëvizje që shkon kundër dialogut.

 

Turqia ka lëshuar dy “NAVTEX” për stërvitje ushtarake, të vlefshme deri në fund të këtij viti duke “bllokuar” Egjeun. “NAVTEX” janë të vlefshme për pothuajse të gjithë vitin 2021, pasi ato skadojnë në dhjetor të këtij viti, raporton ABC News.

 

Të gjitha “NAVTEX” për stërvitje ushtarake janë të vlefshme nga 16 janari deri më 16 shtator dhe nga 16 shtatori deri më 31 dhjetor 2021, me përjashtim të fundjavave dhe festave dhe përvjetorëve kombëtarë. “NAVTEX” i referohet rezervimit të zonave për ushtrime detare./ db/Abcnews.al

 

Më shumë

Koalicioni i ri gjerman: Kthesë në politikat ndaj Ballkanit?

Asnjë marrëveshje koaliconi e mëparshme në historinë e Gjermanisë nuk e ka pasur Ballkanin Perëndimor kaq në fokus sa koalicioni që pritet të krijojë socialdemokrati Olaf Scholz, me liberalët dhe të gjelbrit. Kjo shihet nga paragrafi i shkurtër, por konkret që i kushtohet rajonit në dokumentin e prezantuar këtë të mërkurë në Berlin. […]

Rritet shqetësimi për zhvillimet në Ballkan, Perëndimi shqyrton mundësinë e sanksioneve

Kërcënimet e për shkëputje të Republikës Serbe nga Bosnja dhe riarmatosja e Serbisë kanë rritur shqetësimet se Ballkani mund të shkojë drejt konfliktit.   Kërcënimet nga udhëheqësi i Republikës Serbe, Milorad Dodik, për shkëputje nga Bosnja dhe Hercegovina, po shtojnë shqetësimin në rritje rajonal dhe ndërkombëtar për zhvillimet në Ballkan.   Kërcënimet e […]

Kur mund të arrihet një marrëveshje Kosovë – Serbi?

I ngarkuari me punë në ambasadën amerikane në Prishtinë, Nicholas Giacobbe, tha të enjten se me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi, diskutoi për mundësinë e një marrëveshjeje me Serbinë, përgjatë mandatit të qeverisë aktuale.   “Kisha kënaqësinë të takohesha me kryeministrin Kurti dhe zëvendëskryeministrin Bislimi për të diskutuar një […]

Konfirmohet ambasadori i ri i SHBA-së në Kosovë

Senati amerikan konfirmoi diplomatin Jeffrey Hovenier për të shërbyer në postin e ambasadorit të Shteteve të Bashkuara në Kosovë. Z. Hovenier, një diplomat karriere, u emërua në për këtë post në muajin korrik nga presidenti Joe Biden.   Ai ka shërbyer së fundmi si zëvendës ambasador i Shteteve të Bashkuara në Ankara të […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara