e enjte 27 janar 2022
e enjte 27 janar 2022

Dy pasagjerë japonezë që u infektuan me virusin Covid-19 në karantinën e bordit të anijes kanë ndërruar jetë.

Njëri vdiq prej virusit vdekjeprurës, ndërsa tjetri ndërroi jetë nga penumonia, thanë raportimet lokale.

Të dy ishin rreth 80 vjeç dhe kishin probleme shëndetësore.

Ata kishin zbritur nga anija “Diamond Princess” dhe u trajtuan në spitale.

Të paktën 621 njerëz në anije u testuan pozitive për virusin, grupin më të madh jashtë territorit të Kinës.

Ministri i Shëndetësisë i Japonisë tha që të dy pasagjerët u dërguan në ambientet mjekësore kur shfaqën simptomat e para.

“Unë besoj se ata morën trajtimin më të mirë të mundshëm”, tha Ministri i Shëndetësisë Katsunobu Kato në një raport AFP.

Diamond Princess mbante gjithsej 3.700 njerëz në bord dhe pasagjerët që testuan negativ për virusin filluan të largoheshin nga anija të Mërkurën pasi qëndruan të izoluar për 14 ditë.

Të tjerët janë vendosur të largohen gjatë dy ditëve të ardhshme.

Më shumë

Olimpiada ndëshkon Korenë e Veriut për mospjesëmarrje në Lojërat e Tokios

Autoritetet olimpike ndërkombëtare kanë pezulluar Korenë Veriore deri më 2022, për shkak të dështimit të Phenjanit për të dërguar ekipin në Lojërat Olimpike Verore që janë mbajtur muajin e kaluar në Tokio.   Presidenti i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar, Thomas Bach, ka bërë të ditur këtë ndëshkim që, pezullon mbështetjen financiare dhe ia pamundëson […]

Hong Kong: Nis gjyqi i parë nën Ligjin e ri për siguri kombëtare

Gjyqi i parë në Hong Kong, nën Ligjin e ri për siguri kombëtare, ka nisur në një proces kontrovers, pa juri.   Tong Ying-kit, 24-vjeçar, është deklaruar i pafajshëm për terrorizëm dhe nxitje të ndasive, si dhe për akuzën e lidhur me vozitje të rrezikshme.   Tong është arrestuar më 1 korrik të […]

Kina nuk pyet për COVID, nis “festivali i mishit të qenit” (FOTO)

Ka nisur në qytetin Yulin në Kinë të mbahet një prej festivaleve më të neveritshme në botë; ai i mishit të qenit.   Në këtë ngjarje ku marrin pjesë mijëra persona pritet të vriten rreth 5000 qenë në 10 ditë.   Edhe pse ka pasur një reagim shumë të fortë prej vitesh për këtë […]

Lideri verikorean e pranon se është rënduar situata me ushqim

Lideri i Koresë Veriore Kim Jong-un, e ka pranuar zyrtarisht se shteti i tij është duke u përballur me mungesa të ushqimit.   Duke iu drejtuar zyrtarëve të lartë shtetërorë, Kim ka thënë se “situata me ushqim është duke u rënduar”.   Ai ka thënë se sektori i bujqësisë ka dështuar të përmbushë objektivat […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara