Patriarku i Kishës Ortodokse Serbe, Irinej ka vdekur si pasojë e infektimit me COVID-19.
Irinej u shtrua në një spital ushtarak të Beogradit gjatë mbrëmjes së 4 nëntorit, pasi më parë kishte dalë pozitiv në COVID-19.
Kisha Ortodokse Serbe njoftoi më 17 nëntor se gjendja e patriarkut ishte stabile dhe e qëndrueshme, por më pas, më 19 nëntor, Kisha Ortodokse konfirmoi përmes një deklarate se gjendja e Irinejt ishte përkeqësuar.
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, shkroi në profilin e tij në Instagram se ishte i nderuar që e njohu patriarkun. “Njerëz si ju kurrë nuk largohen”, shkroi Vuçiç me një foto bardh e zi të Patriarkut Irinej.
Më 1 nëntor, kreu i Kishës Ortodokse Serbe, Irinej, udhëhoqi funeralin dhe liturgjinë para varrimit të Metropolitit Amfilohije të Malit të Zi, e cila u ndoq nga mijëra besimtarë. Metropoliti Amfilohije ndërroi jetë më 30 tetor për shkak të ndërlikimeve të shkaktuara nga koronavirusi.
Në varrim, ku ishte ekspozuar arkivoli i hapur me trupin e mitropolitit, priftërinjtë, shumica e besimtarëve, si dhe disa politikanë, nuk bartnin maska dhe nuk respektuan distancën fizike.
Priftërinjtë kanë kunguar besimtarët me të njëjtën lugë, ndërkaq që disa nga të pranishmit në procesion, puthën dorën e të ndjerit, trupi i të cilit ishte ekspozuar në arkivol të hapur.
Trupi Kombëtar i Koordinimit për Sëmundjet Infektive i Malit të Zi dënoi me forcë “shkeljen drastike të masave kundër pandemisë”.
Irinej (90 vjeç) u zgjodh në postin më të lartë në Kishën Ortodokse Serbe, në janar të vitit 2010.
Në 24 orët e fundit, 6.109 raste të reja me koronavirus janë konfirmuar në Serbi dhe 29 vdekje, sipas Ministrisë së Shëndetësisë. Vendi me 7 milionë banorë ka shënuar një total prej 104,000 të të infektuarve dhe 1,110 vdekje, që nga fillimi i pandemisë. REL
Shkup: Miratohet ligji i diskutueshëm për regjistrimin e popullsisë
Terminali doganor në Bllatë RMV-Shqipëri, vlerësohet i panevojshëm nga autoritetet
Arrestohet kryetari i Komunës së Ulqinit dhe zyrtarë të tjerë
Analistë evropianë dhe amerikanë për qasjen transatlantike ndaj Ballkanit pas 20 janarit
Bullgaria dënon djegien e flamurit bullgar në Maqedoninë e Veriut
22 vjet nga masakra e Reçakut
E ndërsa Athina dhe Ankaraja ranë dakord që të ulen në bisedime në 25 janar për cështjen e kufirit detar dhe presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan sot dha sinjale pozitive për një takim të mundshëm me kryeministrin grek Kyriakos Mitsotakis, Ankaraja mbrëmjen e sotme ka bërë një lëvizje që shkon kundër dialogut. Turqia […]
Ushtruesja e detyrës së presidentit të Kosovës, Vjosa Osmani, shpërndau parlamentin dhe shpalli 14 shkurtin, datë të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare. “Më këtë vendim Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është udhëzuar t`i ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për organizimin dhe mbajtjen e zgjedhjeve për Kuvendin e Republikës së Kosovës. U.d. Presidentja po ashtu […]
Kuvendi i Republikës së Kosovës, me kërkesë të kryeministrit, është mbledhur sonte në seancë të jashtëzakonshme, për të shqyrtuar Propozim-Vendimin e Qeverisë për dërgimin e Kontingjentit të Forcës së Sigurisë së Kosovës jashtë vendit. Pas vendimit të Kuvendit për shmangie nga afatet procedurale për shqyrtimin e kësaj pike, propozim-vendimin para deputetëve e paraqiti […]
Në foto: Kufiri greko shqiptar – migrantët përgatiten për kalimin e kufirit Gjithnjë e më shumë migrantë përpiqen nga Greqia përmes Shqipërisë të kalojnë në Europën Perëndimore. Shumë prej tyre raportojnë për kthime ilegale (pushbacks) në kufirin grek, me pjesëmarrjen e Frontex-it. Siriani Ali al-Ebrahim është 22 vjeç. Në vitin 2018 ai iku […]