e mërkurë 19 janar 2022
e mërkurë 19 janar 2022

 

 

Eshtrat e 108 banorëve të fshatit Kosinë të Përmetit janë rivarrosur sot në tokën shqiptare pas 15 vitesh që ishin zhvarrosur dhe çuar në Greqi, pasi dyshoheshin si trupa të ushtarëve grekë.

 

Përmes një ceremonie pa praninë e mediave, sot trupat e zhvarrosur në vitin 2006 janë rikthyer në Përmet ku edhe janë rivarrosur.

 

Pas analizave të ADN që janë kryer në Greqi, ka dalë se rreth 108 eshtrat e zhvarrosur nuk kanë qenë ushtarë grekë të rënë në Shqipëri, por banorë të fshatit Kosinë të Përmetit, gra dhe fëmijë.

 

Një kalvar i gjatë sorollatjesh sa në prokurori e gjykata, por edhe midis ekspertve të dy vendeve Greqi e Shqipëri, solli më në fund të vertetën pas analizava të ADN të kryera në shtetin Helen, se “keto eshtra u përkasin banorve të fshatit Kosinë”.

 

Sipas burimeve zyrtare, eshtrat quhen ende të paidentifikuar. Tashmë duhet bërë ADN nga vetë banorët për identifikimin e tyre. E gjithë kjo u krye në kuadër të marrëveshjes dypalëshe Shqipëri – Greqi për kërkimin e eshtrave të ushtarëve grekë.

 

Në ceremoninë e nderimit që u krye sot në varrezat e fshatit mori pjesë edhe konsulli i Greqisë në Gjirokastër, drejtoresha e prefekturave të Shqipërisë, prefekti i Gjirokastrës, kryetarja e Bashkisë Përmet e funksionarë të Ministrisë së Mbrojtjes.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Kisha e Shën Marisë, Kosinë, Përmet

 

 

 

 

Në foto: Një nga varrezat e ushtarëve grekë të rënë në Grykën e Këlcyrës, në Përmet, pranë kishës së shën Nikollës.

 

 

 

Më shumë

Rreziku nga sulmet kibernetike

Siguria kibernetike po bëhet çdo ditë e më shumë një fushë që kërkon fuqi punëtore të specializuar. Ndaj Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi, si drejtues i institucionit që shumë shpejt do të marrë drejtimin për garantimin e mbrojtjes kibernetike përshëndeti pjesëmarrësit në aktivitetin inovativ “Cyber Camp Albania”, ku ftoi të rinjtë të orientojnë karrierën […]

4 – Dhjetori, Festa Kombëtare e Forcave të Armatosura Shqiptare

Me propozimin e Isa Boletinit, më 4 dhjetor 1912, Mehmet pashë Dërralla u zgjodh ministër i Luftës në Qeverinë e Përkohshme, duke fituar 42 vota dhe duke u radhitur i treti pas Luigj Gurakuqit me 54 vota dhe Myfit Bej Gjirokastrës (Libohovës) me 52 vota. Ministri i Luftës Mehmet pashë Dërralla duke bashkëpunuar me […]

Një shqiptar në krye të Arqipeshkivisë së Tiranës dhe Durrësit

Papa Françesku emëroi sot (30 nёntor 2021) imzot Arjan Dodaj, kryeipeshkëv të ri të kryedioqezës së Tiranë-Durrësit. Imzot Dodaj është kryeipeshkvi i tretë i kësaj Kishe në periudhën pas rënies së komunizmit, pasardhës i imzot Rrok Mirditës dhe i imzot George Frendos.   R.SH. – Vatikan   Dorëheqja dhe emërimi i Kryeipeshkvit Mitropolit […]

Mbi 17’000 shqiptarë e festuan Pavarësinë jashtë atdheut

Një numër i konsiderueshëm shqiptarësh kanë zgjedhur t’i kalojnë festat e nëntorit jashtë atdheut.   Stambolli ishte destinacioni kryesor për të kaluar pushimet 4-ditore që erdhën nga festat e Pavarësisë dhe Çlirimit.   “Stambolli është shitur në masë, gati  muaj përpara, pra në fund të tetorit të gjitha grupet e Stambollit kanë qenë të […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara