Friday 24 March 2023
Friday 24 March 2023

 

Shqiptarët e Malit të Zi, në Ulqin, kanë mbyllur një kalvar me pronat pas 30 vitesh.

 

Falë iniciativës së deputetit shqiptar atje, Genci Nimanbegu, Kuvendi i Malit të Zi ka votuar ligjin për kthimin e pronës së Valdanosit ish pronarëve.

 

Kjo konsiderohet një fitore e madhe për shqiptarët në Mal të Zi, në përpjekjet e tyre për t’i rikthyer pronat që ua mori ushtria jugosllave.

 

Ligji special për kthimin e pronave me ullishta në Valdanos të Ulqinit, u votua me 49 vota pro, asnjë kundër dhe asnjë abstenim.

 

Me këtë ligj, është mbyllur kalvari gati 30-vjeçar i ulqinakëve të cilëve këto prona iu janë marrë në vitin 1978 nga Ushtria e Jugosllavisë.

 

Kthimi i kësaj ullishte në zonën më atraktive të Ulqinit ka qenë një kërkesë politike e shqiptarëve në Mal të Zi dhe me këtë, pas Komunës së Tuzit, shqiptarët e Malit të Zi realizojnë edhe një kërkesë madhore politike në vend.

 

Vendimin e ka përshëndetur kryetari i Komunës së Tuzit, Nik Gjeloshaj, i cili përmes një postimi në facebook, ka falënderuar deputetin Nimabegu për punën e tij.

 

“Të nderuar qytetarë,

 

Mbas rikthimit të statusit të Komunës së Tuzit, sot është një ditë e shënuar për të gjithë popullin shqiptar në Mal të Zi.

 

Deputeti jonë në parlamentin e Malit të Zi, Genci Nimanbegu në emër të shqiptarëve si dhe në emër të Listës shqiptare dorëzoj në Kuvend propozimin e ligjit për kthimin e pronës së Valdanosit ish pronarëve.

 

Përgëzoj Gencin, i cili luftoi deri në fund që kjo ditë të vinte dhe toka t’u kthehej pronarëve.

 

Me ketë rast falënderoj  të gjithë deputetetët që votuan dhe përkrahën propozim ligjin për kthimin e ullishtës së  Valdanosit!

 

Më shumë

Gjeloshaj: Joanikije të distancohet nga ata që kënduan për Kosovën

Kryetari i Komunës së Tuzit në Mal të Zi, Nik Gjeloshaj, i bëri thirrje mitropolitit të Kishës Ortodokse Serbe në Mal të Zi, Joanikije, që të distancohet nga ata që kënduan këngë nacionaliste me vargjet “Kur ushtria të kthehet në Kosovë”, gjatë shugurimit të tij, më 5 shtator.   Këto vargje mund të shihen […]

Parlamenti i Malit të Zi, shkarkon ministrin që mohoi gjenocidin në Srebrenicë

Parlamenti i Malit të Zi, të enjten mbrëma shkarkoi ministrin e Drejtësisë dhe të Drejtave të Njeriut dhe Pakicave, Vladimir Leposaviç, për shkak të qëndrimit të tij mohues ndaj gjenocidit në Srebrenicë dhe dhe miratoi një rezolutë që ndalon mohimin e gjenocidit në atë qytet.   Shkarkimi i ministrit tij u bë me propozimin […]

Ua mori ushtria jugosllave, shqiptarëve të Malit të Zi u rikthehen pronat pas 30 vitesh

Shqiptarët e Malit të Zi, në Ulqin, kanë mbyllur një kalvar me pronat pas 30 vitesh.   Falë iniciativës së deputetit shqiptar atje, Genci Nimanbegu, Kuvendi i Malit të Zi ka votuar ligjin për kthimin e pronës së Valdanosit ish pronarëve.   Kjo konsiderohet një fitore e madhe për shqiptarët në Mal të Zi, […]

Shqiptarët gjatë pluralizmit në Mal të Zi

Në sesionin shkencor “Shqiptarët në Mal të Zi gjatë tri dekadave të fundit” u shpalosen analiza shumëdimensionale mbi proceset dhe dukuritë që kanë ndodhur gjatë pluralizmit në këtë vend.   Studiuesë të ndryshëm shfaqen pikëpamje dhe analiza mbi pozitën e shqiptarëve dhe për nivelin e integrimit të tyre në Mal të Zi.   […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara