e hënë 18 janar 2021
e hënë 18 janar 2021

 

Shtetet e Bashkuara vendosën të hënën sanksione ndaj Turqisë lidhur me blerjen prej saj të sistemit rus të raketave tokë-ajër, duke vënë në shënjestër entin kryesor turk të industrisë së mbrojtjes, kreun e tij dhe tre punonjës të tjerë.

 

Sanksionet, edhe pse përqëndrohen tek sektori turk i mbrojtjes, duke përfshirë Drejtorinë e Industrive të Mbrojtjes (SSB), u dënuan nga Ankaraja, aleate e NATO-s, dhe mund të acarojnë më tej marrëdhëniet e Presidentit turk Tayyip Erdogan me aleatët perëndimorë.

 

Sanksionet përfshijnë ndalimin e të gjitha licencave amerikane të eksportit si dhe ngrirjen e pasurive dhe kufizimin e vizave për presidentin e SSB, Ismail Demir, dhe tre punonjësit e tjerë.

 

Ato kërcënojnë të dëmtojnë ekonominë e Turqisë në një kohë kur ajo po lufton me ngadalësimin e shkaktuar nga koronavirusi dhe inflacioni me dy shifra.

 

Ankaraja e bleu sistemin rus S-400 të mbrojtjes nga raketat nga mesi i vitit 2019 dhe thotë se ato nuk përbëjnë asnjë kërcënim për aleatët e NATO-s. Uashingtoni nuk është dakord me këtë pohim dhe ka kërcënuar prej kohësh për sanksione, ndërkohë që vitin e kaluar e përjashtoi Turqinë nga një program për blerjen e avionëve amerikanë F-35.

 

Masat e SHBA të shpallura të hënën në bazë të Ligjit për Kundërvënien ndaj Armiqve të Amerikës përmes Sanksioneve (CAATSA), do të miratohen nga Presidenti i SHBA Donald Trump, ndërkohë që Presidenti i zgjedhur Joe Biden përgatitet të marrë detyrën më 20 Janar.

 

Sekretari i Shtetit Mike Pompeo tha të hënën Shtetet e Bashkuara ia kanë bërë të qartë Turqisë se blerja prej saj e sistemeve ruse S-400 të mbrojtjes nga raketat do të rrezikonte sigurinë e teknologjisë dhe personelit ushtarak amerikan.

 

Ai tha se i ka kërkuar Turqisë ta zgjidhë çështjen e sistemeve S-400 në koordinim me Shtetet e Bashkuara.

 

Pak përpara njoftimit të SHBA, Presidenti turk Reccep Erdogan tha se retorika e sanksioneve ishte bërë shqetësuese. “Nga aleati ynë i NATO-s, Shtetet e Bashkuara, ne presim mbështetje në betejën tonë kundër organizatave terroriste dhe forcave që kanë plane për rajonin tonë, jo sanksione,” tha ai pas një takimi të kabinetit.

 

Në vitin 2017, Presidenti Erdogan arriti një marrëveshje që mendohet se kishte një vlerë prej 2.5 miliardë dollarësh me Presidentin rus Vladimir Putin për sistemin e raketave S-400.

 

S-400, një sistem rus i lëvizshëm kundër raketave, mendohet se paraqet rrezik për aleancën e NATO-s, si dhe për avionët F-35, platforma më e shtrenjtë amerikane e armëve.

 

Pavarësisht paralajmërimeve nga Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e tjerë të NATO-s, Turqia pranoi baterinë e parë prej katër raketash në korrik 2019. Një javë më vonë, Shtetet e Bashkuara e përjashtuan Turqinë nga programi i avionëve F-35.

 

Duke komentuar për sanksionet ndaj Turqisë, Christopher Ford, Ndihmës Sekretari i Shtetit për Sigurinë Ndërkombëtare dhe Mospërhapjen e Armëve, tha: “Ky vendim nuk na la asnjë alternativë… Ne shpresojmë që qeveria turke do të jetë e gatshme të angazhohet me ne në përpjekjen për të gjetur një zgjidhje.” VOA

 

 

*Në foto: Sistemet e mbrojtjes ajrore S-400, shkarkohen nga një aeroplan transportues rus, në aeroportin ushtarak Murted në Turqi, 12 korrik 2019.

 

 

Më shumë

Vendi i pagëzimit të Jezusit, i pastruar nga minat pas 50 vjetësh

Një faltore afër vendit tradicional të pagëzimit të Jezusit në lumin Jordan, priti të dielën një meshë Epifanie për herë të parë në më shumë se 50 vjet pasi u shpall pa mina.   At Francesco Patton, kujdestari i Tokës së Shenjtë për kishën Katolike Romake, udhëhoqi pruftërinjtë françeskanë drejt një vendi të […]

Katër të vdekur dhe 52 të arrestuar gjatë protestave të dhunshme në Uashington

Policia tha se katër veta humben jetën gjatë protestave të së mërkurës para dhe brenda ndërtesës së Kongresit amerikan, përfshirë një grua që u plagos brenda ndërtesës.     Shefi i policisë metropolitane Robert J. Contee, tha se 52 veta janë arrestuar pasi që mbështetësit e presidentit Donald Trump sulmuan Kongresin në një përpjekje […]

Mbështetësit e presidentit Trump në protestë ndërsa Kongresi certifikon zgjedhjet presidenciale

Mbështetësit e presidentit amerikan Donald Trump, pritet të parakalojnë të mërkurën në Uashington në përkrahje të kundërshtimit të certifikimit të fitores së presidentit të zgjedhur Joe Biden në zgjedhjet e nëntorit.   Presidenti Trump planifikon të flasë në një tubim pranë Shtëpisë së Bardhë.   Zoti Biden pritet të flasë të mërkurën nga shtëpia […]

SHBA vendos tarifa të reja ndëshkuese për produktet e BE

SHBA ka vendosur të ashpërsojë tarifat ndaj disa vendeve për shkak të mosmarrëveshjeve mbi subvencionet për prodhuesit e avionëve Airbus dhe Boeing. Janë prekur edhe prodhuesit e pijeve alkoolike.   SHBA dhe Bashkimi Evropian kaherë janë në grindje rreth subvencioneve për industrinë e aviacionit. Për 16 vjet me radhë vazhdojnë mosmarrëveshjet. Tani SHBA po […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara