Udhëheqës politikë dhe ushtarakë nga e gjithë bota shkojnë në Gjermani për Konferencën treditore të Sigurisë së Mynihut që hapet të premten. Siç njofton nga Mynihu Henry Ridgwell, nga Irani në Hong Kong, nga Ukraina në Libi, sfidat e sigurisë janë të shumta dhe këto konflikte ndodhin në kushtet e koronavirusit dhe emergjencës së klimës globale.
Shtetet e Bashkuara po dërgojnë një delegacion të madh në Mynih, përfshirë Sekretarin e Mbrojtjes Mark Esper dhe Sekretarin e Shtetit, Mike Pompeo, një sinjal se Uashingtoni do që t’i kundërshtojë akuzat se po tërhiqet nga angazhimi, thotë analistja Elisabeth Braw e Institutit Mbretëror të Shërbimeve të Bashkuara.
“Aktualisht Shtetet e Bashkuara po fillojnë stërvitjen më të madhe ushtarake amerikane në Evropë që prej një çerek shekulli. Duhet ta kemi këtë parasysh kur flasim për distancimin e Shteteve të Bashkuara nga Evropa”, thotë ajo.
Përplasja më e madhe e Uashingtonit në Mynih ka mundësi që të jetë me Iranin, pasi Shtetet e Bashkuara vranë gjeneralin iranian Qassem Soleimani në fillim të këtij viti, që u pasuan nga goditjet iraniane ndaj bazave ushtarake në shenjë hakmarrjeje, që arritën kulmin me rrëzimin aksidental të avionit ukrainas nga ushtria iraniane.
Por drejtuesi i konderencës, Wolfgang Ischinger shpreson që konferenca të ofrojë një shans për marrëveshjen bërthamore me Iranin.
“Në mënyrë që ta ruajmë përmes negociatave për sistemet balistike, arkitekturës rajonale të sigurisë, luftës kundër terrorizmit. A mundet Irani të ndalë mbështetjen ndaj Hezbollahut? Pyetje të tilla”, thotë zoti Ischinger.
Vrasja e Soleimanit në territorin irakian, solli si rezultat reagimin e Bagdadit dhe një votim në parlamentin irakian për të dëbuar 5 mijë trupat amerikane në vend.
NATO-ja po diskuton mundësinë e marrjes nën kontroll të misionit të trainimit të forcave irakiane që po luftojnë me Shtetin Islamik, gjë që është mirëpritur nga Sekretari i Mbrojtjes Mark Esper që foli me gazetarët, gjatë udhëtimit për në Evropë.
“Nëse NATO-ja mund të kompensojë për praninë amerikane, që të na lejojë me kalimin e kohës të kthejmë disa nga forcat”, tha ai.
Konflikti në Siri vazhdon të destabilizojë rajonin e Lindjes së Mesme, dhe Ankaraja po paralajmëron hakmarrje kundër Damaskut për vdekjen e ushtarëve turq në përplasjet e kësaj jave.
Edhe lufta në Libi është në krye të axhendës evropiane.
Ka shpresa që bisedimet e paqes mund të jenë duke përparuar në Afganistan, me njoftimet se Shtetet e Bashkuara dhe Talebanët mund të jenë pranë një marrëveshjeje.
Ministri i Jashtëm i Kinës do të marrë pjesë në konferencë mes alarmit për koronavirusin, protestave pro-demokracisë në Hong Kong dhe përpjekjeve amerikane për të bllokuar firmën kineze, Huawei.
Ndërkohë mbështetja e Rusisë për forcat rebele në Ukrainën lindore vazhdon të acarojë tensionet me Evropën. Franca së fundmi ka bërë thirrje për t’u riangazhuar me Moskën.
“Shumë vende të Evropës Qendrore dhe Lindore, do të shqetësoheshin”, thotë zonja Braw.
Ndërsa rriten tensionet globale, udhëheqës nga e gjithë bota do të mblidhen në një hotel në qendër të Mynihut, për tri ditë debatesh të forta. voa
Rusia kërkon garanci të qarta sigurie nga Perëndimi
Bombarduesit rusë patrullojnë mbi kufijtë e Bjellorusisë
Të zemëruar me Abbasin, palestinezët votuan në zgjedhje komunale
Çfarë fshihet pas tensioneve Rusi-Ukrainë?
Biden dhe Putin nuk arrijnë marrëveshje për krizën në Ukrainë
“Do të fluturoj sërish”: Frika nga talibanët ndërpret ëndrrën e pilotes së parë afgane
BETHLEHEM, Bregu Perëndimor, 4 dhjetor (Reuters) – Banorët ndezën një pemë gjigante të Krishtlindjeve jashtë Kishës së Lindjes së Betlehemit të shtunën, duke shpresuar që një variant i ri i koronavirusit të mos prishë një sezon tjetër pushimi në vendlindjen tradicionale të Jezusit. Betlehemi u mbyll vetëm Krishtlindjet e kaluara, duke humbur sezonin […]
Arrestimi i agjentëve iranianë në Turqi muajin e kaluar, thonë analistët, është shenja më e fundit e rritjes së tensioneve midis dy fqinjëve. Kjo po ndodh ndërsa Turqia po zgjeron ndikimin e saj në rajonin e Kaukazit në dëm të Iranit. Forcat turke të sigurisë arrestuan agjentët iranianë për të cilët Turqia […]
Gjermania dhe disa shtete të BE kundërshtojnë kategorizimin e energjisë atomike si energji të gjelbër. Por shumica e vendeve të BE e mbështet këtë, mes tyre edhe Franca. Gjermania dhe katër shtete të tjera e kundërshtuan hapur në Glasgou, ku përfundoi Konferenca Botërore për Klimën, kategorizimin e energjisë atomike si energji të […]
Izraeli është angazhuar për lirimin e një çifti izraelit të cilët janë dërguar në mbajtje nga ana e autoriteteve turke, tha kryeministri izraelit, Naftali Bennett. Media shtetërore turke ka thënë se izraelitët e ndaluar ishin spiunë. Kryeministri Bennett tha përmes një deklarate se ai ka biseduar me familjen e dy izraelitëve, […]