e diel 5 dhjetor 2021
e diel 5 dhjetor 2021

 

Udhëheqësit e Bashkimit Evropian të martën në mëngjes u morën vesh për një buxhet shtatë vjeçar prej 1 trilion eurosh për BE-në dhe një paketë për nxjerrjen nga kriza të vendeve të goditura më rëndë nga COVID-19 prej 750 miliardë eurosh.

Fondet për luftën kundër koronavirusit do t’u ndahen vendeve më të goditura në formë kredish dhe grantesh.

Marrëveshja pasoi katër ditë e katër net diskutime të zgjatura gjatë të cilave pika qendrore ndarëse ishte mospajtimi i disa prej vendeve më të pasura, përfshirë Holandën dhe Austrinë .që kërkonin kontroll më të rreptë të shpenzimeve, ndërsa të tjerët si Spanja dhe Italia kërkonim zvogëlim të kufizimeve.

Kryeministri holandez Mark Rutte, e cilësoi marrëveshjen “një paketë e mirë që mbron interesat e Holandës dhe që do ta bëjë Evropën më të forte”.

Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, e vlerësoi paketën si një sukses për të 27 vendet anëtare dhe “marrëveshjen, të duhur për Evropën tani”.

Kancelarja gjermane, Angela Merkel tha, se “kemi hedhur themelet financiare për BE-në për shtatë vitet e ardhshme dhe I dhamë një përgjigje kësaj krize, ndoshta më të madhes të Bashkimit Evropian.”

Presidenti francez Emmanuel Macron e cilësoi “ditë historike për Evropën”.

Parlamenti Evropian duhet të miratojë marrëveshjen.

Vendet e BE-së kanë konfirmuar 135 mijë vdekje nga COVID-19, me Italinë, Francën dhe Spanjën që radhiten në mesin e vendeve me numrin më të lartë të viktimave në botë.

Mbyllja e detyruar nga shumë qeveri për të frenuar përhapjen e virusit kanë dëmtuar ekonominë e BE-së, dhe ekonomistët parashikojnë një tkurrje prej 8.3 për qind. voa

Më shumë

Pak gatishmëri në BE për pranimin e refugjatëve nga Afganistani

Ministrat e Brendshëm të BE kërkojnë samit të jashtëzakonshëm lidhur me qëndrimin ndaj refugjatëve nga Afganistani. Fillimisht do të pranohen afganët, që kanë qenë bashkëpunëtorë të Perëndimit dhe hasin në rrezik akut.   Ministri i Brendshëm me periudhën më të gjatë në detyrë në BE u apeloi në ndërgjegje homologëve të tij. „Ne duhet […]

Cila do të jetë politika e jashtme gjermane nën një kancelar Armin Laschet?

Konservatori Laschet dëshiron ta zhvillojë Evropën me një bërthamë shtetesh vullnetare, të orientuara te Gjermania dhe Franca. Ai ka për ushtrinë, Kinën e Rusinë pikëpamje të ndryshme nga Të Gjelbrit, shkruan Auron Dodi. Fjalimi programatik i Armin Lashetit, kryetarit të partisë së kancelares Merkel, CDU dhe kandidatit për kancelar të CDU/CSU-së i drejtohej si […]

Konferenca e së ardhmes: Bashkimi Europian pyet qytetarët

Për një vit qytetarët e Bashkimit Europian do shprehin mendimin e tyre, kurse politikanët premtojnë t’i dëgjojnë. Por çfarë do të bëhet realitet nga këto ide? Eksperimenti me “konferencën e së ardhmes” në BE ka filluar.   Presidenti francez, Emmanuel Macron e sheh veten si babain e “konferencës për të ardhmen e Europës”. Këtë […]

Ushtarët paralajmërojnë për “luftë civile” në Francë

Një revistë e krahut të djathtë në Francë tha se mbi 100,000 njerëz kanë nënshkruar një letër të hapur të një grupi ushtarësh në shërbim, që paralajmërojnë për kërcënimin e luftës civile në Francë.   Letra, e publikuar të dielën vonë në “Valeurs Actuelles”, e akuzon Qeverinë për “koncesione” ndaj islamizmit dhe thotë se […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara