e hënë 18 janar 2021
e hënë 18 janar 2021

 

Ujësjellësi i Tiranës pritet që të ketë një plan të ri biznesi për periudhën 2020-2024, ku do të analizohen një sërë elementesh që lidhen nga investimet e reja të cilat duhet të kryhen në funksion të zhvillimit që merr kryeqyteti tek tarifa me të cilën faturohet uji për familjet.

Në një sqarim të bërë tek dokumentet e Ujësjellësit, ku po kërkohet konsulenti që do të hartojë këtë plan biznesi, nënvizohet se Plani i Biznesit duhet të përfshijë një analizë të detajuar të kushteve aktuale të operimit të shoqërisë duke vlerësuar të ardhurat aktuale dhe ato të parashikuara, si dhe shpenzimet e operimit dhe të mirëmbajtjes së Shoqërisë të projektuara në pesë vite. Gjithashtu duhet të ketë propozimet për përmirësimet në reduktimin e ujit pa të ardhura, rritjen e përqindjes së mbledhjes së faturave, reduktimin e shpenzimeve për energjinë elektrike, si dhe përmirësimin e mirëmbajtjes së sistemeve.

Shoqëria e Ujësjellës-Kanalizimeve e Tiranës ka saktësuar se konsulenti do të punojë mbi planin ekzistues të hartuar në vitin 2017 dhe do të ketë fokus në 11 drejtime.

Drejtimi i parë ka të bëjë me informacionin e përgjithshëm të shoqërisë dhe më pas do të kalojë në vizonin dhe misionin e saj. Pika e tretë ka të bëjë me vlerësimin e kushteve aktuale të UKT si dhe çështjet prioritare ndërkohe që do të vendosen edhe objektivat strategjikë.

 

Kërkesa për ujë, punësimet dhe investimet

Ndër të tjera UKT vlerëson se në analizë do të kalojnë elementë të rëndësishëm të lidhur me kërkesën për ujë. Konsulenti do të mbajë parasysh popullsinë në zonën e shërbimit dhe popullsinë e shërbyer, kërkesën aktuale për ujë dhe kërkesa për frymë, përcaktimin real të kërkesës aktuale për ujë sipas kategorive të konsumatorëve, ujin pa të ardhura apo bilancin e tij. Po kështu do të vlerësohet niveli optimal i personelit. Kujtojmë këtu që nga Enti Rregullator i Ujit në shumë raste shoqëritë e ujësjellësve janë cilësuar se punojnë më shumë personel sesa kanë nevojë në disa raste edhe mbështetës partiakë. Lidhur me investimet do të shihen mundësitë se ku duhet të bëhen shpenzimet kapitale duke pasur parasysh nevojën dhe zgjerimin që merr kryeqyteti.

 

Tarifat

Një element tjetër që do të shihet në planin e biznesit ka të bëjë me përcaktimin e nevojës për të ardhura që ka UKT si dhe politika dhe strategjia e përcaktimit të tarifave. Për këtë të fundit do të kalojnë në analizë tarifat e kombinuara (fikse dhe volumetrike), tarifat aforfe (për klientët pa ujëmatës), llogaritja e tarifës mesatare, parashikimi i strukturës së tarifave për periudhat e ardhshme.

 

Bilanci i Ujësjellësit në 2019-n

Më herët, Ndërmarrja e Ujësjellës kanalizime Tiranë ka raportuar 4.3 miliardë lekë (rreth 35 mln euro) të ardhura në vitin 2019, sipas bilancit zyrtar.

Ndryshe nga 2018-a, kur arkëtimet u rritën me 38% me bazë vjetore, si rrjedhojë e shtrenjtimit të tarifave më 44%, në 2019-n të ardhurat e raportuara shënuan një rënie të lehtë me 1.9%.

Fitimet para taksave të kompanisë ishin 1.1 miliardë lekë, ose gati 8.6 milionë euro. Norma e fitimit para taksave ishte 25%, më e lartë sesa mesatarja e fitimeve në vend që është rreth 8%, sipas të dhënave të INSTAT, që i referohen vitit 2018.

Në krahasim me 2018-n, fitimet para taksave ranë me 16%. Një vit më parë (në 2018-n) ujësjellësi arriti fitime rekord prej 1.2 miliardë lekësh, në dyfishim nga 2017-a, si rrjedhojë e shtrenjtimit të tarifave. Me janar të vitit 2018 çmimi i ujit të pijshëm u rrit 65 lekë/m3 nga 45 lekë për m3, që ishte më parë, ose 44% më i shtrenjtë.

Humbjet e ujit ishin 60.3%. Sipas raportit vjetor 2019, humbja në rrjet vjen nga mos faturimi i ujit të prodhuar për arsyet si më poshtë vijon:

– Lidhjeve të paligjshme në linjat e transmetimit.

– Rrjedhjeve në rrjetin shpërndarës.

– Riparimeve të kryera në linjat e transmetimit ose në rrjetin shpërndarës.

Sipas raportit, investimet në vitin 2019 ishin 2.4 miliardë lekë, ose 90% e planit, pjesa më e madhe e të cilave janë realizra përmes kredisë së dhënë nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH). Investimi më i madh ishte asistence dhe rehabilitim i rrjetit hidrik prej 790 milionë lekësh, i realizuar nga kompania Vuthaj.

Shpenzimet e personelit ishin rreth 1 miliardë lekë, pothuajse njësoj sa viti i mëparshëm, duke përbërë rreth 30% të shpenzimeve totale. monitor

 

 

 

 

Më shumë

Koha kur shqiptarët internoheshin pa proces gjyqësor

Burgu i Spaçit     Qeveria e Tiranës më 13 janar të vitit 1960, lëshon një dekret sipas të cilit, çdo shtetas shqiptar mund të internohet pa proces gjyqësor, por thjesht me masë administrative.   Në atë kohë, Shqipëria thuhet se kishte 14 kampe përqëndrimi, ku mbaheshin të burgosurit politikë.   Ndërkohë, marrëdhëniet shqiptare-sovjetike po […]

Fan Stilian Nolit (6 janar 1882 – 13 mars 1965)

Burrë shteti, atdhetar demokrat, klerik i lartë, poet, përkthyes, publicist, dijetar, historian e muzikolog. Fan Noli është një nga figurat më të ndritura të kombit tonë. Fan Noli lindi në Ibrik Tepe në Edrene (Turqi), ku përfundoi dhe shkollën e mesme. Më 1904 shkoi në Egjipt, ku punoi si mësues e gjatë kësaj kohe […]

Orëndreqësi i fundit/ Në Fier, usta Shyqyriu mban zanatin gjallë

Profesioni i orëndreqësit, ashtu si disa profesione të tjerë po shkon drejt zhdukjes. Në qytetin e Fierit ky zanat vazhdon të ekzistojë falë dëshirës dhe pasionit të orëndreqësit Shyqyri Bofe dhe dy kolegëve të tij.   Shyqo Sahatciu, siç njihet nga të gjithë, ka më shumë se 40 vite që riparon orë të […]

Masat anticovid – 25 mijë qytetarë janë gjobitur që prej 15 tetorit

Që prej 15 tetorit e deri më sot, Policia e Shtetit ka vendosur rreth 25 mijë gjoba për zbatimin e masave anticovid. Gjatë ditëve të para të vitit 2021 janë evidentuar dhe ndëshkuar me masë administrative 1183 qytetarë që nuk kanë zbatuar masat për parandalimin e përhapjes së COVID-19. Strukturat e Policisë, krahas përmbushjes […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara