e premte 28 janar 2022
e premte 28 janar 2022

 

Në Ukrainë është ndezur një debat mbi seksizmin pas publikimit të fotografive zyrtare të parakalimit të ushtareve të mbathura me taka në vend të çizmeve ushtarake.

Ministria e Mbrojtjes së Ukrainës ka ndezur një debat në lidhje me seksizmin pas shfaqjes së fotografive zyrtare të parakalimit të ushtareve që kishin mbathur taka në vend të çizmeve ushtarake. ⁣

⁣Fotografitë u bënë gjatë provave për paradën ushtarake të Ukrainës, e cila do të zhvillohet në gusht për të përkujtuar 30-vjetorin e pavarësisë pas rënies së Bashkimit Sovjetik.

“Sot, për herë të parë, stërvitja zhvillohet me këpucë me taka”, tha një ushtare. “Është pak më e vështirë se me çizme ushtarake por ne po përpiqemi.”

⁣Kërkesa e Ministrisë së Mbrojtjes shkaktoi një valë kritikash. Anëtarja e parlamentit, Inna Sovsun tha se: “Vështirë se dikujt tjetër mund t’i shkonte në mendje një ide më idiote dhe e dëmshme.” Ajo shtoi se gratë ushtare – sikurse burrat – po rrezikojnë jetën e tyre dhe “nuk meritojnë të tallen”. ⁣

“Një turp i vërtetë” që tregon “mendësinë mesjetare” të autoriteteve ukrainase, ishin disa nga komentet e tjera. ⁣

⁣Aktualisht në forcat e armatosura të Ukrainës shërbejnë më shumë se 31,000 femra, përfshirë këtu edhe më shumë se 4,000 oficere.

Më shumë

Vazhdojnë vuajtjet e mijëra emigrantëve në kufirin Poloni-Bjellorusi

Polonia po përballet me një krizë të madhe emigrantësh ndërsa mijëra njerëz po përpiqen të hyjnë në territorin e saj nga Bjellorusia. Autoritetet polake kanë krijuar një të ashtuquajtur “zonë përjashtimi”, ku nuk lejohen të futen vullnetarët që duan të ndihmojnë emigrantët që mbërrijnë në tokën e Bashkimit Evropian. Korrespondenti i Zërit të Amerikës […]

Sa mirë i mbron BE gazetarët?

Kur Daphne Caruana Galizia u vra në një sulm me bombë me makinë më 16 tetor 2017, kjo shkaktoi shqetësim jo vetëm në Evropë, por në mbarë botën. Por gazetarja malteze nuk është e vetmja që i është dashur të paguajë me jetën e saj për hulumtimet e saj mbi korrupsionin dhe pastrimin […]

Si në Luftën e Ftohtë – Bjellorusia bllokon DW

Për herë të parë që pas fundit të Luftës së Ftohtë bllokohet informimi nga Deutsche Welle në hapësirën post-sovjetike. Bjellorusia e ka bllokuar median për botën e jashtme. Ç’qendron pas kësaj?   Kjo shënon një pikë-kthese. Mbi 30 vjet Deutsche Welle ka transmetuar pa u penguar programet e saj në BRSS dhe në republikat […]

Gratë në ndërtim – Mungesë punëtorësh të kualifikuar në Gjermani

Industria e ndërtimit ka një problem të madh me mungesën e fuqisë së kualifikuar punëtore – kjo edhe për faktin se punëson shumë pak gra. Çfarë duhet bërë për të ndryshuar gjendjen?   “Püppi në punë” është një influencere e njohur në punën e saj të dytë. Gruaja e re me flokë të kuqe […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara