e premte 19 gusht 2022
e premte 19 gusht 2022

 

Këshilltari i ngushtë i presidentit ukrainas, Selenskij është qëlluar me disa plumba në automjetin e tij në afërsi të Lesnikit të mërkurën. Serhij Shefir nuk është plagosur, por shoferi i tij ndodhet në gjendje të rëndë.

 

Sipas të dhënave të autoriteteve ukrainase, këshilltari më i ngushtë i presidentit ukrainas, Volodymyr Selenskyj është bërë objekt i sulmi për vrasje të mërkurën, shkruan agjencia gjermane e lajmeve dpa. Makina e Serhij Shefir është qëlluar në afërsi të qytetit Lesniki nga të panjohur me më shumë se 10 plumba, bëri të ditur një zëdhënës i ministrit të Brendshëm, Anton Geratshenko në Facebook. Nuk dihet sfondi i sulmit. Një komando speciale është në kërkim të atyre që qëlluan. Nga goditjet me armë automatike është plagosur rëndë, shoferi i Shefirit. Vetë Shefir është në gjendje të mirë shëndetësore, u shpreh një deputet i partisë së Selenskyj, Shërbëtor i popullit për agjencinë ruse të lajmeve, RIA Novost.

 

Shefir dhe Selenskyj punojnë së bashku që para marrjes së postit të presidentit nga Selenskyj në vitin 2019, sipas agjencisë afpd. 57 vjeçari Shefir vjen nga qyteti industrial. Kryvy rig, si Selenskyj. Ai punoi si procudent i serisë televizive “Shërbëtor i popullit” në të cilin kreu i mëvonshëm i shtetit luajti rolin e një mësuesi, që bëhet president në mënyrë të papritur. Në vitet e kaluara janë kryer disa atentate ndaj politikanëve dhe gazetarëve në Ukrainë.

 

Më shumë

Vazhdojnë vuajtjet e mijëra emigrantëve në kufirin Poloni-Bjellorusi

Polonia po përballet me një krizë të madhe emigrantësh ndërsa mijëra njerëz po përpiqen të hyjnë në territorin e saj nga Bjellorusia. Autoritetet polake kanë krijuar një të ashtuquajtur “zonë përjashtimi”, ku nuk lejohen të futen vullnetarët që duan të ndihmojnë emigrantët që mbërrijnë në tokën e Bashkimit Evropian. Korrespondenti i Zërit të Amerikës […]

Sa mirë i mbron BE gazetarët?

Kur Daphne Caruana Galizia u vra në një sulm me bombë me makinë më 16 tetor 2017, kjo shkaktoi shqetësim jo vetëm në Evropë, por në mbarë botën. Por gazetarja malteze nuk është e vetmja që i është dashur të paguajë me jetën e saj për hulumtimet e saj mbi korrupsionin dhe pastrimin […]

Si në Luftën e Ftohtë – Bjellorusia bllokon DW

Për herë të parë që pas fundit të Luftës së Ftohtë bllokohet informimi nga Deutsche Welle në hapësirën post-sovjetike. Bjellorusia e ka bllokuar median për botën e jashtme. Ç’qendron pas kësaj?   Kjo shënon një pikë-kthese. Mbi 30 vjet Deutsche Welle ka transmetuar pa u penguar programet e saj në BRSS dhe në republikat […]

Gratë në ndërtim – Mungesë punëtorësh të kualifikuar në Gjermani

Industria e ndërtimit ka një problem të madh me mungesën e fuqisë së kualifikuar punëtore – kjo edhe për faktin se punëson shumë pak gra. Çfarë duhet bërë për të ndryshuar gjendjen?   “Püppi në punë” është një influencere e njohur në punën e saj të dytë. Gruaja e re me flokë të kuqe […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara