e diel 14 gusht 2022
e diel 14 gusht 2022

 

Numri i punëtorëve në sektorin minerar u reduktua gjatë vitit 2020, në raport me një vit më parë, çka mesa duket reflekton ndikimin negativ të pandemisë së shkaktuar nga COVID-19 në këtë sektor. Sipas të dhënave zyrtare nga Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore, numri total i punëtorëve u ul në 5187, nga 6131 që ishte në vitin 2019, duke u reduktuar me 944 punonjës. Paralelisht edhe numri i punëtorëve të siguruar në këtë sektor është më i ulët, duke u regjistruar në 3894 gjatë vitit 2020, nga 4587 që ishte në vitin 2019. Përveç reduktimit të këtyre shifrave, ajo që bie në sy është fakti se 25% e minatorëve nuk janë të siguruar.

 

Viti që lamë pas është konsideruar i vështirë për sektorin e mineraleve, për shkak të situatës së krijuar nga COVID-19, që u pasua me rënien e kërkesës dhe rënien e çmimit të mineraleve në tregjet ndërkombëtare. Megjithatë, në drejtim të ushtrimit të aktivitetit, në Shqipëri nuk pati ndryshime në raport me vitin 2019. Sipas të dhenave zyrtare, ishin 217 subjekte apo 37.4% e atyre që disponojnë leje minerare që nuk ushtruan aktivitet gjatë vitit 2020.

 

Por, edhe gjatë vitit 2019, ishin 38.4% e subjekteve minerare, që nuk punuan fare, apo 1% më shumë se viti pandemik. Ndërkaq, pavarësisht krizës një numër i konsiderushëm subjektesh investuan një vlerë totale prej 2.24 mld lekë apo 21.9 mln USD gjatë vitit 2020. Subjektet minerare me kapital të huaj kanë investuar 789.9 mln lekë apo 7.74 mln USD. Ndërkohë që vlera e investimeve nga ana e kompanive me kapital shqiptar është edhe më e madhe, duke u regjistruar në 1.45 mld lekë apo 14.2 mln USD.

 

 

GRAFIK

 

Numri i punëtorëve në sektorin minerar

 

2019            6 131 punëtorë

 

2020            5 187 punëtorë

 

Më shumë

Në gjashtë mujorin e parë të vitit më tepër mallra u transportuaran nëpërmjet hekurudhës

Gjatë gjysmës së parë të vitit volumi i mallrave të transportuar me hekurudhë llogaritet 14.9 milionë ton-kilometër.   Sipas raportit të publikuar së fundmi nga INSTAT volumi i mallrave të transportuar me hekurudhë u rrit me 23,3 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2020-ës.   Por volumi i mallrave të transportuara […]

Gati 10 miliardë lekë eksportet drejt Kosovës, kryesojnë materialet e ndërtimit dhe metalet

Shqipëria dhe Kosova po zgjerojnë marrëdhëniet e tyre tregtare në vitet e fundit. Sipas raportit të publikuar nga Instituti i Statistikave (INSTAT), eksportet drejt Kosovës gjatë periudhës janar-prill arritën gati 10 miliardë lekë, ndërsa importet llogariten gati 3 miliardë lekë.   Eksportet kryesore të Shqipërisë drejt Kosovës përfaqësohen nga eksporti i materialeve të […]

Shtëpitë u shtrenjtuan 11 %. Rritja më e lartë është në Tiranë dhe në zonat bregdetare

Çmimet e apartamenteve në Tiranë kanë parë rritje të vazhdueshme ndër vite, duke e bërë gjithnjë e më të vështirë blerjen e një banese. Veç qendrës së kryeqyteti ku çmimet arrijnë deri në 3200 euro/m2, shtrenjtim kanë parë edhe zonat periferike. Eksperti për pasuritë e paluajtshme Lefter Sila shpjegon se me gjithë çmimet e […]

“Bitcoin” futet në tregun shqiptar

Qeveria është duke i hapur rrugë dhënies së licencave në prodhimin dhe shitjen e monedhës Bitcoin. Përmes një projektligji të depozituar në Kuvend, Këshilli i Ministrave propozon të shtojë në ligjin bazë të lejeve dhe licencave edhe ato në sektorët e teknologjisë financiare.   Dy janë licencat bazë që do të jepen në fushën […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara