Masat anti-COVID-19 nuk i ndalin francezët të mbrojnë lirinë e shprehjes. Me mijëra njerëz u mblodhën në sheshet kryesore të qyteteve franceze për të marrë pjesë në marshimet e organizuara në nder të mësuesit Samule Paty, i cili u vra pak ditë më parë pasi u tregoi karikatura të Profetit Muhamed nxënësve të tij.
Nga Parisi në Lion, Marsejë dhe Lille turma të mëdha qytetarësh u mblodhën në heshtje, duke ndalur herë pas here për të duartrokitur. Ata jo vetëm heshtën disa minuta, por edhe kënduan himnin kombëtar.
Kryeministri Jean Castex ndoqi marshimet në Sheshin e Republikës në Paris se bashku me Ministrin e Arsimit Jean-Michel Blanquer dhe politikanë nga i gjithë spektri, duke u solidarizuar pas vrasjes që tronditi vendin.
Qytetarët që morën pjesë në marshime mbanin në duar tabela ku shkruhej “Unë jam mësues”.
“Ne jemi këtu për të mbrojtur Republikën, vlerat e Republikës: lirinë, barazinë, vëllazërinë dhe sekularizmin. Ne ndiejmë se kombi është i kërcënuar”, tha Pierre Fournioun, pjesëmarrës në marshim.
“Mësimdhënia është një nga profesionet më të rëndësishme. Çdo gjë varet tek edukimi, nuk janë politikanët ata që ndryshojnë gjërat, është edukimi i fëmijëve. Bota nuk mund të vijojë të jetë ashtu siç është”, u shpreh Antoine Carrillo, një pjesëmarrës tjetër, raporton euronews.
Mësuesi 47-vjeçar, Samuel Paty, u vra jashtë shkollës së tij në periferi të Parisit nga një agresor 18-vjeçar.
Në fillim të këtij muaji mësuesi u kishte treguar nxënësve të tij karikaturat e Profetit Muhamed duke zemëruar disa prindër myslimanë.
Myslimanët besojnë se çdo përshkrim i Profetit është blasfemi. Autori i cili kishte lindur në Rusi me origjinë çeçene, u qëllua për vdekje nga policia menjëherë pas sulmit. Policia ka ndaluar 11 persona në lidhje me vrasjen ndërsa presidenti Macron e cilësoi sulm terrorist islamik.
Europa të bëhet një shtet i vetëm, si SHBA: Del plani gjerman!
Poloni: Dhjetëra mijëra vetë kërkojnë qëndrimin në BE
Vendet e BE kërkojnë fonde për ndërtimin e mureve të emigracionit
Polonia, hapi i parë drejt largimit nga BE?
Samiti i Brdos: Liderët e BE rikonfirmojnë unitetin
BE mbështet Francën në grindjen për nëndetëset
Mijëra qytetarë të BE e vlerësojnë Gjermaninë si përfaqësuese të besueshme të interesave të tyre. Evropianët, madje edhe francezët do ta preferonin Merkelin si lidere përpara presidentit Macron, shkruan Auron Dodi. Kandidatët për kancelarë në zgjedhjet parlamentare këtë vit në Gjermani mund të ëndërrojnë për kuotat e mbështetjes të kancelares Merkel. Në fund të […]
Rregullat e hyrjes në BE për njerëzit e vaksinuar janë të pakuptueshme, sepse çdo shtet anëtar bën të vetën. Nevojë për sqarim ka edhe për Ballkanin. Çertifikata e vaksinimit e BE që hyri në fuqi zyrtarisht në 1 korrik është një dokument, i cili supozohet se lehtëson udhëtimet brenda BE. Por atë mund […]
Francezët mbështeten konservatorët në raundin e parë të zgjedhjeve rajonale duke i nxjerrë ata fitues me votën e tyre, e duke renditur në vend të pestë partinë e presidentit Emmanuel Macron. Konservatorët e shohin kështu shumë më real shansin për ta përmbysur Macronin vitin që vjen. Partia e ish presidentit, Sarkozy, Les Republicans […]
Konservatori Laschet dëshiron ta zhvillojë Evropën me një bërthamë shtetesh vullnetare, të orientuara te Gjermania dhe Franca. Ai ka për ushtrinë, Kinën e Rusinë pikëpamje të ndryshme nga Të Gjelbrit, shkruan Auron Dodi. Fjalimi programatik i Armin Lashetit, kryetarit të partisë së kancelares Merkel, CDU dhe kandidatit për kancelar të CDU/CSU-së i drejtohej si […]