e premte 28 janar 2022
e premte 28 janar 2022

 

Projekti i hyrje-daljes rrugore për Gjirokastrën, duket se po kthehet në kërcënim për statusin si trashëgimi botërore të qytetit.

Në një projekt-rezolutë të botuar para sesionit të 44-të të takimit të Komitetit të Trashëgimisë Botërore (UNESCO), që po zhvillohet në Kinë, rekomandohet që qeveria të ndalojë punimet pasi mund të ketë pasoja në urbanistikën unike të qytetit.

Qeveria mbrohet duke thënë se ky projekt “nuk ka dhe nuk do të ketë asnjë pasojë” të tillë negative mbi qytetin muze. Sidoqoftë akademiku Emin Riza, që i ka kushtuar jetën studimit, ruajtjes dhe njohjes së tij, pohon se çdo ndërhyrje e tillë e shton rrezikun për të humbur statusin.

Por kjo nuk është hera e parë që ekspertët e kanë ngritur këtë problem për Gjirokastrën, edhe pse është kërkuar që të pezullohet çdo punim, kjo nuk ka ndodhur për asnjë moment.

Projekti i hyrje-daljes rrugore (bypass) të qytetit të Gjirokastrës u paraqit në vitin 2016 nga qeveria si një projekt që synonte devijimin e qarkullimit të makinave nga zona muze ndërsa që atë herë UNESCO kërkoi rishikimin e tij, dhe me pas pezullim deri ne mbërritjen e një misioni monitorues.

Gjirokastra hyri në listën e trashëgimisë botërore në vitin 2005, ku u vlerësua për veçantinë urbane dhe ndërtimit të shtëpive.

Më shumë

Rreziku nga sulmet kibernetike

Siguria kibernetike po bëhet çdo ditë e më shumë një fushë që kërkon fuqi punëtore të specializuar. Ndaj Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi, si drejtues i institucionit që shumë shpejt do të marrë drejtimin për garantimin e mbrojtjes kibernetike përshëndeti pjesëmarrësit në aktivitetin inovativ “Cyber Camp Albania”, ku ftoi të rinjtë të orientojnë karrierën […]

4 – Dhjetori, Festa Kombëtare e Forcave të Armatosura Shqiptare

Me propozimin e Isa Boletinit, më 4 dhjetor 1912, Mehmet pashë Dërralla u zgjodh ministër i Luftës në Qeverinë e Përkohshme, duke fituar 42 vota dhe duke u radhitur i treti pas Luigj Gurakuqit me 54 vota dhe Myfit Bej Gjirokastrës (Libohovës) me 52 vota. Ministri i Luftës Mehmet pashë Dërralla duke bashkëpunuar me […]

Një shqiptar në krye të Arqipeshkivisë së Tiranës dhe Durrësit

Papa Françesku emëroi sot (30 nёntor 2021) imzot Arjan Dodaj, kryeipeshkëv të ri të kryedioqezës së Tiranë-Durrësit. Imzot Dodaj është kryeipeshkvi i tretë i kësaj Kishe në periudhën pas rënies së komunizmit, pasardhës i imzot Rrok Mirditës dhe i imzot George Frendos.   R.SH. – Vatikan   Dorëheqja dhe emërimi i Kryeipeshkvit Mitropolit […]

Mbi 17’000 shqiptarë e festuan Pavarësinë jashtë atdheut

Një numër i konsiderueshëm shqiptarësh kanë zgjedhur t’i kalojnë festat e nëntorit jashtë atdheut.   Stambolli ishte destinacioni kryesor për të kaluar pushimet 4-ditore që erdhën nga festat e Pavarësisë dhe Çlirimit.   “Stambolli është shitur në masë, gati  muaj përpara, pra në fund të tetorit të gjitha grupet e Stambollit kanë qenë të […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara